Ministria e Shëndetësisë me keqardhje të madhe e informoi se ka ndërruar jetë lehona pozitive ndaj Kovid-19 e cila ishte transferuar në Klinikën Infektive

Ministria e Shëndetësisë me keqardhje të madhe e informoi opinionin se para pak çastesh vdiq lehona pozitive ndaj Kovid-19 nga Kumanova në moshën 27-vjeçare.ТAjo më 30 mars në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri në Shkup lindi një djalë, negativ ndaj virusit.

Lehona u transferua në Klinikën Infektive më 31 mars për shkak të pasqyrës klinike të përkeqësuar dhe frymëmarrjes së vështirësuar. Edhe krahas angazhimit të mjekëve, zhvillimi i shpejtë dhe agresiv i sëmundjes ishte fatal.

Klinika për Gjinekologji dhe Akusheri, informoi se, siç thekson, foshnja është në gjendje të mirë, akoma është në trajtim intensiv dhe nën mbikëqyrje të vazhdueshme të ekipit të klinikës.