Masa dhe rekomandime për mbrojtje dhe parandalim nga virusi korona COVID-19

Çka është COVID – 19?

SARS-CoV-2 është virus i ri nga familja e virusit korona, fillimisht i zbuluar në Kinë në dhjetor të vitit 2019. Virusi është shkaktar i sëmundjes respiratore akute (teshtimë, kollitje dhe të ngjashme).

Përvojat fillestare tregojnë që personat në moshë dhe të sëmurët kronik janë të ekspozuar në rrezik më të madh të komplikime dhe formave të rënda të sëmundjes. Periudha e inkubacionit të virusit është më së shumti 14 ditë, gjatë të cilës personat e infektuar nuk shfaqin simptome, por mund ta shpërndajnë virusin tek personat e tjerë.

Të gjithë udhëtarët që vijnë nga vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm duhet të qëndrojnë në vetë-izolim në shtëpitë e tyre dhe të paraqiten tek organet kompetente në rast se ju shfaqen simptome.

Cilat janë simptomat e sëmundjes me COVID-19?

Simptomat fillestare që shfaqen tek personat e infektuar me virusin COVID – 19 janë:
1.    Ethe dhe temperaturë e lartë;
2.    Kollitje e rëndë;
3.    Vështirësi në frymëmarrje.

Sëmundja mund të shkaktojë komplikime serioze të cilat mund të dëmtojnë funksionin e:
•    Organeve të frymëmarrjes;
•    Sistemit kardiovaskular;
•    Të veshkave.
Sëmundja mund të ndryshojë nga forma e lehtë deri në formë më të rëndë, me pasoja të mundshme fatale. Mjekimi i të infektuarve është paliativ dhe simptomatik. Në këtë moment ende nuk ka terapi kundër këtij virusi, e as më pak vaksinë për parandalim nga infektimi me COVID – 19.

 

Si të mbrohem nga COVID-19?

  • Lani duart në mënyrën e duhur me sapun dhe ujë, më gjatë se 20 sekonda.
  • Shmangni ambientet e mbyllura dhe të hapura me shumë njerëz
  • Shmangni kontaktin me persona të infektuar dhe të izoluar
  • Respektoni rregullat dhe rekomandimet e Qeverisë
  • Përdorni mjete alkoolike për dezinfektim
  • Mbulojeni fytyrën me pecetë gjatë kollitjes apo teshtimës

Çka nëse dyshoni se jeni të sëmurë nga COVID – 19?

Sipas rekomandimeve dhe protokolleve të Komisionit për sëmundje infektive, të gjithë udhëtarët, të cilët arrijnë nga rajonet e rrezikut, si dhe ata që janë në vetë-izolim, menjëherë pasi të shfaqin ndonjë shenjë, që është karakteristike për COVID -19, duhet të paraqiten në telefonat për kontakt në shërbimet epidemiologjike, të cilët janë në dispozicion për të gjithë territorin e shtetit. Masat janë vendosur që nga fillimi dhe këshillohet çdo qytetar ti ndjek këto rekomandime, të cilat sugjerojnë që të mos shkohet te mjeku amë, me qëllim që të evitohen situatat në të cilat ata vendosen në kontakt të drejtpërdrejt dhe rrezikojnë të kenë kontakt me pacientë të cilët mund të jenë të infektuar.

Kontakti i numrave në rast se ndjeni simptome karakteristike të virusit korona:
IPSH Shkup- 078/387-194
SHSH Shkup – Alo doktor - 02/15-123
QSHP Shkup - 071/289-614
QSHP Manastir - 071/261-330
QSHP Tetovë - 075/240-464
QSHP Shtip - 078/365-613
QSHP Veles - 071/219-278
QSHP Koçan - 071/373-913
QSHP Kumanovë - 070/215-851
QSHP Ohër - 070/723-029
QSHP Prilep – 076/475-747
QSHP Strumicë - 072/235-543
NR Gostivar  -076/365-161
NR Gjevgjeli - 078/545-44

    Si deri në vetë-izolim shtëpiak?

    • Qëndroni në shtëpi, përveç se në rast urgjence. Nëse keni mundësi, punoni prej në shtëpi.
    • Ndahuni nga të tjerët në hapësira të ndryshme. Shpesh ajrosni hapësirat.
    • Në rast se keni në dispozicion, përdorni toalet/banjë veç. Në të kundërtën dezinfektoni atë të cilën e përdorin të gjithë.
    • Shmangni përdorimin e mjeteve për amvisëri siç janë leckat për duar, çarçafët, gotat, takëm për ngrënie.
    • Në rast se porosisni ushqim/produkte nëpërmjet porosive, anëtar tjetër i famijes ti merr, shmangni kontakt me furnizuesin. 
    • Qëndroni në distancë të sigurt në mes 1 dhe 2 metrave.
    • Pastroni hapësirat në shtëpi të cilat i përdorni më shpesh.
    • Ndiqni rekomandimet për parandalim nga institucionet shëndetësore.

    Në rast se ndjeni simptome të njëjta apo të ngjashme të gripit, mos vizitoni mjek, por lajmërohuni në qendrat për shëndet publik.  

    Çka në rast se udhëtoni në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm?

    Në rast se keni nevojë të udhëtoni në ndonjërën nga vendet që janë në listë të vendeve me rrezik të lartë dhe mesëm, rekomandohet që të shtyni udhëtimin tuaj, përveç nëse bëhet fjalë për udhëtim lidhur me qëllime mjekësore.

    Në rast se udhëtoni në ndonjërën nga këto vende, patjetër duhet të paraqitni deri te policia kufitare se udhëtoni nga vend i tillë dhe duhet të filloni me periudhën e vetë-izolimit shtëpiak në periudhë prej 14 ditëve.

    Në rast se për momentin gjendeni në ndonjë nga këto vende, rekomandojmë masa më të mëdha të kujdesit në çdo kohë, të ndiqen mediat lokale dhe rekomandimet e autoriteteve lokale. Më shumë informacione mund të merren në travel.mfa.gov.mk.

    Për informacione më të hollësishme rreth zhvillimit të gjendjes në Itali, qytetarët maqedonas mund të kontaktojnë Konsullin e Përgjithshëm në Venedik në + 39 389 5837913 ose venice@mfa.gov.mk.

     

    Lista e vendeve me rrezik për udhëtim

    (të dhëna të përditësuara 12 mars 2020 sipas OBSH-së)

    Masat e Qeverisë për parandalimin e përhapjes së COVID - 19

    1. Të përforcohen masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së korona virusit.
    2. Të ndërpritet procesi edukativo-arsimor dhe mësimi në të gjitha kopshtet për fëmijë, shkollat fillore, të mesme dhe institucionet e arsimit të lartë dhe në institucionet publike shkencore në territorin e RMV-së, në 14 ditët e ardhshme. Ndërpriten edhe të gjitha programet jashtëshkollore ose programe shtesë, siç janë kurset për gjuhë të huaja e të tjera.
    3. Për zbatimin e kësaj mase njëri nga prindërit e fëmijëve deri më 10 vjet, i cili do të lirohet nga obligimi për të shkuar në kopsht ose për të ndjekur mësimin, do të lirohen edhe nga obligimi për të kryer obligime e punës.
    4. Të ndalohen tubimet masive dhe ngjarjet në ambient të hapur dhe të mbyllur, si dhe të gjitha ngjarjet dhe manifestimet kulturore në territorin e RMV-së me mbi 1000 pjesëmarrës, në 14 ditët e ardhshme. Qeveria rekomandon mos mbajtjen  e ngjarjeve publike ku pritet pjesëmarrje deri më 1000 persona.
    5. Të ndalohet pjesëmarrja e shikuesve (publikut) në të gjitha ngjarjet sportive në territorin e RMV-së, në 30 ditët e ardhshme.
    6. Të vendoset vetë-izolim për të gjithë personat që vijnë nga shtetet me rrezik të lartë dhe të mesëm, në periudhë prej 14 ditësh (në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore).
    7. Të ndalohet importi i pajisjeve mjekësore dhe mjeteve dhe materiale mjekësore nga ana e operatorëve ekonomik dhe prodhuesve nga RMV-ja, përveç me leje të posaçme të cilën e jep Ministria e Shëndetësisë.
    8. Tu rekomandohet personave të rritur dhe kategorive me rrezik të lartë të qytetarëve me sëmundje kronike, ta rrallojnë lëvizjen dhe të shmangin transportin publik.
    9. Rekomandohet shmangie e udhëtimeve në vende të cilat janë me rrezik të lartë dhe të mesëm, në përputhje me listën e Organizatës Botërore Shëndetësore.
    10. Komisioni Shtetëror Zgjedhor ti lirojë nga pjesëmarrja e mëtejshme në procesin zgjedhor të punësuarit në institucionet shëndetësore publike dhe të zëvendësohen me persona të tjerë.
    11. Personat fizik dhe juridik të cilët nuk i respektojnë dhe i shkelin rekomandimet do të ndëshkohen në përputhje me nenin 205 dhe 206 të Kodit Penal.
    12. Të futet kartela health locator për të gjitha fluturimet dhe të gjitha avio-kompanitë, gjegjësisht formular të cilin do ta plotësojnë udhëtarët me të dhëna për kontakt më të lehtë, përderisa ka nevojë.
    13. Të ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar (autobus, furgon, minibus dhe të ngjashme) drejt vendeve me rrezik të lartë, si dhe nga ato vende drejt RMV-së.
    14. Të përforcohet pjesëmarrja e vullnetarëve të Kryqit të Kuq të RMV-së, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, në të gjitha vendkalimet kufitare.
    15. Tërësisht të respektohen masat për parandalim nga kjo sëmundje, udhëzuar nga Ministria e Shëndetësisë, të cilat kanë të bëjnë me masat e përforcuara higjienike.
    16. Të paraqitet konkluzion dhe rekomandim nga ana e Qeverisë së RMV-së deri te të gjitha organet e administratës shtetërore dhe njësitë e vetëqeverisjes lokale për ndërprerje  të përkohshme nga detyrimet e punës (mosardhje në vendin e punës dhe qëndrim në shtëpitë e tyre), për gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike.
    17. Të gjitha ndërmarrjet publike dhe kompanitë private që kryejnë transport publik të udhëtarëve, të bëjnë dezinfektim të rregullt të mjeteve transportuese.
    18. Qeveria u rekomandon të gjitha institucioneve qeveritare dhe shtetërore, si dhe ndërmarrjeve publike, ti anulojnë të gjitha udhëtimet ose ti organizojnë mbledhjet e parapara përmes komunikimit me internet
    19. Detyrohen të gjitha institucionet qeveritare dhe shtetërore, si dhe ndërmarrjet publike të fusin masa për mbrojtje dhe dezinfektim në të gjitha institucionet shtetërore në hyrjet e institucioneve. Këtë masë Qeveria ua rekomandon edhe kompanive të sektorit real.

    Mbledhja e 15-të e Qeverisë

    1. Përcaktohet kategoritë në vijim  të personave që duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të një vërtetimi të paraqitur nga mjeku i amë për gjendjet e mëposhtme:

    •  Sëmundje respiratore kronike;
    • Sëmundje të rënda kardiovaskulare;
    • Diabet - TIP 1;
    • Sëmundjet malinje
    • Si dhe gjendje komprometuese-imune

     Në përputhje me këtë, obligohet Ministria e Shëndetësisë, dhe Komisioni për sëmundje infektive të përgatisin dhe të dorëzojnë listë me diagnoza lidhur me gjendjet shëndetësore të lartpërmendura.
     
    2. Të gjithë të punësuarve në sektorin e shëndetësisë u rekomandohet të mos shfrytëzojnë pushime, mungesa të paguara apo të papaguara në këtë periudhë.

    3. Obligohet Instituti i Shëndetit Publik të përgatisë një tekst/mesazh për mediat e shtypit dhe mediat elektronike në lidhje me respektimin e rekomandimeve kundër COVID-19, dhe ta dorëzojë në  Ministrinë e Shëndetësisë për përpunim dhe publikim të mëtejshëm.

    4. Ngarkohet Ministria e Shëndetësisë numrin e telefonit Alo doktor nga fletushka  ta shndërroj  në koll qendër me kapacitet të madh që do të jep përgjgije/informacione në lidhje me sëmundjen COVID-19 (virusi korona)

    5. I rekomandohet  NP Radiotelevizioni i Maqedonisë , rregullisht në bazë ditore,  përmes kanaleve televizive, si dhe kanalit të Kuvendit të publikojë të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet  e Qeverisë së RMV-së për parandalimin e  përhapjes së sëmundjes COVID-19 (koronavirus) si dhe konferencat për shtyp në këtë temë.

    6. I rekomandohet SHA MIA - Shkupi  rregullisht në bazë ditore t’i publikojnë  të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus), si dhe në konferencat për shtyp në këtë temë.

    7. Obligohen të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga  shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë  dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, ndërsa u sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridikë  nga njësitë e vetëqeverisjes lokale , si dhe i rekomandohet sektorit privat, për punonjësit në këto institucione dhe firmat të cilët  shfrytëzojnë pushim të arsyetuar, në përputhje me konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara të Qeverisë, deri te njësitë kompetente organizative për burime njerëzore në institucionet e tyre  të kërkojnë që këto persona të dorëzojnë dëshmi/vërtetim për shfrytëzimin bazë të kësaj mungese të arsyeshme, (vërtetim i dhënë nga kopshti i fëmijëve ose fletëpagesë për kompensim të paguar për qëndrim në kopsht, kopje nga dokumenti i udhëtimit për moshën e fëmijës ose kopje nga certifikata e lindjes, vërtetim që është nxënës i rregullt i institucionit arsimor ose kopje nga dëftesa).

    8. Obligohen të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet shtetërore, ndërsa u sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat për punonjësit në këto institucione dhe firma të cilët kanë fëmijë deri në moshën 10 vjeç, ose shkojnë në shkollë në mënyrë aktive deri në klasën e katërt, për të cilët është i nevojshëm kujdes shtëpiak, njëri nga prindërit të jetë i liruar nga puna dhe aktivitetet e punës dhe mungesa e tij gjatë kësaj periudhe kohore të jetë e regjistruar si e arsyeshme nga punëdhënësi. Ky konkluzion përfshin edhe prindërit kryefamiljarë.

    Në mënyrë plotësuese, fëmijët të cilët nuk shkojnë në kopsht ose nuk janë të kyçur në procesin edukativo-arsimor, prindërit e këtyre fëmijëve nuk janë të liruar nga puna dhe kryerja e aktiviteteve të punës.

    9. Obligohen të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqëritë aksionare në pronësi shtetërore, agjencitë, fondet, byrotë, entet, drejtoritë dhe të gjitha institucionet e tjera shtetërore, ndërsa u sugjerohet njësive të vetëqeverisjes lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjeve publike dhe personave të tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat për punonjësit në këto institucione dhe kompani të cilët shfrytëzojnë mungesë në përputhje me konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria, deri te  njësitë organizative kompetente   për burime njerëzore në institucionet e tyre,  të dorëzojnë deklaratë të shkruar personale me përgjegjësi morale, materiale dhe penale, se në çdo kohë do të jenë në dispozicion për punëdhënësin për kryerjen e detyrave dhe obligimeve zyrtare nga  shtëpia e tyre, me anë të komunikimit me postë elektronike ose gjatë ditës në situata urgjente të jenë prezent fizikisht edhe në vendin e punës, në periudhën nga 2 deri në 3 orë (formular Deklaratë e dorëzuar në bashkëngjitje të këtij konkluzioni).

    10. Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme që t’i përforcojë kontrollet në kalimet kufitare gjatë daljes nga shteti,  veçanërisht kontrollimin e transportit të autobusëve dhe destinacionet.

    11. Të gjitha institucionet edukativo-arsimore të vendosin kujdestari me ndërrime, me qëllim dhënien e vërtetimeve të nevojshme dhe dokumente të tjera.

    12. Të ndalohet puna në biblioteka, konvikte të studentëve dhe nxënësve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në 14 ditët e ardhshme, ndërsa të punësuarit në këto institucione lirohen nga puna në këtë periudhë.

    13. Të punësuarit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Armatën e RMV-së,  njësitë territoriale të zjarrfikësve, Drejtorinë Doganore, si  dhe shtëpive për kujdes të personave të moshuar dhe shtëpi të  vogla në  grupe  janë të liruar nga të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e Qeverisë.

    14. Obligohet MPB,  gjatë ditës së sotshme të publikojë kumtesë në të cilën do të theksohet  se do të ndërmerren masa përkatëse për të gjithë personat të cilët përmes mediave sociale publikojnë dezinformata lidhur me këtë temë, si dhe mediat të cilat i transmetojnë ato informacione.

    15. Resorët ekonomik të Qeverisë e monitorojnë nga afër gjendjen e ekonomisë nëpërmjet institucioneve vendore ekonomike dhe financiare, Bankës Botërore dhe të tjerë dhe në bazë të analizave të bëra, nëse është e nevojshme do të qaset drejt vendosjes së masave të duhura.

    16. Përsëri i rekomandohet  sektori privat në lidhje me të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria për situatën momentale.

    17. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, përmes qendrave për shëndet publik dhe në bashkëpunim me njësitë e vetëqeverisjes lokale të kryejë dezinfektimin e kopshteve dhe shkollave në territorin e RMV-së.

    18. Obligohet Sektori për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së, këto konkluzione, masa dhe rekomandime, menjëherë t’i publikojë në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjtat t’i dërgojë deri te të gjitha mediat  për shtyp dhe mediat elektronike, me qëllim të informimit të rregullt të qytetarëve. Informimi i rregullt në lidhje me këtë temë, do të bëhet nëpërmjet Sektorit për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së

    Mbledhja e 16-të e Qeverisë

    1. Në përputhje me kategoritë e përcaktuara të personave që duhet të lirohen nga puna dhe aktivitetet e punës në bazë të vërtetimit të bashkëngjitur nga mjeku amë për gjendjet në vijim: 1) Sëmundje kronike respiratore; 2) Sëmundje të kardiovaskulare; 3) Diabet TIP 1; 4) Sëmundje malinje; dhe 5) Gjendje imune komprometuese, e pranoi Listën e diagnozave për sëmundje kronike të marra në konsultim me drejtorët e klinikave për Endokrinologji, Pulmonologji, Kardiologji dhe Nefrologji si më poshtë:
     
    Sëmundje kronike respiratore
    XOBB – Sëmundje kronike obstruktive të mushkërive
    Astma – J45
    Fibrozë intesticiale – J84

    Sëmundje të rënda kardiovaskulare:
    Dobësi e zemrës me EF- 40
    Infarkt akut i miokardit deri më 3 muaj
    Sëmundje të zemrës me hipertension të rëndë pulmonar
    Stenozë e rëndë e aortës dhe mitrale
    Sëmundje inflamatore të zemrës (miokardit, endokardit) – 6 muaj
    Pesmejker i implantuar  ose divajs të zemrës deri më 3 muaj
    Trombozë e thellë e venave deri më 3 muaj

    Diabetes mellitus:
    Diabet i tipit 1- i varur nga insulina
    Diabet i tipit 2 me terapi të insulinës me komorbiditet: Infarkt të miokardit, insult cerbrovaskular, stenozë e e qarkullimit periferik dhe FBI
     
    Të gjitha sëmundjet malinje – COO – C97

    Gjendje imune komprometuese:
    Gjendje pas transplantimit të veshkës – Z94.0
    Sindromë kronike nefrotike – N04.9
    Hemodializë intermitente – Z99.2
    Gjendje me terapi imunomoduluese biologjike ose të kombinuar - M05, M06, M45.00
    Vaskulopatitë nekrotizuese, lupusi sistematik i eritematozës, dermatopolimozit, sklerozë sistemike - M31 - M34.
     
    2. Të ndërpritet puna dhe të mbyllen kinematë, teatrot, këndet e lojërave për fëmijë dhe muzetë dhe të gjitha institucione të tjera ku mund mbahen tubime masive, ngjarje ase koncerte dhe ngjarje të tjera kulturore – ngjarje informuese, gjegjësisht ndalim i plotë i mbajtjes dhe organizimit të çdo lloj tubimi publik privat, pavarësisht nga vëllimi numri i pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.
     
    3. Të ndërpritet puna dhe të mbyllen të gjitha objektet sportive ose palestrat ku mund të mbahen të gjitha llojet e tubimeve dhe ngjarjeve, pa marrë parasysh vëllimin dhe numrin  e pjesëmarrësve gjatë kësaj periudhe.]
    4. Institucionet e hotelerive , kafenetë, baret, restorantet, klubet, kazinotë dhe  bastet sportive të punojnë me orar të shkurtuar, nga ora 7.00 deri në orën 18:00, me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, d.m.th.  të mbahet një distancë minimale e kërkuar prej të paktën një metër e gjysmë deri në dy metra mes njerëzve që qëndrojnë në këto objekte.
    5. Të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut  për shtetasit e huaj nga vendet me rrezik të lartë, sipas Listës së Organizatës Botërore  Shëndetësore të publikuar në ueb faqen e  Ministrisë së Shëndetësisë, përveç atyre që do të paraqesin vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për karantinë.
    6. Të zbatohen rekomandimet për dënim, sipas nenit 205 dhe nenit 206 të Kodit Penal për të gjitha personat fizik dhe juridikë, të cilët shkelin vendimet e marra nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor dhe të njëjtit të procedohen deri te Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, për të vepruar në përputhje me kompetencat e saj të përcaktuara me ligj.
    7. Duke pasur parasysh se kalimi kufitar “Ribarci” në Republikën e Serbisë prej sot, 12 mars të vitit 2020 ( e enjte), nga ora 7.00, është mbyllur për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së RMV-së, të gjithë udhëtarët dhe automjetet në kalimin kufitar “Cërcoria e Madhe”   - Godesh (Kriva Pallankë) në Republikën e Maqedonisë së Veriut të riorientohen në kalimet kufitare të cilat janë të hapura për qarkullim të udhëtarëve dhe automjeteve.
    8. Duke pasur parasysh se kalimi kufitar Prohor Pçinski nga 12 mars të vitit 2020 ( e enjte) nga ora 7.00, është i mbyllur për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, në përputhje me udhëzimet e Qeverisë së Serbisë, të gjithë udhëtarët dhe automjetet nga kalimi kufitar Pelince në Republikën e Maqedonisë së Veriut të riorientohen në kalimin e përbashkët me Republikën e Serbisë, Tabanoc – Preshevë.
    9. Për të gjithë pacientët me sëmundje kronike intervenimi i të cilëve paraprakisht është caktuar dhe ekziston mundësi që të prolongohet, gjegjësisht të kryhen vetëm intervenime urgjente kirurgjike, veçanërisht onkologjike.
    10. Në lidhje me vazhdimin e terapisë për pacientët me sëmundje kronike të cilët deri më tani duhej të shkonin te mjeku specialist, në ditët në vijim të drejtohen te mjeku i tyre amë.
     
    Kjo masë nuk vlen për pacientët  e sapo diagnostikuar.
     
    11. Në lidhje me situatën e re të krijuar dhe transmetimin lokal me përhapjen e sëmundjes COVID-19 në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, ngarkohet Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me qendrat për shëndet publik, të ndërmerr masa për mbrojtje nga përhapja e këtij virusi, gjegjësisht të mobilizohen ekipet mjekësore me epidemiolog nga Ohri dhe infektolog ose mjek (ose infektolog që punon në banjat Capa të vihet në shërbim për nevojat e qendrave për shëndet publik).
    12.    Të ndërpritet specializimi i të gjithë kursantëve shtetërorë dhe nën-specialistëve të punësuar në Qendrën Shëndetësore Shkup për një periudhë prej 14 ditësh dhe të kthehen në postet e tyre në institucionin e tyre amë.
    13.    Ministria e Shëndetësisë, në bashkëpunim me institucionet e shëndetit publik, është e detyruar që menjëherë të rrisë aftësinë për nevojat e Shërbimit të Vizitorëve në Shtëpi dhe të përfshijë mjekët në praktikën e përgjithshme që punojnë nën mentorim.
    14.    Mandatohet Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe operatorët telefonikë dhe celular, të marrin në konsideratë dërgimin e një mesazhi cirkular përmes aplikacioneve celulare (SMS, mesazh në viber, etj.),me rekomandime veçanërisht për popullatën e re, të respektojë konkluzionet, masat dhe rekomandimet në lidhje me parandalimin dhe përhapjen e COVID-19.
    Për këtë qëllim, të shqyrtohet mundësia që të përdoret aplikacioni tashmë ekzistues në telefonat celularë “TVSH-ja ime”.
    15.    SHA M-NAV Shkup dhe Ministria e Shëndetësisë janë të detyruar të ndërmarrin aktivitetet e mëposhtme për të informuar pjesëmarrësit e trafikut ajror për masat dhe aktivitetet për parandalimin e përhapjes së COVID-19 (koronavirus):
    Për këto masa të dorëzohet raport deri në fund të ditës së sotme, me qëllim që Ministria e Shëndetësisë të publikojë kumtesë parandaluese në territorin e komunave Dibër dhe Qendra Zhupë, për mundësinë e hyrjes në karantinë.
    15.1. Obligohet SH. A “M-NAV” Shkup ti jep mesazhet NOTAM të mëposhtme.
     
    •             NOTAM 1 –  Kompanitë ajrore, nëpërmjet stafit të saj – ekuipazhin gjatë fluturimeve të tyre të marrin dokumentet PLF (Passenger Locator Form) nga pasagjerit, ti shqyrtojnë dhe ti dorëzojnë të njëjtat te agjenti i tyre pas arritjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
    Agjenti i autorizuar i kompanisë ajrore, është i obliguar që dokumentet PLF (Passenger Locator Form),ti dorëzojë deri te Shërbimi për ndihmë urgjente mjekësore në aeroportin TAV SHPKNJP Maqedoni – Aeroporti Ndërkombëtar Shkup dhe deri te shërbimi mjekësor në Aeroporti “Shën Apostol Pavle” – Ohër, të ngarkuar për ndjekjen e masave dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së sëmundjes COVID – 19 (virusi korona)..
     
    Të gjithë pasagjerët, anëtarët e ekuipazhit dhe personelit operativ, gjatë arritjes me avion nga Republika e Maqedonisë së Veriut, duhet ta plotësojnë dokumentin PFL.
    Të gjitha dokumentet PFL patjetër duhet të mblidhen nga ekuipazhi, të kontrolluara dhe të numëruara ti dorëzohen agjentit menjëherë pas uljes së avionit.
    •             NOTAM 2 –Kompanitë ajrore, pas informacioneve të marra më herët nga shërbimet kompetente në Republikën e Maqedonisë së Veriut, janë të ngarkuar për ndjekjen e masave dhe aktiviteteve për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID – 19 (virusit korona), janë të obliguar para nisjes së avionit, ti njoftojnë pasagjerët për masat paraprake të cilat janë në fuqi gjatë hyrjes në RMV, në harmonizim me situatën momentale dhe me masat dhe aktivitetet e ndërmara për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID – 19 (virusit korona), të propozuara nga Ministria e Shëndetësisë.
    •           të gjitha kompanitë ajrore të cilat arrijnë në RMV, ti informojnë udhëtarët e tyre, para hyrjes në avion, për:
    a)            të gjithë shtetasit e huaj të cilët hyjnë në RMV, ndërsa të cilët 14 ditët e fundit i kanë vizituar shtetet/territoret në vijim:
     
    (lista e shteteve për të cilat do të vlejë masa e ndërmarrë – lista do të përditësohet në bazë ditore dhe të njëjtën deri te SH.A. M-NAV Shkup (repart Notam) do ta dorëzojë Ministria e Shëndetësisë, në e-mail adresën: notam@mnavigation.mk),  do ti nënshtrohen vetë-izolimit të obligueshëm.
    b)           të gjithë shtetasit e huaj që nuk kanë vendbanim të rregullt në RMV, duhet të kenë prova për strehim të rezervuar.
    Ky obligim do të jetë objekt i modifikimit varësisht nga zhvillimi i mëtejshëm i gjendjes.
     
    c)            të gjithë shtetasit e RMV-së të cilët  gjatë 14 ditëve të fundit i kanë vizituar shtetet/territoret në vijim
     
    (lista e shteteve për të cilat do të vlejë masa e ndërmarrë – lista do të përditësohet në bazë ditore dhe të njëjtën deri te SH.A. M-NAV Shkup (repart Notam) do ta dorëzojë Ministria e Shëndetësisë, në e-mail adresën: notam@mnavigation.mk),  do ti nënshtrohen vetë-izolimit të obligueshëm.
    Kjo periudhë 14 – ditore do të konsiderohet nga dita e fundit e qëndrimit në vend / territor në rrezik, në pajtim me listën e vendeve të Organizatës Botërore Shëndetësore.
     
    16. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, rregullisht, në bazë ditore, të dorëzojë listë të vendeve për të cilat do të vlejnë masat dhe aktivitetet për parandalim nga përhapja e sëmundjes COVID-19 (korona virus) deri te SHA-NAV Shkup.
    17. Obligohet Ministria e Shëndetësisë të informojë menjëherë Agjencisë e Aviacionit Civil për këto konstatime, masa dhe rekomandime të Qeverisë.
    18. Rekomandohet që NP Radiotelevizioni i Maqedonisë, rregullisht, në bazë ditore të ndajë hapësirë për program edukativo-arsimor të dedikuar për fëmijë të moshës parashkollore dhe nxënës të arsimit fillor që do të përgatitet nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në bashkëpunim me kuadrin edukativo-arsimor nga kopshtet për fëmijë dhe shkollat, Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale, UNICEF-in dhe të gjitha institucionet relevante arsimore.
    Për këtë qëllim, obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës – Byroja për Zhvillimin e Arsimit, në afat sa më të shkurtër të mundshëm të përpilojë program intervenues edukativo-arsimor në gjuhët e përfshira në proceset arsimore dhe të njëjtin në bashkëpunim me NP Radiotelevizioni i Maqedonisë ta emetojë në bazë ditore. Gjithashtu, Obligohet Ministria e Arsimit dhe Shkencës që materialet edukative t’i shpërndajë në të gjitha rrjetet dhe kanalet sociale.
    19. Të dërgohet apel deri te shtetasit e vendit tonë të cilët jetojnë në vendet me rrezik të lartë dhe të mesëm, ta anulojnë ardhjen në shtet gjatë kësaj periudhe.
     
    20. Obligohen të gjitha ministritë të formojnë ekipe të tyre, të kenë një postë elektronike dhe linjë telefonike në të cilën do të jepen informacione në raport me pyetjet administrative lidhur me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhim me virusin korona COVID – 19 dhe të dhënat nga ekipi i formuar dhe të dhënat për kontakt ti dorëzojnë deri te Sektori për Marrëdhënie me Publikun, të cilët do ti publikojnë në ueb faqen e Qeverisë së RMV-së.
    21. Obligohet Ministra e Ekonomisë, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Financave, Drejtoria për të Ardhura Publike  dhe Drejtoria Doganore, të dominojnë persona për kontakt me odat ekonomike (për komunikim me sektorin real) dhe të cilat do të dërgohen deri te odat ekonomike, me qëllim që në mënyrë të rregullt ti marrin konkluzionet nga mbledhjet e Qeverisë dhe në kohë të kthejnë përgjigje në pyetjet e parashtruara në lidhje me zbatimin e rekomandimeve dhe masave për menaxhimin me virusin korona COVID –19.
    22.Të gjitha konkluza, masat dhe rekomandimet e miratuara nga Qeveria e RMV-së të dorëzohen deri te të gjitha ministritë, me qëllim publikim e tyre ne ueb faqet.
    23. Obligohet Ministria e Shëndetësisë, të gjitha materialet lidhur me parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID – 19, që ti përkthejë edhe në gjuhën shqipe.
    24. Obligohet Ministria e Punëve të Jashtme, nëpërmjet përfaqësive diplomatike dhe konsullore të RMV-së, ti informojë shtetasit tanë jashtë vendit për shtetet me rrezik të lartë, në përputhje me Listën e OBSH-së.
    25. E shqyrtoi Kërkesën e Fondit për Sigurim Pensional dhe Invalidor të Maqedonisë së Veriut për realizimin e Projektit Bansko rekreacion klimatik për vitin 2020 dhe erdhi në përfundim që realizimin e grupit të parë nga Projekti të anulohet.
    26. Obligohet Sektori për Marrëdhënie me Publikun në Qeverinë e RMV-së, që këto konkludime, masa dhe rekomandime, menjëherë ti publikojë në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjtat ti dërgojë tek mediumet elektronike dhe të shkruara, me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.
    Duke pasur parasysh të lartpërmendurat, për shkak të vendosjes së masave për parandalim të shpërndarjes dhe mundësisë nga infektimi me virusin korona COVID-19, me qëllim sigurimit të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në tërë territorin e RMV-së, Qeveria miratoi vendimin në bazë të nenit 58 paragrafi (1) nga Ligji për mbrojtjen e popullatës nga sëmundjet infektive (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Maqedonisë” nr.66/04, 139/08, 99/09,149/14, 150/15 dhe 37/16).
    Ky vendim i përfshin të gjitha masat për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19, miratuar në të gjitha mbledhjet e Qeverisë, të cilat me atë marrin bazë ligjore për zbatimin e tyre.
    Në bashkëngjitje të kësaj kumtese, ua përcjellim vendimin në tërësi:
     
    VENDIM
     
    Për masa për parandalimin e vendosjes dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19
    Neni  1
     
    Me këtë vendim për shkak të parandalimit të përhapjes së infektimit me virusin korona COVID – 19, me qëllim të sigurimit të shëndetit të popullsisë në teritorin e RMV-së, urdhërohen këto masa:
    1.    Ndalohet procesi edukativo-arsimor dhe mbajtja e mësimit në të gjitha kopshtet për fëmijë, qendrave për zhvillim të hershëm të fëmijëve, qendrave ditore, shkollave fillore dhe të mesme.
    2.    Ndalohet mbajtja e mësimit në institucionet e arsimit të lartë dhe institucionet publike shkencore.
    3.    Të ndërpritet puna në shtëpitë studentore, bibliotekat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë.
    4.    Ndalohet vizita në të gjitha aktivitetet jashtë shkollore dhe aktivitetet tjera private, të cilat fëmijët i kryejnë jashtë procesit mësimor (vizita e aktiviteteve edukativo-arsimore, kurseve, orëve plotësuese, stërvitjeve sportive dhe të ngjashme)
    5.    Ndalohet mbajta dhe organizimi i tubimeve dhe ngjarjeve masive në hapësira të hapura dhe të mbyllura, çdo lloj tubimi publik apo privat, të gjitha ngjarjet kulturore, informative, sportive dhe manifestimet, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve, në objektet publike apo në vendet tjera publike (në shtëpitë studentore, bibliotekat, objektet sportive, palestrat, teatrot, kinematë, muzetë dhe këndeve për fëmijë).
    6.    Mbyllen të gjitha objektet sportive, palestrat, sallat sportive ku mund të mbahen disa lloje të ngjarjeve, pa marrë parasysh numrin e pjesëmarrësve.
    7.     Ndalohet mbajtja e të gjitha ngjarjeve sportive dhe garave para publikut (spektatorëve).
    8.    Ndalohet shfrytëzimi i çdo lloj pishine në territorin e RMV-së.
    9.    Ndalohet puna e objekteve hoteliere, kafeneve, bareve, restoranteve, klubeve, kazinove, bastoreve sportive, prej orës 18.00 deri në orën 7.00 të ditës së ardhshme dhe të njëjtat të punojnë me kapacitet të përgjysmuar të mysafirëve, gjegjësisht të mbahet distancë minimale e domosdoshme prej së paku një metro e gjysmë deri dy metro mes njerëzve që qëndrojnë në këto objekte.
    10. Ndalohet për të gjitha organet e administratës shtetërore, ndërmarrjet publike të themeluara nga shteti, shoqata aksionare në pronësi shtetërore, agjenci, fonde, byro, ente, drejtori dhe të gjitha institucionet tjera shtetërore, ndërsa theksohen njësitë e vetëqeverisje lokale në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërmarrjet publike dhe personat tjerë juridik të themeluar nga njësitë e vetëqeverisjes lokale, si dhe i rekomandohet sektorit privat, mbajtjen e ngjarjeve, udhëtimet, tubimet, trajnimet, seminaret, konferencat dhe llojet tjera të takimeve dhe të njëjtat t’i anulojnë.
    11. Ndalohet shfrytëzimi i pushimeve vjetore, të paguara dhe të papaguara nga të gjithë personat e punësuar në sektorin e shëndetësisë, ndërsa ndërpritet specializimi i të gjithë specializantëve shtetëror dhe subspecializantët e punësuar në Shtëpinë e Shëndetit Shkup dhe të njëjtit kthehen në vendet e tyre të punë në entin amë.
    12. U ndalohet operatorëve dhe prodhuesve ekonomik nga Republika e Maqedonisë së Veriut, eksport i pajisjes mjekësore dhe mjeteve dhe materialeve mjekësore, të nevojshme për përballje me Korona virusin COVID-19, përveçse për ato për të cilat është marrë leje e posaçme e lëshuar nga Ministria e Shëndetësisë.
    13. Ndalohet transporti i organizuar ndërkombëtar me autobus (autobus, furgon, minibus, etj.) drejt vendeve me rrezik të lartë në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, si dhe nga ato vende drejt Republikës së Maqedonisë së Veriut.
    14. Të ndalohet hyrja e shtetasve të huaj nga vendet me rrezik të lartë, në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar në ueb-faqen e Ministrisë së Shëndetësisë në linkun: zdravstvo.gov.mk/wp-content/uploads/2020/03/Spisok-na-zemji11.03.2020.pdf, (në tekstin e mëtejmë: Lista e Organizatës Botërore të Shëndetësisë), përveç atyre që do të dorëzojnë vërtetim të lëshuar nga organi kompetent për karantinë të zbatuar.
    15.          Në rast të paraqitjes së udhëtarëve në vendkalimet kufitare të Republikës së Maqedonisë së Veriut nga vendet me rrezik të lartë ose të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, të njëjtit detyrimisht të zbatojnë vetizolim.
    Neni 2
    Masat nga neni 1 i këtij vendimi do të zbatohen deri më 24 mars të vitit 2020, përveç masës numër 7, e cila do të zbatohet 30 ditë prej ditës kur ky vendim bëhet i plotfuqishëm.
    Për periudhën kohore nga paragrafi 1 i këtij neni, detyrimisht respektohen edhe masat, rekomandimet dhe udhëzimet tjera të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të organeve kompetente të administratës shtetërore dhe trupave tjera koordinuese dhe profesionale lidhur me parandalimin e përhapjes së Korona virusit COVID-19.
    Neni 3
    Ky vendim bëhet i plotfuqishëm ditën e radhës nga dita e publikimit në “Gazetën zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, gjegjësisht më 13 mars të vitit 2020.

    Mbledhja e 17-të e Qeverisë

    Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të 18-të, e shqyrtoi Procesverbalin e mbledhjes së pestë së Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, të mbajtur më 13 mars të vitit 2020, për  ndërmarrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve për parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID – 19 dhe në pajtueshmëri me propozimet të parashtruara në debatin në mbledhje, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij virusi, i miratoi këto konkluzione:
     
    1.    E miratoi Procesverbalin nga mbledhja e pestë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim me sistemin për menaxhim me kriza, mbajtur më 13 mars të vitit 2020, gjegjësisht e pranoi propozimin dhe solli Vendim për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19.
    2.    Periudha për ekzistimin e gjendjes së krizës, në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 19, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të popullatës në zonat Dibër dhe Qendër Zhupë, është më së shumti deri në 30 ditë.
    3.    Vendimi për ekzistimin e gjendjes së krizës në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me qëllim që të parandalohet sjellja dhe përhapja e virusit korona COVID – 10, të dorëzohet deri te Presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe deri te Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
    4.    Për operacionalizimin e Vendimit për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë Veriore, me qëllim parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona COVID-19,Qeveria i propozon Presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut të vendos për pjesëmarrje të një pjese të anëtarëve të Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (lloj dhe numër i forcave dhe kapaciteteve të njësiteve ushtarake, qëllim dhe detyra për të cilat kërkohen edhe kohëzgjatja e aktivitetit dhe angazhimi i njësiteve ushtarake(, në menaxhimin me gjendjen e krizës.
     
    5.    Selia kryesore pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza menjëherë duhet të fillojë me përgatitjen e një plani të veprimit për parandalimin dhe menaxhimin e situatës në zonat komunale, me një përmbledhje të plotë të burimeve njerëzore dhe materiale-teknike të disponueshme dhe një plan veprimi të koordinuar në zonat e krizës.
    6.    Angazhohet Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Punëve të Jashtme, Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Qendra për Menaxhim me Kriza dhe Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, me të gjitha institucionet tjera shtetërore kompetente, që ti vendosin në dispozicion të gjitha kapacitetet dhe resurset e disponuseshme, të cilat mund të vendosen në funksion për menaxhim me situatën.
     
    7.    Obligohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria për Transport dhe Lidhje, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Punëve të Jashtme, që deri në fund të ditës, të nominojnë anëtarë nga Selia kryesore pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza.
    8.    Solli Vendim për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë, me të cilën vendoset masa për lëvizje, gjegjësisht hyrje dhe dalje nga zonat në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë, si dhe masa për vendosjen e regjimit të posaçëm të banorëve brënda këtyre zonave.
     Regjimi I posaçëm I lëvizjes së popullatës brenda këtyre rajoneve ta konfirmoj Shtabi kryesor pranë Qendrës për menaxhim me kriza në planin aksional për parandalimin e përhapjes së virusit korona Covid-19 
    9.     Angazhohet, Ministria e Shëndetësisë- Komisioni për sëmundje infektive, të jap rekomandime/proktoll për atë se si dhe në cilën mënyrë të bëhen lëvizjet e transportuesve brenda dhe jashtë Republikës së Greqisë për furnizimin me naftë,  si dhe rajonet e Komunave Dibër dhe Qendra Zhupë në ë cilën është shpallur zonë krize, gjegjësisht si dhe në cilën mënyrë me anë të masave adekuate ti mbrojmë të njëjtit.
    Në mënyrë shtesë në  protokollet / rekomandimet nga  Komisioni për sëmundje infektive  të përfshihen të gjithë transportuesit (produkte gipsi, transporti ushqimor dhe produkte të tjera) që do të bëjnë furnizim brenda dhe jashtë komunave Dibër dhe Qendër Zhupa.
     
    11.     Angazhohet Ministria e Transportit dhe Lidhjeve dhe Drejtoria Doganore, në bazë ditore të informojnë qytetarët se cilët kalime kufitare janë të hapura për kalim.
    12.    Të mbyllen kalimet kufitare Xhepishte-Trebishte dhe kalimi kufitar Blato, si dhe të mbyllet Qendra e skijimit “Zare Lazarevski” në fsh.Mavrov – Anet e Mavrovës.
    Në bazë të kësaj Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për masat e parandalimit të përhapjes së virusit korona COVID-19 
    12.     Banorët e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa  të cilët janë jashtë territorit të këtyre komunave mund të kthehen në shtëpitë e tyre në 13.3.2020 deri në ora 00:00 në mesnatë.
    13.    Obligohet Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Agjencia për ilaçe dhe pajisje mjekësore - MALMED të kryejnë inspektime të koordinuara të jashtëzakonshme të të gjithë operatorëve ekonomikë që shesin fonde për mbrojtje nga virusi korona, në përputhje me masat, rekomandimet dhe udhëzimet e Qeverisë.
    15.    Obligohet Ministria e Punëve të Brendshme të përcaktoj një person  i cili do të jetë i angazhuar në rast të përdorimit nga intervenimi gjatë kryerjes së inspektimeve të jashtëzakonshme nga ana e inspektorateve.
    16.    Angazhohet Kabineti i zëvendëskryetarit të Qeverisë së RMV-së, i ngarkuar me çështje ekonomike  dhe koordinim me resorët ekonomik, rregullisht në bazë ditore deri në orën 12:00 të informoj Kryetarin e Qeverisë së RMV-së, për inspektimet e bëra nga ana e të gjithë inspektorateve
    17.    Obligohet Sektor i Marrëdhënieve me Publikun i RMV-së që këto konkluzione, masa dhe rekomandime menjëherë ti publikoj në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjta ti dërgoj deri tek të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.

    Mbledhja e 18-të e Qeverisë

    Qeveria e RMV-së, në mbledhjen e 19-të të rregull të saj, e shqyrtoi Planin aksional të Shtabit kryesor për menaxhimin me kriza për parandalim dhe menaxhimin e përhapjes së virusit korona COVID-19 në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në të cilën ekziston gjendje krize, në rajonet e komunave, Dibër dhe Qendra Zhupë dhe më pas konkludoi i njëjti që të ndryshohet dhe plotësohet me masat e reja:
    -- - Plani i veprimit duhet të rishikohet në bazë të rekomandimeve  të  rreja të dhëna nga Ministria e Shëndetësisë,
    - Puna e kapaciteteve prodhuese në zonat e komunave Dibër dhe Qendër Zhupa duhet të koordinohet më tej me një regjim special të punës në përputhje me veprimtarinë që ata kryejnë,
    Të pranohet oferta nga operatorët e telekomunikacionit dhe të përcaktohen katër masat / rekomandimet më të rëndësishme që duhet të dërgohen me SMS deri tek  qytetarët,
    - Rekomandohet që Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë Veriore, për zonën e Dibrës dhe Qendër Zhupës, gjatë kësaj periudhe, të veprojnë në përputhje me udhëzimet e detyrueshme, me lëndë dhe procedura që lidhen me situatën e krijuar,
    -I  rekomandohet që Këshilli Gjyqësor i Republikës së Maqedonisë së Veriut të lëshojë një urdhër që gjykata të funksionojë në komunën e Dibrës me të njëjtin parim si udhëzimet e detyrueshme të dhëna nga Prokuroria Publike,
    - Angazhohet Ministria e Mbrojtjes që të bëjë furnizim të shpejt të mjeteve për dezinfektim për nevojat e Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim dhe Armatës së RMV-së, në Pajtueshmëri me këtë angazhohet Biroja për furnizime publike të jap leje për furnizime.
    Në bazë të këtyre ndryshimeve dhe plotësimeve, Shtabi kryesor për menaxhim me kriza të ndryshoj dhe të plotësoj, Planin e veprimit për parandalim dhe menaxhim me përhapjen e virusit korona COVID-19 në një pjesë të territorit të RMV-së, në të cilën ekziston gjendje krize, në rajonet e komunave, Dibër dhe Qendër Zhupa.
    Në këtë mbledhje, në lidhje me nevojat për ndërmarrjen e masave shtesë dhe aktiviteteve për  parandalim nga shpërndarja e virusit korona COVID-19 dhe në përputhje me propozimet të dalura nga diskutimet gjatë mbledhjes së qeverisë. Qeveria i miratoi këto konkluza:
    1. Qeveria formon Shtab kryesor për koordinim me krizë, me të cilën do të udhëheq Kryetari i Qeverisë së RMV-së, dhe në përbërje me të gjithë zëvendëskryetarët e Qeverisë, ministri i Shëndetësisë, ministri i Mbrojtjes, ministri i Punëve të Brendshme, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, ministri për Financa, ministri për Arsim dhe Shkencë, ministri për Punë të Jashtme, drejtori i Qendrës për menaxhim me kriza dhe drejtori i Direkcionit për mbrojtje dhe shpëtim, në mënyrë që të bëhet koordinim i plotë në këtë organ.
     
    Në rast nevoje, duke patur parasysh situatën, në punën e Shtabit kryesor për koordinim me krizën mund të kyçen edhe institucione tjera kompetente dhe ekspert. Shtabi kryesor për koordinim me krizën të takohet në bazë ditore, paradite në hapësirat e Qeverisë së RMV-së, menjëherë pas mbajtjes së takimit të Komisionit për sëmundje infektive pran Ministrisë së Shëndetësisë.
     
    2. Të mbyllen të gjitha kalimet kufitare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, përveç, kalimeve kufitare, Tabanovcë, Deve Bair, Qafa e Thanës, Bogorodica dhe Bllacë, të cilët do të jenë të hapur për kalim të udhëtarëve dhe veturave.
    3. Të ndërpres punën aeroporti “Sv. Apostol Pavle” në Ohër” gjegjësisht të mbyllet kalimi kufitar i këtij aeroporti, pas 48 orëve pas miratimit të kësaj mase tjetër.
    4. Të ndalohet hyrja në territorin e RMV-së të shtetasve të huaj edhe nga vendet me rrezik të mesëm në përputhje me Listën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të publikuar në ueb faqen e Ministrisë së Shëndetësisë, përveç të atyre personave për të cilën Ministria e Punëve të Brendshme do të jep leje sipas mendimit nga Shtabi kryesor për koordinim me krizë, i cili do të vërtetoj se ekziston interes i veçantë shtetëror dhe ekonomik. Këto persona të hynë në shtetin tonë nën kushte të veçanta dhe mbrojtje, në përputhje me protokollin e Ministrisë së Shëndetësisë.
    5. Të mbyllen për vizitorët të gjitha shitoret në Qendrat Tregtare në territorin e RMV-së, përveç supermarkteve, shitoreve për ushqim dhe barnatoreve. Të gjithë personat tjerë juridik mund të punojnë dhe të realizojnë shitje në mënyrë alternative ( porosive on-line, dhe ato telefonike) dhe të bëhet dërgesa e porosive.
    6. Ndërpritet puna e të gjithë restoranteve, kafeneve, bareve, kazinove, bastoreve sportive dhe objekteve tjera shërbyese;
    7. Të gjithë objektet hotelerike, të cilët bëjnë përgatitje dhe shitje të ushqimit mund të punojnë, pa vizitë të klientëve (mysafirëve) dhe të realizojnë shitje në mënyrë alternative (me anë të porosive on-line dhe telefonave) dhe të bëjnë dërgesën ose të mundësojnë marrjen e porosisë vetëm jashtë objektetit hotelerik (me anë të shtandeve, pulteve dhe të ngjashme)
    Në pajtim me këto masa, Qeveria solli Vendim për plotësimin e Vendimit për masat dhe parandalimin e përhapjes së virusit korona COVID-19
    8. Angazhohet Ministria e Shëndetësisë, që çdo shtetasi tonë i cili hynë në kalimet kufitare në RMV, ndërkaq udhëton nga vendet me rrezik të madh ose të mesëm, gjatë hyrjes, në kalimin kufitar ti jap një deklaratë me shkrim për zbatimin e vetizolimit të obligueshëm dhe i njëjti të nënshkruaj një deklaratë me shkrim nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale se do të vetë-izolohet në të cilën ai do të rendisë detajet e tij personale, duke përfshirë adresën dhe vendin e qëndrimit gjatë vetë-izolimit.
    9. Angazhohet Sekretariati për Çështje Evropiane, të përgatis dhe në mënyrë urgjente deri tek Qeveria të dorëzoj analizë komparative për të gjitha masat e ndërmarra dhe mënyrën e zbatimit të tyre në shtet me rrezik të lart dhe të mesëm.
    10. Angazhohet Ministria e Financave – Drejtoria Doganore, në bashkëpunim me Ministrin e Ekonomisë, Ministrin e Bujqësisë  Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave dhe Ministrisë për Punë të Jashtme, urgjent të formohet grup pune, me qëllim që deri ditën e hënë të përgatis informacion/propozim për import dhe eksport të produkteve ushqimore
    11. Angazhohet Ministria e Punëve të Brendshme të informoi publikun dhe subjektet ekonomike se dërgesa e produkteve ushqimore, medikamenteve dhe mallrave të tjera të nevojshme  në rajonet e komunave Dibër dhe Qendër Zhup ku ekziston gjendje krize do të behet veçanërisht në periudhën prej orës 8:00 deri në orën 14:00.
    Për shkak të vazhdimi me punë të kapacitet industrial Knauk Radika Dibër do të mundësohet sigurim i kalimit të veturave me të cilët bëhet transporti i resurseve dhe mallrave  në rajonet ku ekziston gjendja e krizës. Veturat me të cilën bëhet transporti i mallrave dhe veturave të kompanisë Knauf do të udhëzohen drejt punktit të sigurisë në drejtim të Hidroelektranave Shpile dhe Globoçica ose tek punkti i sigurisë tek ura e Boshkut, prej ku me shoqërim të policisë do të drejtohet në drejtim të rajoneve të komunave Dibër dhe Qendër Zhupa ku ekziston gjendja e krizës. Shkarkimi i mallrave do të kryhet veçanërisht nga personat të cilët janë në rajonet ku është shpallur gjendja e krizës, ndërkaq shoferit dhe veturës ose bashkudhëtarit të tij nuk do ti lejohet dalja nga vetura. Pas shkarkimit të mallrave, vetura gjithashtu nën shoqërim të policisë kthehet në një nga punktet e sigurisë ku pas dezinfektimit të kryer do të mund që lëvizje të lirshëm jashtë territorit në të cilën është shpallur gjendja e krizës.
    12.Obligohet Sektor i Marrëdhënieve me Publikun i RMV-së që këto konkluzione, masa dhe rekomandime menjëherë ti publikoj në ueb faqen e Qeverisë dhe të njëjta ti dërgoj deri tek të gjitha mediet e shkruara dhe elektronike me qëllim informimin e rregullt të qytetarëve.

    Mbledhja e 19-të e Qeverisë

    Masat dhe rekomandimet e ministrive

    Kontakte më të rëndësishme

    INFORMACIONE DHE ÇËSHTJE ADMINISTRATIVE

    Institucioni

    Personi për kontakt

    e-mail

    telefon

    Ministria e Shëndetësisë

    Elena Ristoska

    administrativniprasanjakorona@zdravstvo.gov.mk

    076 445 967

    Ministria e Shëndetësisë

    Sanja Sazdovska

    administrativniprasanjakorona@zdravstvo.gov.mk

    075 268 829

    Ministria për Punë dhe Politikë Sociale

    Martina Ivanova

    mivanova@mtsp.gov.mk

    070 960 519

    Ministria për Punë dhe Politikë Sociale

    Ivona Kusakatska

    ikusakatska@mtsp.gov.mk

    072 278 043

    Ministria e Mbrotjes

    Dragan Karullovski

    dragan.karulovski@mod.gov.mk

    02 328 2539

    Ministria e Mbrotjes

    Besim Hasallari

    besim.hasalari@mod.gov.mk

    02 328 2535

    PYETJE QË PARASHTROHEN SHPESH

    Sa është i rrezikshëm COVID-19?

    Si edhe sëmundjet e tjera respiratore, infeksioni me COVID-19 mund të shkaktojë simptoma të lehta si: rrjedhje e hundës, dhimbje në fyt, kollë dhe ethe. Te disa persona mund të paraqitet pamje e rëndë klinike, gjegjësisht mund të zhvillohet pneumoni ose vështirësi në frymëmarrje.

    A mund COVID – 19 të nga një person në tjetrin?

    Po, COVID-19 shkakton sëmundje respiratore dhe mund të përcillet nga një person në tjetrin, zakonisht nga kontakti i afërt me të sëmurin, për shembull në shtëpi, në vendin e punës ose në institucionin shëndetësor.

    Cili mund të infektohet me COVID-19?

    Personat të cilët jetojnë ose udhëtojnë në zonën ku qarkullon COVID-19 mund të rrezikohen nga infeksioni. 

    Cili është në rrezik nga zhvillimi i simptomave më të rënda nga COVID-19?

    Duhet të bëhen hulumtime shtesë për të dhënë informacione të sakta për atë si COVID-19 ndikon te njerëzit. Sipas të dhënave në dispozicion, të moshuarit dhe personat me sëmundje paraprake (diabet, sëmundje të zemrës e të tjera), janë më tepër të rrezikuar nga zhvillimi i simptomave më të rënda.

    Si përcillet COVID-19?

    Virusi i ri korona është virus respirator i cili në mënyrë parësore përcillet përmes kontaktit me personin e sëmurë, gjegjësisht përmes sekreteve të tij respirator të cilat spërkaten si pika të imëta, kur i infektuari kollitet ose teshtin, nëpërmjet pështymës ose rrjedhjes së hundës. Është me rëndësi të praktikojnë higjienë personale të mirë. Për shembull kur teshtini ose kolliteni përdorni facoleta për një përdorim dhe menjëherë hidheni, ndërsa përderisa nuk keni facoletë mbuloni gojën dhe hundën me dorë të kthyer nga ana e brendshme e bërrylit. Gjithashtu, është shumë me rëndësi njerëzit rregullisht ti lajnë duart mirë me sapun dhe ujë ose me dezinfektues bazuar në alkool

    Sa gjatë mbijeton COVID – 19 në sipërfaqe?

    Ende nuk është e njohur sa gjatë mbijeton COVID – 19 në sipërfaqe, edhe pse informacionet e para sugjerojnë se virusi mund të mbijetojë disa orë. Mjetet e rëndomta për dezinfektim mund të zhdukin virusin, me të cilin nuk do të mund të infektohen njerëz të tjerë.

    A mund COVID – 19 të merret nga personi i cili nuk ka simptoma?

    Sipas të dhënave që i posedojmë, konsiderohet se është e mundur personat e infektuar me COVID – 19 të infektohen edhe para se të zhvillojnë simptoma të sëmundjes. Megjithatë, virusin më shpesh e përhapin personat të cilët kanë simptome.