MPB: Gjatë 24 orëve 103 persona nuk e kanë respektuar ndalesën për kufizim të lëvizjes në periudhën nga 21 deri në ora 05:00

Në bazë të statistikave të Ministrisë së Punëve të Brendshme gjatë natës së kaluar (24/25.03) në territorin e vendit në lidhje me mosrespektimin e ndalesës për lëvizje në periudhën prej orës 21 deri orën 5, policia i ka evidentuar 103 persona të cilët nuk e kanë respektuar këtë masë, me ç’rast 63 person janë arrestuar, 31 persona janë paralajmëruar dhe në të njëjtën kohë janë bërë edhe nëntë procesverbale në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme janë evidentuar evidentuar 39 persona të cilëve u janë dhënë vendime për izolim dhe 111 qytetarë të cilët në vendkalimet kufitare kanë nënshkruar deklarata për vetizolim. Janë kryer edhe 61 kontrolle në objekte hotelerie dhe të tjera dhe është konfirmuar se vetëm në një rast nuk janë respektuar rekomandimet dhe masat e Qeverisë.