Kryeministri Spasovski dhe Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Fon Der Lajen: Përparimi i Maqedonisë së Veriut është mbresëlënës dhe i plotësoi pritshmëritë e larta të Komisionit Evropian

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, në kuadër të programit për pjesëmarrje në konferencën e donatorëve “Bashkë për Shqipërinë”, të organizuar nga Komisioni Evropian, realizoi takim me Kryetaren e Komisionit Evropian, Ursulla Fon Der Lajen.

 

Në takimin, ku Kryeministrin Spasovski e ka shoqëquar edhe zëvendëskryetari i Qeverisë i obliguar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, kryetarja e KE-së, Ursula Fon Der Lajen uroi për miratimin e Ligjit për prokurori publike, si dhe të gjitha ligjet tjera reformuese, të miratuara para shpërbërjes së Kuvendit, dhe miratimin e tyre e vlerësoi si vendime të guximshme të deputetëve në Kuvend, Qeverisë dhe qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Miratimi i këtyre ligjeve, si dhe të gjitha më parë reformuese që i miratoi Qeveria dhe Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, janë impresive në realizimin e reformave dhe i plotësojnë pritjet e larta që i ka vendosur Komisioni Evropian, u tha në takim.

Në vazhdim të takimit u bë fjalë për raportin e Komisionit Evropian për përparimin e vendit në fillim të marsit të vitit 2020, dhe se pritet me këtë raport dhe me metodologjinë e re të bëjë hap përpara në përparimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri Spasovski në takimin me Fon der Lajen e theksoi përkushtimin e Qeverisë në zbatimin e reformave dhe në implementimin e Marrëveshjes nga Prespa dhe të Marrëveshjes me Bullgarinë, të cilat janë me rëndësi të posaçme për ardhmërinë e shtetit.

 

Ai theksoi se Qeveria, Kuvendi dhe qytetarët kanë bërë gjithçka që duhej për periudhë të shkurtë dhe se tani presin, në kohë sa më të shpejtë, BE-ja t’i marrë vendimet e duhura për fillim të negociatave sipas metodologjisë së re.