Kryeministri Spasovski dhe ministrja Apostollska: Kompania amerikane “Telamon” i njeh politikat përgjegjëse dhe stimuluese të Qeverisë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, i shoqëruar nga ministrja pa portofol e ngarkuar për Investime të Huaja, Zorica Apostollska, drejtori i Drejtorisë Doganore, Gjoko Tanasoski dhe kryetari i Komunës së Gazi Babës, Borçe Georgievski, e vizitoi kompaninë amerikane “Telamon” dhe u njoh me aktivitetet e tyre vijuese dhe kapaciteteve prodhuese në vendin tonë, në të cilat prodhohen kabllo për industrinë automobilistike.

Pas vizitës, Spasovski shprehu kënaqësi se kjo kompani me reputacion, vendosi që fabrikën e tij ta hap në vendin tonë dhe theksoi se të gjitha pritjet e parapara në marrëveshje janë të plotësueshme.

Ai tha se bëhet fjalë për investim në vlerë prej katër milionë euro dhe se janë projektuar 300 vende të reja pune.

“Diskutuam edhe për komponentët zhvillimore, për planet e ardhshme të kompanisë. Më vjen mirë që ata kanë vendosur të zgjerojnë prodhimtarinë e tyre, kapacitetin e tyre të 7.500 metra katror shtesë dhe për rreth 300 punësime të reja. E gjithë kjo është shumë e rëndësishme për zhvillimin e ekonomisë maqedonase, për hapjen e vendeve të reja të punës, që është një nga qëllimet e Qeverisë”, theksoi Kryeministri Spasovski.

Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria do të vazhdojë ta mbështesë sektorin e biznesin me qëllim që të krijohen kushte për rritje më të shpejtë ekonomike, që do të sjell përfitime edhe për punëtorët, për punëdhënësit, por edhe për shtetin.

Ministrja pa portofol, e ngarkuar për Investime të Huaja,Zorica Apostollska theksoi se kompania amerikane “Telamon” tanimë për dy vite prodhon siguresa për kabllo për siguri automobilistike dhe bashkëpunon me prodhues me renome për automobila në botë.

Ajo theksoi se aktivitetet nga ky kapacitet prodhues kontribuojnë në rritjen e eksportin nga shteti ynë dhe e gjithë kjo ndikon në rritjen e BPV.

“Politika qeveritare zbatohen me sukses dhe kanë prioritet ata të sektorit industrial. Veçanërisht përpiqemi që të punohet në motivimin për krijimin e vlerës më të madhe dhe të shtuar në sektorin industrial. Për këto arsye mund të konfirmoj edhe me numra se në sektorin real ato janë të shkëlqyeshme. Rritja e shkëmbimit tregtar është rritur për 10 %, veçanërisht në kuadër të eksportit ku ka arritur 6,4 milionë euro, ku rritja e prodhimit industrial është 3,7 %”, nënvizoi ministrja Apostollska.