MPJ-ja ka dërguar notë deri tel MPJ-ja sllovene dhe kroate për konvojet e reja

Lidhur me ngecjen e trasnportuesve rrugor të Maqedonisë së Veriut në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë, nga MPJ-ja informojnë se dje është siguruar konvoj për një numër të caktuar të transportuesve të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin të shoqëruar nga policia sllovene dhe transituan përmes territorit slloven rrugës drejt destinacionit të fundi – Republika e Maqedonisë së Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë së Veriut informoi se me të gjitha resurset dhe përpjekjet e saja, përmes përfaqësive diplomatike-konsullore në Lubjanë dhe Zagreb, tenton të sigurojë transitim sa më të shpejtë dhe sigurim të kthimit mbrapa të të gjithë transportuesve tanë.

Gjithashtu i dërguam një notë MPJ-ve Sllovene dhe Kroate, duke kërkuar kyçjen e shpejtë të transportuesve maqedonas (automjete të lehta, kombi, autobusë dhe kamionë) në kolonat e ardhshme të planifikuara nga palët sllovene dhe kroate. Në këtë kontekst, MPJ dhe  Nikolla Dimitrov janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Sllovenisë, Shtabin e Krizave dhe ambasadoren Jazec.

Nga MPJ-ja e Sllovenisë dhe Shtabi slloven i krizës njoftojnë se të paktën 3 – transportues presin në vendkalimet kufitare në kufirin mes Italisë dhe Sllovenisë dhe sigurojnë se vazhdimisht organizojnë konvoje, duke pasur kujdes në pjesëmarrje të drejtë të transportuesve nga të gjitha shtetet në rajon.