Zëri Zyrtar #5

 

Shkarkoje aplikacionin StopKorona dhe mbroje veten dhe të tjerët!

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe Ministria e shëndetësisë e promovuan Aplikacionin StopKorona!,qëllimi kyç i së cilit është që t’ju ndihmojë autoriteteve shëndetësore në mënyrë të lehtë dhe të thjeshtë të detektojnë përderisa përdoruesit e aplikacionit kanë qenë në kontakt me person të infektuar me Koronavirus.

Aplikacionin e përdor telefoni juaj celular dhe falë teknologjisë së Bluetooth-it përcakton nëse keni qenë dhe sa jeni ekspozuar me përdorues tjetër të Aplikacionit i cili është i infektuar. Qëllimi është që Aplikacioni celular t’ju japë përgjigje të shpejtë organeve shëndetësore se me cilët persona ka qenë në afërsi i infektuari në katërmbëdhjetë (14) ditët e fundi dhe menjëherë t’ju kontaktojnë nëse keni pasur kontakt. Pajisjet celulare ndërmjet veti shkëmbejnë kode anonime dhe identiteti i përdoruesve është absolutisht i mbrojtur.

Sa më shumë përdorues ta përdorin Aplikacionin, aq më tepër u ndihmon epidemiologëve për t’i diagnostifikuar të infektuarit potencial dhe për të parandaluar përhapjen e virusit ndaj të gjithë të afërmve tanë.

Në rastet kur përdoruesi i Aplikacionit është i infektuar, Ministria e Shëndetësisë, do të kërkojë që përdoruesi i Aplikacionit ta ndajë listën e konatakteve të tij me Ministrinë, me çka do t’i informojë të njëjtët të cilët kanë qenë në kontakt me personin i cili është bartës i COVID-19, ndërsa me këtë do të identifikohen lehtë dhe thjesht grupimet e mundshme dhe të parandalohet më tej përhapja e pandemisë dhe të mbrohen qytetarët.

Shkarkoje aplikacionin dhe ndihmo në parandalimin e përhapjes së koronavirusit!

 

 

Përdoruesit regjistrohen vetëm duke shënuar numrin e telefonit të tyre celular, nëpërmjet SMS porosisë që do të marrin kod.

Përderisa ju duhen më tepër informacione, gjithmonë mund t’i gjeni në faqen e veçantë të internetit: stop.koronavirus.gov.mk

Faleminderit që po i respektoni rekomandimet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Faleminderit që po shpëtoni jetë, po mbroni të gjithë bashkëqytetarët, familjet dhe miqtë tuaj. Kjo është një mundësi e rrallë që çdokush të jetë hero. Të gjithë mund të bëjnë dallimin.

Shëndeti publik është përgjegjësi e përbashkët. Nga ne varet!

Website
Facebook
Instagram
Twitter
Flickr
YouTube
Email
Ky buletin është pjesë e strategjisë së komunikimit të brendshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. I njëjti është i përpunuar në bashkëpunim me Ambasadën e Britanisë së Madhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe ekipit për komunikim të qeverisë britanike.