Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me Suzane Shuc, ambasadore, drejtoreshë për Evropë Juglindore, Turqi dhe shtetet e EFTA-s, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë.
Në takim u theksua se Republika Federale Gjermane plotësisht e mbështet anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe në këtë kuadër, hapjen e shpejtë të negociatave me shtetin tonë.
Është konstatuar se vendi gjendet në periudhë të rëndësishme kur pret rrumbullakimin e anëtarësimit në NATO, se janë realizuar proceset e rëndësishme reformuese të vendit dhe për këtë shkak ekziston vetëdije te vendet evropiane se vendimi pozitiv për fillimin e negociatave është i merituar.
Kryeministri Spasovski shprehu falënderim për mbështetjen e madhe, miqësore dhe parimore nga Republika Federale e Gjermanisë për Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe qytetarët e vendit tonë.
“U angazhuam me më tepër motivim për reformat e rëndësishme për qytetarët dhe perspektivat evropiane, për të treguar përcaktimet tona serioze drejt integrimeve evropiane. Në këtë frymë, nëpërmjet dialogut e sollëm edhe Ligjin për Prokurori Publike. I zhvillojmë marrëdhëniet e mira fqinjësore dhe punojmë me respektimin e Kushtetutës, zbatimin e marrëveshjeve me Greqinë dhe Bullgarinë. I realizuam pritjet, sollëm vendime të rëndësishme, historike dhe të guximshme dhe me të drejtë presim që kjo të vlerësohet nga miqtë tanë, vendet anëtare të BE-së”, tha Kryeministri Spasovski.
Në takim bashkërisht u konstatua se dialogu politik që e zbaton Qeveria e RMV-së, është një përfitim për zhvillimin e marrëdhënieve për fqinjësi të mirë dhe stabilitetit në të gjithë rajonin, si dhe që koncesionet nga këto procese pozitive nuk sjellin asgjë të mirë për vendin ose rajonin.
Në takim u përmendën edhe përfitimet e Procesit të Berlinit, me të cilin këtë vit udhëheqin, shteti ynë dhe Republika e Bullgarisë. Në prag të Forumit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor që nesër do të mbahet në Shkup, i cili organizohet në kuadër të Procesit të Berlinit, u vlerësua se kryesimi i Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë është mirënjohje e rëndësishme për kontributin e të dyja shteteve në avancimin e bashkëpunimit rajonal, si dhe se vetë procesi është i një rëndësisë tëë veçantë për atë bashkëpunim në rrugën drejt BE-së.