Kryeministri Spasovski me Methju Palmer në Londër: Reformat dhe zbatimi i tyre paralajmërojnë vendim pozitiv dhe të shpejt të BE-së, për fillimin e negociatave si hap i logjikshëm pas plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim

Kryeministri i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski në margjinat e Samitit për  Ballkanin Perendimor  të Bankës Botërore për Zhvillim në Londër u takua me përfaqësuesin special të sekretarit amerikan të shtetit të SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer.

Në këtë takim edhe njëherë është konfirmuar miqësia dhe partneriteti strategjik midis SHBA-së dhe Maqedonisë së Veriut ndërsa u veçua lidershipi i vendit në bashkëpunimin rajonal.

Në këtë drejtim, Kryeministri Spasovski theksoi se Maqedonia e Veriut mbetet e përkushtuar në plotësimin e obligimeve të Marrëveshjes për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim me Bullgarinë dhe për Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, të cilët morën mirënjohje se janë realizuar në frymën e vlerave evropiane dhe se janë shembull i ndritur në zgjidhjen e kontesteve bilaterale në rajon.

I dërguari special i sekretarit amerikan të shtetit i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Methju Palmer sot në takimin ka  përsëritur përcaktimin e vendit të tij për mbështetjen e reformave dhe zbatimin e tyre në Maqedoninë e Veriut

Palmer ka theksuar se prej rezultateve të reformave dhe zbatimit të tyre pritet vendim pozitiv dhe i shpejtë i BE-së për fillimin e negociatave si hap logjik dhe për shkak të plotësimit të të gjitha kritereve dhe standardeve për anëtarësim në NATO.