Spasovski: Doemos duhet të tregojmë konsensus nacional për miratimin e zgjidhjeve ligjore, kemi përgjegjësi para qytetarëve, ti realizojmë interesat kombëtare për anëtarësim në BE dhe NATO

Pres që të ketë zgjedhje më 12 prill dhe konsideroj se për ligjet kyçe,  si Ligji për Prokurorinë Publike dhe Ligjin për mbrojtje, duhet të tregojmë konsensus minimal nacional, theksoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në emisionin “Top Tema” në TV Telma.

Kryeministri Spasovski tha se të gjithë presin që të gjithë deputetët në Kuvendin e RMV-së, nëpërmjet dialogut të kyqen në finalizimin e zgjidhjeve ligjore, mes të cilave edhe Ligjin për Prokurori Publike.

“Duhet të tregojmë konsensus minimal nacional për këto çështje, ne mund të debatojmë, partitë mund të garojnë, por për këto çështje mendoj që duhet të ketë konsensus minimal. Unë pres se prapë se prapë edhe subjektet politike edhe deputetët në Kuvend, do të jetë me të vërtetë në lartësinë e përgjegjësisë së tyre të cilën e kanë edhe ndaj qytetarëve dhe shtetit dhe se nëpërmjet një dialogut do të mund të arrihet konsensus për ti sjell këto zgjidhje ligjore”, potencoi Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski.

Spasovski nënvizoi që është optimist se mund të arrihet konsensus për shkak të realizimit të interesave nacionale siç janë anëtarësimi në NATO dhe BE dhe sundimi i të drejtës.

“Pengimi i sjelljes së zgjidhjes ligjore me qëllim që të eliminohen lëndët të cilat u ngritën në procedurë para-hetimore të PSP-së dhe të cilat tani janë transferuar në Prokurorinë Publike, nuk është i mundur. Motivet janë të ndryshme për sjelljen e zgjidhjes ligjore, por nëse keni zgjidhje ligjore e cila do të sjellë drejtësi për secilin në shtet dhe për sundimin e ligjit, atëherë mund të jemi optimist”, tha Spasovski në emisionin Top Tema në TV Telma.