Nga mbledhja e 24-të e Qeverisë: Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përpilojnë plan të detajuar operativ për zbatimin e masave më të rrepta dhe shpërndarjes së masave restriktive

Në mbledhjen e sotme të 24-të, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut e shqyrtoi dhe e miratoi Procesverbalin e Mbledhjes së pestë të Shtabit kryesor koordinativ të krizave për sigurimin e koordinimit të tërësishëm për parandalimin e sjelljes dhe shpërndarjes së virusit korona COVID – 19, mbajtur më 20 mars të vitit 2020.

Në përputhje me propozimet e paraqitura në mbledhje, Qeveria miratoi këto konkluzione:

  1. Obligohet Komisioni për sëmundje infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë, që të përpilojë propozim të detajuar me shkrim me masat dhe rekomandimet për sjelljen e masave më të rrepta dhe më restriktive për parandalimin e sjelljes dhe shpërndarjes së virusit korona COVID-19 (ndalesë dhe regjim i posaçëm i lëvizjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut gjatë ditës dhe natës, organizim i transportit publik, puna me ndërrime, kategoritë e përfshira sipas moshës) dhe të njëjtat ti dorëzojë në Qeveri, për mbledhjen që do të mbahet më 21 mars të vitit 2020 (e shtunë).

 

Qeveria e ngarkoi ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe, të përcaktojë dy epidemiologë që do të marrin pjesë në mbledjen e Qeverisë, në mënyrë që të arsyetojnë masat dhe rekomandimet e propozuara anëtarëve të Qeverisë.

 

  1. Obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, të përpilojnë plan të detajuar operativ për zbatimin e masave më të rrepta dhe shpërndarjes së masave kufizuese, me qëllim parandalimin, sjelljen dhe përhapjen e virusit korona COVID – 19.

 

  1. Obligohen Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Mbrojtjes dhe Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në kuadër të kompetencave të tyre, menjëherë të veprojnë drejt zbatimit të masave dhe rekomandimeve të miratuara deri më tani nga ana e Qeverisë.

 

  1. Të gjithë personat që nuk e respektojnë masën për vetë-izolim duhet të vendosen në karantinë shtetërore dhe kundër tyre të fillohet procedurë përkatëse. Shpenzimet gjatë qëndrimit në karantinë shtetërore do të paguhen nga ata që nuk e kanë respektuar këtë masë.

    Për këtë qëllim, angazhohet Ministria e Drejtësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, të përgatisin dekret përkatës me ligjit që do të standardizojë me ligj të gjithë procedurën për zbatimin e karantinës shtetërore.

 

  1. Obligohet zëvendëskryetarja e Qeverisë së RMV-së e ngarkuar për çështje ekonomike dhe për koordinim me resorët ekonomikë, Milla Carovska, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë dhe Ministrinë e Drejtësisë, të përgatisin dekret me fuqi ligjore, në të cilin do të standardizohen kompetencat e të gjithë inspektorateve dhe inspektorëve (kompetencat e inspektorëve në Inspektoratin Shtetëror të Tregut të transferohen në të gjitha shërbimet për inspektim).

    Me propozim të ministrit për Transport dhe Lidhje, Goran Sugareski, Qeveria vendosi ta ndryshojë Konkluzionin numër 5 nga Mbledhja e njëzestë e Qeverisë, e mbajtur më 16 mars të vitit 2020 dhe të jetë:
     

 

-Shoferët profesional të automjeteve transportuese të cilët hyjnë dhe dalin nga Republika e Maqedonisë së Veriut, të cilët nuk kanë leje të lëshuara nfa Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, të lëshohen në kalimet kufitare gjatë hyrjes dhe daljes, por të njëjtët janë të obliguar të sigurojnë dhe ta dorëzojnë lejen jo më vonë se më 24 mars të vitit 2020
 

-Obligohet Ministria për Transport dhe Lidhje të paraqesë dokument në eksell të cilin e ka në dispozicion, për certifikatat e lëshuara të shoferëve profesional për pjesëmarrje në trafikun ndërkombëtar rrugor deri te Ministria e Punëve të Brendshme. Personat e përmendur në këtë dokument, patjetër duhet të kenë certifikatë të vlefshme për pjesëmarrje në trafikun rrugor ndërkombëtar, të lëshuar nga Ministria për Transport dhe Lidhje, me qëllim që të njëjtët të mos u nënshtrohen kontrolleve policore për të vepruar pas deklaratës për vetë-izolim.

 

Në këtë mbledhje u shqyrtua edhe Informacioni i Ministrisë për Punë të Jashtme për numrin e shtetasve tanë të cilët kjo situatë i zuri në shtetet tjera. Për tu siguruar mundësi të kthehen në vend, Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Ministrinë për Transport dhe Lidhje që të përpilojnë plan të posaçëm për fluturime humanitare, ndërsa obligim i tyre ligjor kur të kthehen është të pranojnë se do të duhet të kalojnë një numër të caktuar ditësh në kushte karantine për sigurinë e tyre dhe të gjithë qytetarëve tjerë.

 

Qeveria e shqyrtoi edhe Informacionin për aktivitetet për menaxhim me shtetasit e RMV-së të ngecur jashtë shtetit, me Propozim-vendim, e shqyrtoi Informacionin dhe e miratoi tekstin e ri të Vendimit për zbatimin e karantinimit shtetëror të obligueshëm të shtetasve të RMV-së të kthyer nga vendet e huaja me fluturime humanitare.

 

Me këtë rast, Qeveria i solli këto konkluzione:

 

  1. Qeveria formon grup koordinativ të punës, me të cilën do të udhëheq Sekretari Shtetëror i Qeverisë së RMV-së, Dragi Rashkovski, që do të përbëhet nga: Pece Mirçeski, drejtor i Shërbimi për çështje të përgjithshme dhe të përbashkëta të Qeverisë së RMV-së dhe përfaqësues nga Ministria për Punë të Brendshme, Ministria për Transport dhe Lidhje dhe Ministria për Punë të Jashtme, me qëllim që të sigurohet mbështetje logjistike dhe operacionalizim i Vendimit për zbatimin e karantinimit shtetëror të obligueshëm të shtetasve të RMV-së të kthyer nga jashtë me fluturime humanitare dhe kushtet për marrje dhe transport të personave deri në objektet në të cilat do të jenë të vendosur këto persona në karantinë shtetërore.
  2. Pagesa e biletës së aeroplanit të fluturimit të organizuar do të mbulohen nga udhëtari, ndërsa shpenzimet për akomodim, transport nga aeroporti dhe ushqimi do të mbulohen nga Buxheti i RMV-së.
  3. Objektet të cilat do të përcaktohen për karantinë shtetërore të sigurohen nga anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe anëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut (secili kat i objektit dhe hapësira rreth objektit).
  4. Periudha gjatë të cilës këto persona do të vendosen në karantinë shtetërore të jetë më së paku 15 ditë, menjëherë pas arritjes së tyre në shtet.
  5. Personat të cilët do të vendosen në karantinë shtetërore të jenë një deri në dy persona në hapësirë.
  6. Ushqimi për këta persona duhet të shpërndahet drejtpërdrejt në hapësira, ndërsa higjienën në të njëjtat duhet ta mirëmbajnë vetë.

    Për këtë, në rast se është e nevojshme, obligohen Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Punëve të Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë të përpilojnë propozim-dekret me fuqi ligjore, në të cilën këto konkluzione do të standardizohen me ligj.

    Qeveria e obligoi Ministrinë e Punëve të Brendshme që secili person i cili do të del jashtë kufirit të RMV-së, tu nënshkruhet deklaratë personale se po del nga shteti në përgjegjësi të vet dhe se është i njoftuar se për shkak të pandemisë me virusin korona, një numër i madh i shteteve i mbyllën kufijtë dhe se lëvizja në vendet e jashtme është vështirësuar, për shkak se organet shtetërore të RMV-së nuk mund të garantojnë ndihmë në kohë për kthim në shtet.
     

Në mbledhjen e sotme, Qeveria soli vendim për ngrirjen e çmimeve miratoi vendimin për ngrirjen e çmimeve të limonit, portokallit, mandarinës, grejpfrutit dhe klementinëve dhe përcaktoi marzhë më të lartë të këtyre prodhimeve të jetë ajo e cila është vendosur deri me 11 mars të vitit 2020 kur nga ana e Organizatës Botërore të Shëndetësisë, u shpall pandemi e virusit Korona.

Qeveria e RMV-së, miratoi vendime me rëndësi që vlefshmëria e dokumenteve të udhëtimit dhe letër njoftimeve, afati i të cilëve u është skaduar të vazhdoj gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Qeveria solli vendim për vlefshmërinë e lejeve të vozitjeve afati i të cilëve ka skaduar të zgjatet  gjatë kohës së gjendjeje së jashtëzakonshme, dhe të gjitha veprimet procedurale për kryerjen e trajnimeve për aftësimin e kandidatit për shofer në auto shkollat dhe për kryerjen e testit për shofer të kandidatit për shofer në qendrat e provimit, si dhe afatet e vlefshmërisë së dokumenteve që në bazë  të ligjit janë të vërtetuara për implementimin e trajnimeve, gjegjësisht provimeve, të ndërpriten, gjegjësisht të suspendohen gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në mbledhje janë miratuar  edhe dekrete ligjore, me të cilin provimi profesional për vlerësim, si dhe kalimi I provimit për përvetësimin e autorizimit për gjeodet të autorizuar, anulohet gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme.

Në këtë mbledhje Qeveria e RMV-së e shqyrtoi dhe miratoi Informatën për nevojën e ridizajnimit të linjës  e Fondit të posaçëm Kreditor Kreditore dhe linjës kreditore për energji efikase dhe burimet e ripërtërishme të energjisë me qëllim vendosjen e të njëjtave në funksion për uljen e pasojave nga virusi korona Covid-19 dhe e miratoi tekstin e Propozim-Aneksit drejt marrëveshjes për administrimit të Fondit të posaçëm Kreditorë  dhe e autorizoi dr. Nina Angelovska, ministre e Financave që në emër të Qeverisë të lidh Aneks- Marrëveshjen me Bankën për Zhvillim të Maqedonisë së Veriut në drejtim të vendosjes  të mjeteve në vlerë prej 276.750.000 denar (4.5 milion euro) në funksion të uljes së pasojave ndaj ekonomisë prej virusit Korona, Covid-19.

 

Në mbledhje është shqyrtuar dhe miratuar informacioni për kryerjen e inspektimeve në periudhën nga 16 deri në 18 mars.

Inspektorati shtetëror dhe sanitar ka kryer 79 kontrolle. Është konstatuar se transportuesit publik tek të cilët është bërë kontrolli mbajnë nivel të lartë të higjienës, në bazë të obligimit që u është dhënë. Në lidhje me kontrollin gjatë hyrjes së udhëtarëve në aeroportin e Shkupit dhe kalimet kufitare deri sa ishin të hapura, është konstatuar se të gjithë pacientët kanë nënshkruar deklaratë me shkrim me të cilin ata, nën përgjegjësinë e plotë morale, materiale dhe penale, marrin përsipër të qëndrojnë në izolim dhe për të njëjtën u është dhënë urdhër me shkrim.

Agjencioni për barna dhe pajisje mjekësore (MALMED) në periudhën e njëjtë ka kryer gjithsejtë 17 kontrollime të jashtëzakonshme me çka është konstatuar se të gjitha çmimet e ngritura tek barnatoret janë për shkak të ngritjes së çmimeve të produkteve.  

Inspektorati shtetëror i tregut ka kryer rreth 8.200 mbikëqyrje në periudhën raportuese. Është konstatuar se nuk ka rritje të çmimeve në markete, ndërkaq pjesa më e madhe e subjekteve i respektojnë masat e Qeverisë së RMV-së në lidhje me ndalesën ose mënyrën  dhe kohën e punës.

Nga ana e shërbimeve të inspektimit janë  mbyllur 6 objekte  hoteliere në Shkup, 3 në Tetovë, 2 në Manastir dhe Gostivar dhe një në Kumanovë.

Inspektorati shtetëror për transport ka konstatuar se trafiku ndërkomunal zhvillohet me intensitet të ulët nga 68-80 për qind dhe ende po zvogëlohet nga ana e transportuesve, ndërkaq transporti ndërkombëtar për udhëtarë  është ndërprerë tërësisht.

Në lidhje me të drejtat nga marrëdhënia e punës, Inspektorati shtetëror i punës kreu një total prej 573 kontrolleve në tre ditët e kaluara, me çka janë sjellë  5 vendime dhe 26 njoftime për  punëdhënësit  që nuk kanë  zbatuar rekomandimet e Qeverisë.