Konfirmohen edhe 107 raste të reja me virusin KOVID 19 , në vend janë të diagnostifikuar 1081 pacient, një pacient ndërroi jetë – janë të shëruar 23 pacient

Ministria e Shëndetësisë informoi se në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile ndërroi jetë një pacient nga rajoni i Strugës i moshës 50-vjeçare, i cili ishte hospitalizuar më 27 mars, ndërsa vetëm një ditë më pas për shkak të përkeqësimit të gjendjes ishte vendosur në ventilim mekanik.

Nga Klinika  janë lëshuar pesë pacientë të shëruar, ndërsa sot janë regjistruar edhe 18 pacientë të shëruar të cilët mjekoheshin në kushte shtëpiake, ndërsa të cilët pas dy testeve kontrolluese janë negativë në virusin korona.

Në 24 orët e kaluara janë konfirmuar 107 raste të reje me virusin korona edhe atë në Shkup – 28, Kumanovë – 44, Dibër – 2, Shtip – 1, Prilep – 11, Tetovë – 5, Strugë – 1, Veles – 4, Manastir – 6, Kavadar – 1, Gostivar – 2, Koçan -1, Kërçovë – 1.

Me këtë numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostikuar me Kovid-19 në vendin tonë është 1081. Sipas vendbanimit, deri më tani janë regjistruar raste në: Shkup – 367, Kumanovë – 306 Dibër – 51, Shtip – 32, Prilep – 100, Tetovë – 48, Strugë – 50, Veles – 40, Manastir – 15, Ohër – 7, Kavadar – 4, Gostivar – 12, Gjevgjeli – 4, Strumicë – 2, Kriva Pallankë- 4, Radovish – 4, Krushevë – 3, Koçan – 26, Probishtip – 2, Kërçovë – 2, Negotinë – 2

Gjatë 24 orëve të kaluara janë bërë 660 teste edhe atë përmes ISHP -468, përmes Fakultetit të Veterinarisë-21, Avicena-22, Biotek-23 dhe Klinika “Zhan Mitrev” -126. Deri më tani janë bërë gjithsej 10.422 testime të Kovid-19.

Në Klinikën Infektive në Shkup janë pranuar 11 pacientë të rinj, ndërsa për momentin janë hospitalizuar 62 pacientë. Tetëmbëdhjetë pacientë janë me pasqyrë më të rëndë klinike dhe në mbështetje oksigjeni, ndërsa pesë pacientë janë në ventilim mekanik.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 11 pacientë të rinj dhe për momentin në këtë spital mjekohen 38 pacientë me Kovid-19.  Në gjendje më të rëndë janë tetë pacientë, ndërsa në respiratorë janë gjashtë pacientë.

Në Manastir janë hospitalizuar gjithsej tetë pacientë prej të cilëve dy me mbështetje oksigjeni, ndërsa në mjekim shtëpiak po ndiqen edhe tetë pacientë.

Në spitalin në Shtip po mjekohen tetë pacientë, ndërsa po ndiqen edhe 18 në kushte shtëpiake