Takim i Këshillit Ekonomik Social, përfaqësues të Qeverisë, degëve të Federatave të Sindikatave të Maqedonisë, Organizata e Punëdhëësve, me Kryeministrin Spasovski

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, mori pjesë dhe mbajti fjalim në mbledhjen e rregullt të Këshillit Ekonomik Social, i përbërë prej përfaqësuesve të degëve të sindikatave, anëtarëve të Federatës së Sindikatave të Maqedonisë dhe Organizatës së Punëdhënësve, ndërsa në Këshill marrin pjesë, zëvendëskryetarja e Qeverisë e ngarkuar për Çështje Ekonomike, Milla Carovska, kryetari i Këshillit Ekonomik Social, Gjonull Bajraktar, zëvendësministër për Punë dhe Politikë Sociale, zëvendësministrja plotësuese për Punë dhe Politikë Sociale, Sanella Shkrielj.

Në takim u bisedua për sfidat aktuale në ekonomi, të shkaktuara nga kriza shëndetësore dhe zgjidhjet e mundshme në nivel të tejkalimit në përputhje me mundësitë ekzistuese.

Në takim u përshëndet përfshirja e Kryeministrit dhe Qeverisë, të cilët bëjnë konsultime të gjëra me qëllim mbrojtja e shëndetit të qytetarëve, si dhe ekzistencës së tyre për mbajtjen e funksionimit të ekonomisë.

Është konstatuar bashkërisht që çdonjëri në shtet duhet të bëjë më shumë që të tejkalohet kjo periudhë krize, që do të thotë para së gjithash mbrojtja shëndetësore dhe ekzistenciale e qytetarëve, punonjësve, kompanive.

“Prioritet parësor, si Qeveri, e kemi shëndetin dhe jetën e qytetarëve dhe në bazë të kësaj i modelojmë masat që i ndërmarrim. Është e qartë që ka dhe do të ketë implikacione në ekonomi, por sollëm një, tani vion grupi i dytë i masave ekonomike, të cilat bashkë me masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve , kanë për qëllim që maksimalisht të sigurojnë qytetarët në të dy aspektet në këto momente. Nuk do të lejojmë profite politike. Miratojmë dhe do të miratojmë vendime të kujdssshme, të guximshme dhe të drejta. Është e rëndësishme të kemi unitet për të cilin dhe thirr, të dalim me sa më pak pasoja si qytetarë të kësaj situate specifike në të cilën gjendet shteti ynë dhe e gjithë bota”, tha Kryeministri Spasovski.

Në takim u dëgjuan edhe problemet me të cilat ballafaqohen punonjësit dhe kompanit dhe u shpreh përcaktim i përbashkët për bashkëpunim të ngushtë dhe mbështetje reciproke edhe në të ardhmen për të gjitha hapat e mëtutjeshme të cilat duhet të ndërmerren.