Filipçe: Nga sot filloi të jepet terapia e lejuar për virusin korona, qytetarët assesi mos ta marrin kokë në vete

"Duke pasur parasysh që të gjitha procedurat janë përfunduar zyrtarisht, në komisionet, në Agjencinë e Barnave, sot dy pacientë në Klinikën e Sëmundjeve Infektive tashmë janë vënë në terapi. Është e nevojshme të bëhet analizë kardiologjie EKG, sepse ekziston një kundër indikacion, kështu që nuk u jepet të gjithë pacientëve. Njerëzit të mos tentojnë të blejnë kokë në vete ose të përpiqen të gjejnë ilaçet, duhet t'u jepet sipas një indikacioni të saktë i një mjeku specialist", apeloi Ministri i Shëndetësisë Venko Filipce në konferencën e sotme për shtyp.

Ministri Filipce informoi se ka edhe një paciente që ka ndërruar jetë nga virusi korona. Ajo është një paciente, nga Dibra, që ka qenë në aparat për frymëmarrje për një kohë të gjatë, me gjithë përpjekjet e mjekëve, infermierëve dhe kujdesit intensiv, ajo ndërroi jetë sot.

Pacientja ishte 66 vjeçe dhe në  historikun e saj kishte të dhëna se ka marrë terapi kronike për hipertension.

"Në 24 orët e kaluara, deri sot në orën 12 pasdite, ka 29 raste të reja të pacientëve të diagnostikuar me virus korona në vendin tonë, sipas qyteteve: Shkupi 20, Kumanova tre, Velesi tre, Prilepi dy dhe Dibra një. Si rezultat i kësaj, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar deri sot në orën 12 është 177. Sipas vendbanimit, deri më tani pacientë janë regjistruar në qytetet vijuese: Shkup, Dibër, Kumanovë, Shtip, Kavadar, Ohër, Gostivar, dhe sot në Prilep dhe Veles”, tha ministri Filipce.

Ai informoi se në  Klinikën e sëmundjeve infektive janë testuar  katër pacientë që janë shëruar për një kohë të gjatë dhe ato teste kontrolluese, të marra dy ditë më parë janë negative. Nga ato katër, tre janë në gjendje shumë të mirë. Të gjithë ata do t'i nënshtrohen një testi tjetër kontrollues, në përputhje me protokollin gjatë ditës së nesërme dhe nëse edhe ai test është negativ, të tre pacientët do të jenë të gatshëm të dërgohen për shërim në shtëpi.

"Nga 29 raste të reja, pesë persona janë nga Klinika e Dermatologjisë, të cilët pas 16 ditësh të kaluar në izolim pa asnjë simptomë të materialeve të marra - teste, duke pasur parasysh që periudha e inkubacionit kishte kaluar, patën një rezultat pozitiv. Kolegët janë në gjendje të mirë të përgjithshme, praktikisht janë asimptomatik, duke pritur që të kalojë periudha 14-ditore dhe të vazhdojnë në vetë izolim në shtëpi, në përputhje të gjendjes së tyre në komunikimin intensiv me kolegët nga Klinika Infektive.  Duke pasur parasysh se në këtë grup ka më shumë njerëz, sot janë këto pesë raste pozitive nga 30 të testuar dhe në ditët në vijim të gjithë do të vazhdojnë të testohen të ndarë në grupe, duke ekzaminuar rezultatet e pacientëve të tjerë që vijnë nga vende të tjera. Pra, njerëzit janë të ndarë në disa grupe, në më shumë cikle dhe të gjithë duhet të përfundojnë brenda katër ose pesë ditëve të ardhshme”, theksoi Ministri Filipce.

Ministri Filipce gjithashtu u ndal edhe në më shumë hollësi në lidhje me pacientët dhe rreth diagnostikimit të virusit korona - duke vlerësuar se është mirë që në një fazë shumë të hershme zbulohen një pjesë e pacientëve të ri të diagnostikuar,  në mënyrë që sistemi shëndetësor të amortizoj numrin e pacientëve.

“Në kuptim epidemiologjik dhe në perspektivë të trajtimit për sa i përket terapisë të zbulohet pacienti, kjo  veçanërisht të jetë bartës i virusit dhe mos të ketë asnjë simptomë është e mirë sepse merren masa shtesë. Praktikisht, ne mund të përgatitemi për t'ju dhënë terapi të përshtatshme. Ne analizojmë përvojat e pothuajse të gjitha vendeve në botë, ekipit të ekspertëve në kuadër të Komisionit për sëmundje infektive, epidemiologë, infektologë, profesorë të Fakultetit të Farmacisë, më shumë klinika në Shkup, ne komunikojmë intensivisht në ditët e kaluara. Ne i analizojmë të gjitha botimet, analizojmë përvojat e zbatuara tashmë në disa vende, dëgjojmë për masat në vendet përreth dhe konsiderojmë se me këtë qasje, me anketime të hollësishme epidemiologjike, testime kur periudha e inkubacionit ka mbaruar dhe me apele dhe mesazhe të fuqishme që këto masa të vetë izolimit, respektimi i ndërprerjes së kontakteve sociale, janë më të mirat që mund të bëhen në këtë moment dhe duhet të bëhen në vendin tonë ”, theksoi ministri Filipce.

Ai njoftoi se në fundjavë ose në fillim të javës tjetër do të dalë me statistika të hollësishme se çfarë po ndodh me numrin e pacientëve deri më tani, me diagrame të qarta se si sillen numrat dhe pritjet normale brenda një shkalle të mundshme gabimi, sipas analizave të  epidemiologëve. .

"Në këtë moment sot do të kemi një numër përfundimtar të të gjitha laboratorëve, sipas vizitës dhe takimeve eksperte të udhëheqëses së laboratorit në Institutin e Shëndetit Publik të institucioneve private dhe nëse i plotësojnë kushtet kanë të drejtë të bashkohet në rrjet për të rritur kapacitetin e testeve. Pikat e kontrollit funksionojnë mirë, mjekët amë caktojnë takime. Sot u zhvillua edhe një takim për mënyrën e kryerjes së testimit mobil, veçanërisht në vendet, qytetet ku mendojmë se më së shumti duhet të lehtësohet qasja e pacientëve që të mund t’u qasemi edhe grupeve potenciale të rrezikuara", tha ministri Filipce.

Lidhur me trajtimin (terapinë), Filipce informoi se sot do të përfundojnë të gjithë ekzaminimet kardiologjie e të gjithë pacientëve të shtruar në Klinikë, pas së cilës do të përcaktohet se cili grup pacientësh do të marrë këtë trajtim.

Në të njëjtën kohë, tashmë po bëhet një plan si të bëhet e njëjta gjë për ata që janë në shtëpi. Ai trajtim do të bëhet në spital. Kështu që atyre nuk do t’ju përcaktohet ta pranojnë në shtëpi vetëm për të cilat tashmë është duke u organizuar një sistem.

Ministri Filipce u bëri thirrje qytetarëve që të gjithë jemi të barabartë para këtij kërcënimi me virusin dhe duhet t'u përmbahemi rekomandimeve, rregullave - sepse nëse nuk zbatohen masat nuk do të jemi të mbrojtur.

"Praktikisht secili është i rëndësishëm në këtë betejë me sjellje të përgjegjshme, duke ndjekur këshillat e Qeverisë, që vijnë përmes komisioneve të ekspertëve, personat ekspert, nga Komisioni i sëmundjeve infektive, Shtabit Qendror të Qeverisë, këto janë rekomandime zyrtare, të mbështetura me ekspertizë, bazuar në vlerësimet shkencore epidemiologjike dhe kapacitetet e sistemit shëndetësor. Ne të gjithë jemi përgjegjës për këtë sfidë, sepse ne vetëm se bashku mund ta kapërcejmë këtë sfidë të madhe”, potencoi ministri Filipce.