Zëri Zyrtar #4
Institucionet janë të përgatitura për ballafaqimin me virusin korona |
||||||||
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi Informacionin e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza për ndërmarrjen e masave plotësuese dhe parandalimin e shpërndarjes së virusit korona, pas sugjerimit të Komisionit për sëmundje infektive të Ministrisë së Shëndetësisë dhe i solli këto konkluzione: • Të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha kopshtet e fëmijëve, qendrat e zhvillimit të hershëm të fëmijëve, qendrat ditore, arsimi fillor, i mesëm dhe i lartë dhe në të gjitha institucionet publike shkencore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë 14 ditëve të ardhshme. Ndërpriten të gjitha programet jashtëshkollore ose plotësuese, siç janë kurset për gjuhë të huaja dhe të ngjashme. • Për zbatimin e kësaj mase, njëri nga prindërit e fëmijëve deri në moshën 10 vjeçare, që do të lirohet nga obligimi për të shkuar në çerdhe ose për të ndjekur mësimin, do të lirohen edhe nga obligimi që ti kryejnë detyrimet e punës. • Të ndalohen tubimet dhe ngjarjet masive në mjedise të hapura dhe të mbyllura, si dhe të gjitha ngjarjet dhe manifestimet kulturore në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me mbi 1000 pjesëmarrës, gjatë 14 ditëve të ardhshme. Qeveria rekomandon mos mbajtjen e tubimeve publike, në të cilën pritet të marrin pjesë mbi 1000 pjesëmarrës. • Të zbatohet vetëizolim i obliguar për të gjithë personat që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm, gjatë periudhës 14 ditore. Për më shumë informacione lidhur me shkallën e rrezikut në shtetet për udhëtim, mund ti gjeni në këtë link. • Të rekomandohet që të shmangen udhëtimet në shtete të cilat janë me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore. • Përcaktohet kategoritë në vijim të personave që duhet të lirohen nga puna dhe aktiviteteve të punës në bazë të një certifikate të paraqitur nga mjeku i familjes për gjendjet e mëposhtme: • Sëmundje respiratore kronike; Të gjitha rekomandimet e Qeverisë mund ti gjeni në linkun në vijim
Konkluzione nga mbledhja e 15-të e Qeverisë së RMV-së Konkluzione nga mbledhja e 16-të e Qeverisë së RMV-së
|
||||||||
|
||||||||
Овој билтен е дел од стратегијата за внатрешни комуникации на Владата на Република Северна Македонија. Истиот е изработен во соработка со Британската амбасада во Македонија и тимот за комуникации на британската влада. |