Spasovski: Ratifikimi i Marrëveshjes për anëtarësim në NATO është ratifikim i së ardhmes sonë

Kryetari i Qeverisë së Republikë së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, mbajti fjalim në mbledhjen e Kuvendit të Republikë së Maqedonisë së Veriut kushtuar ratifikimit të Marrëveshjes për anëtarësimin  e Maqedonisë së Veriut në NATO.

Në bashkëngjitje të kumtesës e përcjellim në tërësi fjalimin e Kryeministrit Spasovski në tërësi:

Në këtë shtëpi të demokracisë, në shtëpinë e demokracisë maqedonase, në vitin 1993, anëtarët e përbërjes së parë parlamentare në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, më 23 dhjetor, sollën Vendim për hyrjen e Republikës së Maqedonisë në NATO.

Vendimi u miratua me shumicë votash nga të gjithë partitë e përfaqësuara në Parlament. Që nga ajo ditë, bashkë me vendimin që vendi të fillojë procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian, këto dy qëllime strategjike për qytetarët e vendit tonë u bënë të qëndrueshme.

Sot, njëzet e shtatë vjet më vonë, Republika e Maqedonisë së Veriut, në këtë përbërje parlamentare ka nderin, në emër të të gjithë paraardhësve të tyre në Kuvend, në emër të të gjithë qytetarëve të vendit tonë të ratifikojë Marrëveshjen për anëtarësim në NATO.

Menjëherë pasi Spanja, si vendi i fundit do të ratifikojë Protokollin për hyrjen e Maqedonisë së Veriut, vendi ynë do të depozitojë Marrëveshjen në Uashington në SHBA, si vend depozitues i cili ruan marrëveshjet e depozituara të të gjitha vendeve anëtare,  bashkë me marrëveshjen themeluese të NATO-s të vitit 1949.

E fortë është ajo simbolikë, ai akt i hyrjes në Aleancën më të fuqishme të sigurisë në botë.

Është i denjë ai akt i përkatësisë dhe i pranimit.

Më 3 dhjetor vitin e kaluar, në 70 vjetorin e themelimit të Aleancës Veriatlantike, vendi ynë ndjeu se çfarë do të thotë të jesh anëtar i barabartë i familjes.

Me pjesëmarrjen në këtë takim të liderëve të vendeve anëtare të NATO-s në Londër, Maqedonia e Veriut konfirmoi përcaktimin e saj për ndarjen e tërësishme të parimeve për siguri të përbashkët dhe për ndërtim të marrëdhënieve të forta transatlantike në aleancën më të fuqishme ushtarake dhe politike. Aleancë të bazuar në vlera demokratike, si bazë për prosperitet dhe progres të përbashkët të vendeve anëtare.

Aleancë e cila garanton kufij të qëndrueshëm për një të ardhme të sigurt të fëmijëve tanë, për të gjithë qytetarët tanë!

Mburojë e sigurisë e aleancës më të fuqishme ushtarake në botë në të cilën marrim pjesë si një partner i barabartë.

Republika e Maqedonisë së Veriut nga konsumator u bë garant dhe eksportues i sigurisë!

Ajo kthesë është e madhe. Kjo është arritje e denjë për kontributin e të gjitha gjeneratave të mëparshme të vendit tonë, e të gjithë liderëve politikë të cilët sinqerisht janë inkorporuar në këtë proces.

Kjo është arritje me vlerë për të gjithë gjeneratat e ardhshme. Ky është investimi ynë në të ardhmen e vendit tonë.

Të nderuar

Kur thashë se aspiratat tona për anëtarësim në NATO dhe Bashkimin Evropian në pothuajse 30 vitet e kaluara, ishin konstante si përcaktime tona strategjike, nuk thashë se ishte e lehtë.

Historia shkruhet me vendime të guximshme. Historia shkruhet me kompromise, dinjitoze dhe të pranueshme për të gjitha palët.

Kur të gjithë menduan se nuk kishte rrugëdalje, u ndërmorën hapa që na tërhoqën nga e kaluara dhe bllokimi  dhe na i kthyen perspektivat për aspiratat tona për anëtarësim në NATO dhe BE, në realitetin e tyre të plotë dhe të sigurt.

Lidhur me këtë, në këtë akt të përbashkët dhe solemn sot, jemi të detyruar të japim mirënjohje për punën e paraardhësit tim Zoran Zaev. Si Kryetar i Qeverisë, Zaev nga gjysma e dytë e viti 2017, për vetëm dy vjet e gjysmë ndërmori nisma të cilat u kurorëzuan me sukses dhe të cilat mundësuan që kjo ditë e sotme të jetë realitet – ratifikimi i Marrëveshjes për anëtarësim në NATO në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në dialog dhe bashkëpunim me homologët e tij,  Alekis Csipras dhe Bojko Borisov, iu dha fund dallimeve shumëvjeçare që kishin ngritur mur i cili vështirësonte marrëdhëniet miqësore ndërmjet fqinjëve.

Nga izolimi total në skenën ndërkombëtare kemi bërë kthesë dhe e rikthyem Maqedoninë e Veriut në agjendën e Bashkimit Evropian dhe të NATO-s dhe kemi marrë anëtarësim në NATO.

Marrëveshja e Prespës e konfirmoi dhe e afirmoi identitetin tonë.

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut kanë bërë sakrificë vërtet të madhe. Deputetët në Kuvend kanë marrë vendime të vështira, por historike.

Të gjitha vendimet e vështira i sollëm në përputhje me ligjet, përmes procedurave ligjore.

Nuk ishte e lehtë të kalosh nëpër procesin e ndryshimit të emrit të shtetit.

Sidoqoftë, ne kemi rënë dakord të shtojmë përcaktim gjeografik para emrit të shtetit tonë,  në këtë mënyrë duke ruajtur të gjithë tiparet e identitetit kombëtar.

Kemi zgjidhje historike për të gjitha aspiratat tona shekullore. Një zgjidhje që forcoi identitetin maqedonas.

Gjuha maqedonase ose populli maqedonas më nuk kontestohen përpara ndonjë forumi apo ngjarje ndërkombëtare. Jemi autokton në vendin tonë dhe kjo më në fund njihet nga të gjithë në bashkësinë ndërkombëtare.

Me Greqinë kemi hapur faqet e miqësisë. Hapim rrugë për partneritet të përbashkët strategjik. Rrënuam murin që na ndante dhe ngritëm miqësi midis dy vendeve dhe dy popujve, një miqësi që ne si aleatë do ta ruajmë, kultivojmë dhe avancojmë.

Greqia ishte vendi i parë i NATO-s e cila ratifikoi Protokollin e anëtarësimit në NATO për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu veprojnë  miqtë.

Vendin tonë përsëri e kthyem në hartën botërore. Ata thanë: Maqedonia e Veriut është shembull i ndritshëm.

Vizionet e mëdha mund të realizohen vetëm përmes veprimit, përmes iniciativës së guximshme. Për të arritur qëllimin tonë ne ishim të fokusuar dhe vazhdimisht duke bërë thirrje për ndërtimin e besimit dhe krijimin e një mjedisi miqësor dhe  shansi për dialog krijues dhe për të gjitha zgjidhjet e mundshme.

Mësuam se duhet të mësojmë nga historia, ndërsa jo ta përsërisim atë. Përsërisim mësimin i cili porosit se kur vendet janë në paqe, ashtu do të jetë edhe bota, ndërsa kur vendet janë në agoni, vuan edhe bota. Në themelet e së kaluarës – ndërtojmë të ardhmen.

Këtu në shtëpinë e Parlamentit maqedonas, më 27 prill në vitin 2017 u ballafaquam me kërcënimin më brutal për lirinë dhe demokracinë.

Kjo ishte një situatë kritike. Pikë nga e cila qytetarët e vendit tonë thanë se nuk do të lejojnë kthim prapa.

Qytetarët i thanë "JO" dhunës fizike dhe politike.

Të nderuar,

Sot mund të themi me krenari: Kohërat e pasigurisë dhe jostabilitetit janë pas nesh.

Maqedonia e Veriut është në rrugë të qartë, të pastër, bashkë me aleancat më të fuqishme në botë.

Ne ecim drejt rrugës që na siguron standard më të mirë dhe më të lartë, kufij më të sigurt dhe përkatësi drejt familjes së kombeve të orientuara kah e ardhmja.

Nga ky qëllim i madh dhe fisnik nuk mund të largohemi.

Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet shteti i 30-të anëtar i NATO-s.

Armata jonë modernizohet dhe i përmirëson aftësitë operative. 

Rritëm buxhetet për Armatën dhe sigurinë, por paralelisht me këtë e rritëm edhe llogaridhënien dhe transparencën në shpenzimet e tyre.

Të nderuar,

Me këtë rast unë do të doja t’u falënderohem aleatëve tanë në rajon, vendet anëtare të NATO-s të cilët në mënyrë bujare dhe plotësisht janë të angazhuar dhe të përkushtuar në rrugën e anëtarësimit në NATO.

Ndanë me ne përvojat e tare. Në mënyrë jo vetjake na jepnin njohuri për të  përshpejtuar procesin e arritjes së standardeve tona të sigurisë ushtarake.

Ishin krah më krah me trupat tona në Afganistan, Bosnje dhe Hercegovinë, Irak, Liban dhe Misioni Mbështetës i Kosovë.

Të gjitha për një, një për të gjithë.

Në emër të saj sot, kam nderin të përshëndes dhe falënderoj Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Sllovenisë, Dejan Zhidan, nënkryetaren e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, Vasillka Husi, ushtruesin e detyrës kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Atila Mesterhazi, Sekretaren e Përgjithshme të Asamblesë së Përgjithshme të NATO-s, Ruksandra Popa, deputetin dhe shefin e delegacionit të Asamblesë kroate në Asamblenë e Parlamentare të NATO-s, Mirosllav Tuxhman.

Të nderuar miq,

Përfundoj me këtë se sot mundemi lirshëm të themi se jemi krenarë për të gjithë atë që kemi arritur. Arritëm një nga qëllimet strategjike rreth të cilëve jemi të bashkuar. Le të jetë ashtu edhe në arritjen e qëllimit tonë strategjik – anëtarësimi në Bashkimin Evropian. Le të jetë ashtu çdoherë kur janë në pyetje interesat e të gjithë qytetarëve tanë, të shtetit.

Urime të mëdha, meritojnë qytetarët, deputetët e kësaj përbërjeje dhe të gjitha përbërjet e mëparshme të Kuvendit, anëtarët e kësaj dhe të gjitha qeveritë e mëparshme.