Karantinat shtetërore janë të sigurta dhe me kontrolle të rrepta, qytetarët tanë që qëndrojnë atje nuk paraqesin kërcënim për askënd

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut u bën thirrje qytetarëve në vend të jenë të sigurt se të gjitha masat e marra për të pranimin e shtetasve tanë që gjenden jashtë vendit, janë bërë sipas standardeve më të larta shëndetësore. Bëhet fjalë për sigurimin e 2104 shtretërve në të gjithë vendin tonë, në 19 objektet akomoduese, nga të cilat 1082 shtretër janë të zënë.

Qytetarët të cilët janë të vendosur në karantina shtetërore nuk janë kërcënim për askënd, ndërsa objektet sigurohen nga policia dhe ushtria. Asnjë qytetar i vendosur në karantinë shtetërore nuk duhet të largohet nga dhoma e tyre  dhe as nga objekti për 14 ditë, ndërsa çdo kat i objektit akomodues kontrollohet dhe mbikqyret rreptësishtë nga ushtria dhe policia. Nuk ka nevojë për tu brengosur, e as për panik.

Për secilin nga të prekurit është kryer tretman epidemiologjik dhe është vendosur regjim i përshtatshëm i karantinës në objekt  ku është plotësisht i sigurt e kontrollohet dhe në mbikëqyrje të rreptë. Nuk ka vend për shqetësim dhe panik, janë siguruar standarde dhe protokolle më të larta shëndetësore.

Të gjitha masat e marra për përcaktimin e vendndodhjen dhe objekteve për karantinë, janë bërë në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetit dhe në bazë të analizave dhe vlerësimeve serioze.

Në këtë drejtim, plotësisht e mbështesim Komunën e Manastirit e cila bëri thirrje për gjendje solidariteti, njerëzore, kolektive, gjë që qytetarët e Manastirit kanë treguar gjithmonë. Misioni ynë i përbashkët është që qytetarët e akomoduar në karantinat shtetërore, të kalojnë 14 ditë në izolim, sepse ata nuk janë aty me vetdëshirë, por për shkak të zbatimit të masabe të cilat ndërmerren në vendin tonëdhe në të gjithë botën për menaxhim me pandeminë.

Kjo është kohë e solidaritetit.Secilit qytetar do ti mundësohet pajise e duhur për ndihmë nga punonjësit profesional shëndetësor.

Kjo është sjellje e përgjegjshme. Kjo është një rezistencë e fuqishme ndaj kërcënimit.