Spasovski dhe Dimovski në mëyrë tradicionale i krasitën vreshtat në Rajonin e Tikveshit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimovski dhe përfaqësuesit e tjerë qeveritarë, sot, me rastin e festës ortodokse Shën Trifun, morën pjesë në krasitjen tradicionale të vreshtave në lokacionin “Lepovo”.

Tradicionalisht delegacioni qeveritar mori pjesë krasitjen e vreshtit në qilarin e verës Tikvesh në lokacionin Lepovo. Dita e sotme është festë e madhe për vreshtarët dhe shënon fillimin e viti të ri të prodhimit të verës.

 

Ministri Dimovski theksoi se prodhimi i rrushit dhe verës ka traditë në Ballkan, veçanërisht në vendin tonë, duke shtuar se në dy vitet e gjysmë të kaluara, Ministria ka punuar rreth masave të zhvillimit të kësaj dege strategjike. 

 

“Masat tona për zhvillimin e industrisë së verës tanimë japin rezultate pozitive, Republika e Maqedonisë së Veriut bëhet e njohur për prodhimin e verës cilësore, e cila na rrëndit si vend i verës. Prodhimi i përgjithshëm i verës është nga 115-125 milionë litra, nga të cilat afër 80 milionë litra përfundojnë në tregjet jashtë Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga të cilat të ardhurat vjetore devizore arrijnë rreth 50 milionë euro. Verërat maqedonase bëjnë depërtim serioz në tregjet evropiane dhe të huaj dhe kjo është mirë për ekonominë tonë dhe për afirmimin e vendit tonë. Rritet eksporti i verës në shishe, dhe paralelisht edhe shpërblimet për verërat maqedonase në panairet ndërkombëtare ”, deklaroi ministri Dimkovski.

Dimkovski theksoi se në dy vitet e gjysmë të kaluara Qeveria, tregoi kujdes të madh për vreshtarët dhe për zgjidhjen e problemeve me të cilat ballafaqohen. Me kohë, para fillimit të sezonit të ri, këtë vit vreshtarët morën subvencione për mirëmbajtjen e vreshtave, ndërsa vitin e kaluar u zgjidh edhe problemi shumëvjeçar i vreshtarëve të cilët nuk i kanë marrë paratë nga rrushi i dorëzuar në disa qilarë të verës në periudhën nga 15 gusht 2014 deri më 15 nëntor 2016.