Starton sistemi i vauçerëve për mbështetjen e sportit për vitin 2020: Bashkë me kompanitë sigurojmë 10 milionë euro mjete shtesë për sportin dhe sportistët

Në kuadër të angazhimit për përmirësimin e kushteve në mbështetjen e sportit, federatave sportive, klubeve dhe sportistëve nëpërmjet masës vauçere për sport, me të cilat Qeveria bashkë me Agjencinë për Rini dhe Sport, i stimulon subjektet ekonomike që të gjejnë interesin personal për investime në sport, Kryeministri Spasovski dhe drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, sot e lajmëruan fillimin e sistemit të vauçerëve për vitin 2020, me të cilin do të sigurohen 10 milionë euro për këtë qëllim.

Kryeministri ftoi afaristët dhe ekipet menaxhuese të kompanive private të njohin vlerën e kësaj mase dhe sikurse edhe vjet, edhe këtë vit të jenë pjesë e atyre që investojnë në sport. 

“Përfundimi i vitit të kaluar, si vit i parë në të cilin u realizua masa, tregoi se sistemi i vauçerëve ka potencial të shkëlqyeshëm dhe jep rezultate të shkëlqyera. Duke u bazuar në eksperiencën e parë, këtë vit sistemin e vauçerëve për mbështetjen e sportit e fillojmë tani dhe i njëjti do të vazhdojë deri në fund të vitit 2020. Kjo na jep të drejtë që të jemi të bindur se këtë vit mjetet e projektuara nga 10 milionë euro shtesë për mbështetjen e sportit nga sistemi i vauçerëve, do të shfrytëzohet në tërësi”, tha Spasovski.

Në këtë sistem të mbështetjes së sportit, mjete financiare shtesë vijnë edhe nga subjektet afariste, të cilët në këtë mënyrë e realizojnë rolin e tyre si kompani përgjegjëse shoqërore. Në harmonizim me mjetet e fundit të ndara, janë përfshirë pothuajse 1000 subjekte sportive dhe sportistë të cilët morën vauçerë dhe mbështetje nga Buxheti i shtetit.

“Me sistemin e vauçerëve, kompanitë private 50 % nga tatimi i fitimit kanë mundësi ta investojnë drejtpërsëdrejti në sport. Kjo do të thotë ngritje e nivelit të zhvillimit të cilësisë dhe rritje e fuqisë financiare të klubeve sportive. Nëpërmjet këtij principi do të mundësohet që secili subjekt sportiv të bëhet aktiv dhe partner i kërkuar për subjektet e suksesshme afariste. Me këtë, kompanitë, përveç promovimit personal dhe punës së përgjegjshme shoqërore, do të kenë edhe motivim konkret financiar për investim në sport. Kujdesi dhe angazhimi ynë nuk përfundon këtu dhe tani, por vazhdojmë edhe më tutje të investojmë në sport”, tha Kryeministri.

Drejtori i Agjencisë për Rini dhe Sport, Darko Kaevski, theksoi se vauçeri sportiv, si burim shtesë për financimin e sportit dukshëm do të rritë nivelin e cilësisë dhe rrit fuqinë financiare të klubeve sportive.

“Nëpërmjet këtij sistemi, klubet dhe federatatat mund të sigurojnë partner të sigurt në financimin e programeve të tyre. Këtë vit 43 Federata Kombëtare Sportive, 454 Klube sportive dhe 320 sportistë individual do të marrin mbështetje financiare shtesë, që ka rëndësi të madhe për zhvillimin dhe avancimin e tyre profesional”, tha Kaevski.
Ai sqaroi se procedura është e thjeshtë dhe pa procedura të komplikuara administrative, pa tatime plotësuese dhe probleme për kompanitë të cilat do të ndihmojnë. Gjegjësisht, kompanitë, një pjesë nga detyrimi i tyre për tatim të fitimit, në vend se t’ia paguajnë shtetit, do të kenë mundësi ta investojnë në klubet sportive apo sportistë.

Në konferencën për shtyp, fjalim mbajti edhe kryetarja e klubit të volejbollit “Metallurg”, Zorica Bllazhevska, e cila e theksoi rëndësinë e sistemit të vauçerëve për kthimin e suksesshëm të klubit të hendbollit “Metallurg” në skenën sportive.

“Në vitin 2019 Qeveria na doli në mbështetje dhe morëm vauçer i cili na ndihmoi të dalim nga kriza dhe të vazhdojmë më tutje. U bëj ftesë të gjithë ekipeve menaxhuese që të mbështesin këtë projekt. Në këtë mënyrë i mbështetni edhe fëmijët dhe nipërit tuaj, Një fëmijë më tepër në sallë sportive, është e barabartë me një fëmijë më pak në rrugë”, apeloi Bllazhevska.