Spasovski në Ohër: Me mbajtjen e mbledhjeve në rajone të ndryshme, marrim informacion për politikat e ardhshme dhe projektet

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski para fillimit të mbledhjes së 7-të të Qeverisë që u mbajt në Ohër, mbajti konferencë të shkurtë për shtyp ku informoi për aktivitetet në teren, që ai dhe ministrat e tjerë i realizuan në rajonin që i përfshin komunat Ohër, Strugë, Resnjë, Vevçan dhe Debërcë, para fillimit të mbledhjes.

Kryeministri Spasovski veçoi inspektimin e punëve në sanimin dhe rikonstruimin e sistemit të kolektorëve për pastrimin e ujërave të zeza përgjatë bregut të Liqenit të Ohrit dhe konstatoi se aktivitetet po vazhdojnë të realizohen në dinamikën e parashikuar.

“Liqeni i Ohrit dhe zona e mbrojtur nga UNESCO janë detyrim i joni, prandaj vijon sanimi i tërësishëm i sistemit të kolektorëve. Që nga kjo verë, ujërat e liqenit do të jenë të sigurta dhe të pastra për not” theksoi Kryeministri Spasovski në deklaratën e tij për media.

Spasovski gjithashtu informoi për vizitat e kompanive “Bratstvo Inoks” dhe “Shkritorja LTH” shfrytëzuese të Programit për mbështetjen e investimeve dhe zhvillimit teknologjik.

“Me menaxherët e këtyre kompanive biseduam për  përvojat e tyre nga masat për ndihmë shtetërore. Nga këto takime morëm udhëzime për  përmirësimin e programeve për kthimin e parave tek qytetarët dhe kompanitë, si një nga politikat më të rëndësishme të Qeverisë”, theksoi Spasovski. Gjatë ditës ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski në disa fshatra të Komunës së Debërcës, u takua me bujqit e ri, të cilët prej sot do të mund të aplikojnë për masën Bujk i ri, Program i cili për këtë vit parashikoi rritjen e mbështetjes për 100%, ku në vend të 10.000 eurove të deritanishme, do të rritet në 20.000 euro. Kjo është edhe një kthesë serioze në mbështetjen e bujqve”, kumtoi Kryeministri Spasovski.

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Spasovski informoi për mbledhjen e 7-të të rregullt që po mbahet në Ohër, si e pesta nga mbledhjet që mbahen në qytete të ndryshme në shtet.

“Arsyeja për organizimin e këtyre mbledhjeve është që të jemi më afër qytetarëve dhe vetëqeverisjes lokale, si dhe afër nevojave të tyre”, tha Kryeministri Spasovski.

Në këtë mbledhje të Qeverisë në Ohër do të marrin pjesë kryetarët e komunave të Ohrit, Strugës, Resnjes, Vevçanit dhe Debërcës, prej të cilave priten informacione në interes të qytetarëve nga rajoni, për të krijuar politikat e ardhshme dhe vendimet për projekte të cilat mund ti realizojnë komunat me mbështetjen e pushtetit qendror.

Si tema në interes të qytetarëve dhe rajonit, Kryeministri Spasovski njoftoi se në mbledhjen në Ohër, në rend dite është edhe Informacioni për vizitën e Misionit monitorues reaktiv të UNESCO-s, si dhe Informacioni për mbikëqyrjen inspektuese të ndërtimeve nga kategoria e parë në zonat e komunave të Ohrit dhe Strugës, si dhe për aktivitete e ndërmarra të inspektorëve ndërtimor të autorizuar për këto zona.