Filipçe: Dy raste të reja pozitive të pacientëve me virusin korona, Qeveria mbajti mbledhje dhe aprovoi masa dhe aktivitete shtesë për parandalim nga përhapja e korona virusit

Filipçe: Dy raste të reja pozitive të pacientëve me virusin korona, Qeveria mbajti mbledhje dhe aprovoi masa dhe aktivitete shtesë për parandalim nga përhapja e korona virusit

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e djeshme për shtyp informoi se nga testimi i 12 personave, te dy persona rezultatet  janë pozitiv në virusin korona.

“Nga të gjithë personat e testuar sot, dy persona kanë rezultuar pozitiv me korona virus. Ata janë  dy persona nga Dibra të cilët kanë qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me tre të infektuarit e tjerë.  Të gjithë familjarët e tyre që jetojnë në të njëjtën shtëpi janë negativ, por do të vazhdojnë jenë të izoluar dhe në trajtim në shtëpi. Gjendja e tyre shëndetësore u lejon që të mjekohen në shtëpi dhe të mos shtrohen në spital”, tha Filipçe.

Në vazhdim jua përcjellim të gjithë, masat  dhe rekomandimet shtesë nga mbledhja e 16-të e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut:

 

  1. Përcaktohet kategoritë në vijim  të personave që duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të një vërtetimi të paraqitur nga mjeku i amë për gjendjet e mëposhtme:

 

  • Sëmundje respiratore kronike;
  • Sëmundje të rënda kardiovaskulare;
  • Diabet - TIP 1;
  • Sëmundjet malinje
  • Si dhe gjendje komprometuese-imune

 

Në përputhje me këtë, obligohet Ministria e Shëndetësisë, dhe Komisioni për sëmundje infektive të përgatisin dhe të dorëzojnë listë me diagnoza lidhur me gjendjet shëndetësore të lartpërmendura.

 

2. Të gjithë të punësuarve në sektorin e shëndetësisë u rekomandohet të mos shfrytëzojnë pushime, mungesa të paguara apo të papaguara në këtë periudhë.

3. Obligohet Instituti i Shëndetit Publik të përgatisë një tekst/mesazh për mediat e shtypit dhe mediat elektronike në lidhje me respektimin e rekomandimeve kundër COVID-19, dhe ta dorëzojë në  Ministrinë e Shëndetësisë për përpunim dhe publikim të mëtejshëm.

4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë numrin e telefonit Alo doktor nga fletushka  ta shndërroj  në koll qendër me kapacitet të madh që do të jep përgjgije/informacione në lidhje me sëmundjen COVID-19 (virusi korona)

5. I rekomandohet  NP Radiotelevizioni i Maqedonisë , rregullisht në bazë ditore,  përmes kanaleve televizive, si dhe kanalit të Kuvendit të publikojë të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet  e Qeverisë së RMV-së për parandalimin e  përhapjes së sëmundjes COVID-19 (koronavirus) si dhe konferencat për shtyp në këtë temë.

6. I rekomandohet SHA MIA - Shkupi  rregullisht në bazë ditore t’i publikojnë  të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus), si dhe në konferencat për shtyp në këtë temë.

7. Obligohen të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga  shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë  dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, ndërsa u sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë  nga njësitë e vetëqeverisjes lokale , si dhe i rekomandohet sektorit privat, për punonjësit në këto institucione dhe firmat të cilët  shfrytëzojnë pushim të arsyetuar, në përputhje me konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara të Qeverisë, deri te njësitë kompetente organizative për burime njerëzore në institucionet e tyre  të kërkojnë që këto persona të dorëzojnë dëshmi/vërtetim për shfrytëzimin bazë të kësaj mungese të arsyeshme, (vërtetim i dhënë nga kopshti i fëmijëve ose fletëpagesë për kompensim të paguar për qëndrim në kopsht, kopje nga dokumenti i udhëtimit për moshën e fëmijës ose kopje nga certifikata e lindjes, vërtetim që është nxënës i rregullt i institucionit arsimor ose kopje nga dëftesa).

8. Obligohen të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa u sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat për punonjësit në këto institucione dhe firma të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeç, ose shkojnë në shkollë në mënyrë aktive deri në klasën e katërt, për të cilët është i nevojshëm kujdes shtëpiak, njëri nga prindërit të jetë i liruar nga puna dhe aktivitetet e punës dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe kohore të jetë e regjistruar si e arsyeshme nga punëdhënësi.

Ky konkluzion përfshin edhe prindërit kryefamiljarë.

Në mënyrë plotësuese, fëmijët të cilët nuk shkojnë në kopsht ose nuk janë të kyçur në procesin edukativo-arsimor, prindërit e këtyre fëmijëve nuk janë të liruar nga puna dhe kryerja e aktiviteteve të punës.

9. Obligohen të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, ndërsa u sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat për punonjësit në këto institucione dhe kompani të cilët shfrytëzojnë mungesë në përputhje me konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria, deri te  njësitë organizative kompetente   për burime njerëzore në institucionet e tyre,  të dorëzojnë deklaratë të shkruar personale me përgjegjësi morale, materiale dhe penale, se në çdo kohë do të jenë në dispozicion për punëdhënësin për kryerjen e detyrave dhe obligimeve zyrtare nga  shtëpia e tyre, me anë të komunikimit me postë elektronike ose gjatë ditës në situata urgjente të jenë prezent fizikisht edhe në vendin e punës, në periudhën nga 2 deri në 3 orë (formular Deklaratë e dorëzuar në bashkëngjitje të këtij konkluzioni).

10. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që t’i përforcojë kontrollet në kalimet kufitare gjatë daljes nga shteti,  veçanërisht kontrollimin e transportit të autobusëve dhe destinacionet.

11.Të gjitha institucionet edukativo-arsimore të vendosin kujdestari me ndërrime, me qëllim dhënien e vërtetimeve të nevojshme dhe dokumente të tjera.

12. Të ndalohet puna në biblioteka, konvikte të studentëve dhe nxënësve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 14 ditët e ardhshme, ndërsa të punësuarit në këto institucione lirohen nga puna në këtë periudhë. .

13. Të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e RMV-së,  njësitë territoriale të zjarrfikësve, Drejtorinë Doganore, si  dhe shtëpive për kujdes të personave të moshuar dhe shtëpi të  vogla në  grupe  janë të liruar nga të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë.

14. Obligohet MPB,  gjatë ditës së sotshme të publikojë kumtesë në të cilën do të theksohet  se do të ndërmerren masa përkatëse për të gjithë personat të cilët përmes mediave sociale publikojnë dezinformata lidhur me këtë temë, si dhe mediat të cilat i transmetojnë ato informacione.

15. Resorët ekonomik të Qeverisë e monitorojnë nga afër gjendjen e ekonomisë nëpërmjet institucioneve vendore ekonomike dhe financiare, Bankës Botërore dhe të tjerë dhe në bazë të analizave të bëra, nëse është e nevojshme do të qaset drejt vendosjes së masave të duhura.

16. Përsëri i rekomandohet  sektori privat në lidhje me të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria për situatën momentale.

17.Obligohet Ministria e Shëndetësisë, përmes qendrave për shëndet publik dhe në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale të kryejë dezinfektimin e kopshteve dhe shkollave në territorin e RMV-së.

18. Obligohet Sektori për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së, këto konkluzione, masa dhe rekomandime, menjëherë t’i publikojë në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjtat t’i dërgojë deri te të gjitha mediat  për shtyp dhe mediat elektronike, me qëllim të informimit të rregullt të qytetarëve. Informimi i rregullt në lidhje me këtë temë, do të bëhet nëpërmjet Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së.