Plotësim nga mbledhja e 19-të e Qeverisë: Qeveria i rekomandoi Prokurorisë Publike që në mënyrë urgjente dhe prioritare ti punojë lëndët që kanë të bëjnë me vendimet dhe masat për parandalimin e virusit korona

Si plotësim i konkluzioneve dhe rekomandimeve nga mbledhja e 19-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut rekomandon Prokurorinë Publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut që të jep udhëzime dhe rekomandime për veprim urgjent dhe prioritar të të gjitha prokurorive publike në shtet në procedurat të procesuara nga ana e institucioneve komptetente lidhur me vendimet, masat dhe rekomandimet e sjella nga ana e Qeverisë së RMV-së dhe institucioneve tjera shtetërore.

Qeveria u rekomandon të gjithë punëdhënësve në RMV, gjegjësisht secilit person udhëheqës në institucione, varësisht prej llojit të punës dhe mundësive, ta organizojë punën dhe mënyrën e punës së punonjësve prej në shtëpi, pa e prishur funksionimin e rregullt dhe normal të institucionit.

Në këtë mbledhje Qeveria solli Vendim për ndryshimin dhe shtipin e Vendimit për amsat dhe për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona, me të cilën mbyllen të gjitha vendkalimet kufitare në RMV për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, përveç vendalimeve kufitare Tabanoc, Deve Bair, Qafë Thanë, Bogorodicë dhe Bllacë.

Në vendkalimet kufitare të cilat janë të mbyllura për kalimin e udhëtarëve dhe automjeteve, lejohet vetëm kalimii automjeteve transportuese.

Në linqet në vijim mund ti gjeni:

Draft-procesverbalin me të gjitha konkluzionet e mbledhjes së 19-të të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbajtur me 19 mars të vitit 2020, këtu këtu.

Vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për masa për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së virusit korona, këtu.