Në bazë të konkluzave dhe rekomandimeve të miratuara nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Shëndetësisë, për preventive dhe mbrojtje të shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve nga virusi korona, Shërbimi për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta i Qeverisë, , sot falas shpërndau mjete për dezinfektim të duarve në më shumë ministri, institucione qeveritare, si dhe në një pjesë të organeve në përbërje të ministrive.
Mjetet për dezinfektim të duarve dedikohen për të gjithë punonjësit në institucione, si dhe për qytetarët që i përdorin shërbimet e tyre, sepse shëndeti i qytetarëve është mbi të gjitha
Gjatë fundjavës do të realizojnë dezinfektim në të gjitha hapësirat e ministrive, si dhe në organet e administratës.
Dezinfektimi do të bëhet gjithashtu edhe në ndërtesat rezidenciale të presidentit të shteti dhe të kryetarit të qeverisë, në klubet e organeve të administratës shtetërore (ambientet e hotelerisë), në depot e shërbimeve të përgjithshme, si dhe në Shërbimin për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta të qeverisë.
Kjo masë për dezinfektim, si dhe furnizimi i institucioneve me mjete për dezinfektim të duarve do të vazhdojë disa herë, do të zbatohet në institucione, veçanërisht atje ku ka frekuencë më të madhe dhe komunikim të qytetarëve me administratën si kontribut për parandalimin e përhapjes, parandalimin dhe mbrojtjen e shëndetit publik dhe shëndetit të qytetarëve.