Kryeministri Spasovski në nënshkrimin e memorandumeve për projektin “Ndërtimi dhe riparimi i rrugëve lokale”: 70 milionë euro për të gjitha komunat dhe për Qytetin e Shkupit si dëshmi për kujdesin e qytetarëve dhe mbështetjen e komuniteteve lokale

Kjo sot u theksua në ceremoninë solemne të nënshkrimit të memorandumit për bashkëpunim me të gjitha komunat dhe Qytetin e Shkupit, në të cilën përveç kryetarëve të komunave dhe përfaqësuesve të komunave dhe Qytetit të Shkupit, si  dhe drejtoreshës ekzekutive, BNJVL, Dushica Perishiq,  morën pjesë edhe bartësit e projektit, ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, ministrja e Financave, Nina Angellovska, si dhe Kryetari i Qeverisë, Oliver Spasovski dhe zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për resorët ekonomik, Milla Carovska.

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Spasovski theksoi se me këtë ngjarje fillon procesi i  një sezoni të madh për ndërtimin dhe riparimin e infrastrukturës rrugore lokale në tërë vendin tonë.

 

“Kjo Qeveri tregoi përcaktim të fuqishëm që të mundësojë zhvillim të barabartë rajonal dhe mundësi të barabarta për jetë cilësore për të gjithë qytetarët tanë, pa marrë parasysh se a jetojnë në qytet, fshat apo vendbanim të vogël. Për këtë arsye e filluam këtë projekt për “Ndërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve lokale”, ndërsa për arsyetimin dhe nevojën e tij flet vetë fakti, që Banka Botërore na aprovoi huamarrje në vlerë prej 70 milionë euro. Në dy vitet e gjysmë të fundit Qeveria tregoi se kujdeset për qytetarët dhe tregoi përcaktim të fuqishëm për mbështetjen e komunitetit lokal”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Gjatë fjalimit të tij, Kryeministri Spasovski theksoi se Republika e Maqedonisë së Veriut është gjeografikisht një rajon i vogël dhe se infrastruktura është parakusht që qytetarët të komunikojnë shpejtë dhe të bashkëpunojnë me njëri tjetrin.

 

“Kohërat e fasadave me stiropor dhe objekteve të pakuptimta janë pas nesh. Qeveria bëri kthesë në prioritetet dhe nëpërmjet këtij projekti mundësohet mobilitet i zmadhuar i qytetarëve me rindërtimin e rrugëve lokale ekzistuese dhe të reja, përmirësohet siguria e rrugëve përmes riparimit të pikave të zeza, vendosja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal, ndriçim, etj. Gjithashtu, ky projekt në realizimin e tij parasheh përgjegjësi më të gjerë sociale siç janë trajnimet për gratë që merren me transport,  rikualifikim të personave për aktivitete të punës lidhur me transportin e të tjera”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Zëvendëskryeministrja e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, theksoi se në periudhën e kaluar, Qeveria tregoi vullnet dhe përkushtim të barabartë për zhvillimin rajonal në shtet, me qëllim që të sigurojë kushte më të mira për jetën e të gjithë qytetarëve të RMV-së.

 

“Treguam që si Qeveri ndërtojmë sipas planit, me çka kontribuojmë për ndërlidhje më të mirë me të gjitha vendbanimeve mes vete, por edhe ndërlidhje me korridoret kyçe të cilat janë lidhja e vendit me shtetet e jashtme. Infrastruktura cilësore është shumë e rëndësishme për rritjen dhe zhvillimin ekonomik dhe është një prej kërkesave kyçe, si për biznesin ashtu edhe për qytetarët. Një nga këto procese është ndërtimi dhe riparimi i ri i një  infrastrukture ekzistuese, posaçërisht në pjesët e vendit të cilat me vite janë harruar dhe janë lënë pas dore. Jam e sigurt që ky projekt do të jetë një tregim i suksesshëm me të cilin do të përmirësohet cilësia e jetës për të gjithë qytetarët”, theksoi zëvendëskryeministrja Carovska.

 

Ministri për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski njoftoi se me projektin është paraparë ndërtimi dhe riparimi i rrugëve lokale në komuna më gjatësi diku rreth 450 kilometra.

 

“Vlera  e fondeve të ndara ndryshon për secilën komunë dhe është e përcaktuar në përputhje me metodologjinë e vendosur me Bankën Botërore. Si kritere janë marrë numri i popullsisë, numri i vendbanimeve në komunë, zona e komunës dhe numri i automjeteve të regjistruara në komunë. Sipas metodologjisë së vendosur, secila komunë ka në dispozicion nga 500 mijë deri në 2 milionë euro në varësi të sasisë së kritereve të përmendura”, theksoi ministri Sugareski.

 

Ai informoi se me projektin, theks i veçantë do t'i jepet përforcimit të kapaciteteve të administratës komunale, por edhe përgjegjësisë komunale përmes punësimit të përkohshëm, pjesëmarrjes në trajnime dhe rikualifikimit të grave.

 

Çdo denar i investuar në infrastrukturë, i kthehet katërfish ekonomisë, theksoi ministrja e Financave, Angellovska dhe theksoi se rrugë më të mira do të thonë rritje e transportit, tregtisë, turizmit, por edhe para së gjithat, do të thonë shërbime më të mira për qytetarët në vend.

 

“Nëpërmjet Projektit për përmirësimin e shërbimeve komunale të cilin Ministria e Financave e zbaton me mbështetje të Bankës Botërore, siguruam dokumentacion të projektit për komunat për ndërtimin e 3 km të rrugëve lokale.  Dokumentacioni projektues është financuar me fonde grant nëpërmjet Ministrisë së Financave me vlerë prej 1,1 milionë euro dhe se me këtë grant do të sigurohet dokumentacion projektues për 78 komuna, gjegjësisht të gjitha komunat të cilat kanë kërkuar. Deri më tani është përgatitur dokumentacion për më tepër se gjysmën e komunave, gjegjësisht për 45 komuna, ndërsa deri në fund të marsit, të gjitha komunave do t’u jepet dokumentacion projektues”, tha Angellovska.