Kumtesë e Ministrisë Punës dhe Politikës Sociale për festën e ardhshme të krishtere Pashkët

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale kumtoi se në përputhje me Ligjin për festat e RMV-së (“Gazeta Zyrtare e RMV-së” Nr. 21/98 dhe 18/07), 17 prill, E Premtja e Shenjtë, e premtja para Pashkëve, është një ditë jopune për qytetarët e besimit ortodoksë në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

20 prilli, e hënë, Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodok është Ditë jopune për gjithë qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut

Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, qytetarëve të besimit ortodoks në Republikën e Maqedonisë së Veriut ua uron festën e madhe krishtere, Pashkët.