Teksti i harmonizuar dhe i miratuar i Ligjit për Prokurorinë Publike është dorëzuar në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e djeshme i shqyrtoi Propozim-ligjet për Prokurorinë Publike si dhe për Këshillin për Prokurorët Publik. Gjatë mbledhjes ministrja e Financave Nina Angellovska, Sekretariati për Legjislacion dhe zëvendëskryeministri Bujar Osmani dhanë sugjerimet e tyre.

Në Propozim-ligjin për Prokurori Publike u bënë korrigjime që kanë të bëjnë me financimin e Prokurorisë Publike dhe harmonizimin e hyrjes në fuqi me zbatimin e Ligjit. Qeveria solli konkluzë që Porpozim-ligji për Prokurori Publike me këto plotësime të dorëzohet te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Fatkeqësisht, në tekstin e dërguar u bënë gabime të vogla teknike të cilat kanë të bëjnë me korrigjimet që u harmonizuan në mbledhjen e Qeverisë dhe nga këto arsye teksti i dorëzuar i Propozim-ligjit për Prokurori Publike u tërhoq. Qeveria pas korrigjimeve përsëri e dërgoi deri në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lidhur me Propozim-ligjin për emërimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik, pati më shumë propozime për ndryshimin e tij. Gjatë debatit në mbledhjen e Qeverisë, u pranua vënia e normës udhëzuese në Ligjin për përdorimin e gjuhëve dhe vënia e votimit të dyfishtë për zgjedhjen e prokurorëve publik në Prokurorinë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit.

Në tekstin që u dërgua në Kuvend, u bë lëshimi i normës udhëzuese në Ligjin për përdorimin e gjuhëve, ndërsa dispozita për votimin e dyfishtë ishte formuluar në mënyrë joprecize.

Nga këto arsye teknike, teksti i Propozim-ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin e Prokurorëve Publik u tërhoq, me qëllim që të dërgohet tekst ligjor me përmbajtjen e cila u miratua në mbledhjen e Qeverisë së RMV-së.