Spasovski në Samitin BE/Ballkani Perëndimor: Jemi të gatshëm bashkë me Komisionin Evropian dhe Këshillin Evropian të caktojmë konferencën e parë ndër-qeveritare dhe të fillojmë me procesin ndërnegociues në pajtim me metodologjinë e re

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut Oliver Spasovski, së bashku me zëvendëskryetarin e Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, sot morën pjesë në punën e Samitit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor përmes video konferencës, i cili këtë vit po mbahet në organizim të Republikës së Kroacisë si kryesues aktual i Bashkimit Evropian.

Në Samit, liderët e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian dhe liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, diskutuan për bashkëpunim në menaxhimin me virusin korona COVID-19, për perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe përkushtimin e vendeve nga Ballkani Perëndimor të vlerave evropiane dhe reformave.

Fjalimin e Kryeministrit Spasovski në sesionin plenar në video konferencën e Samitin BE/Ballkani Perëndimor Zagreb 2020, ua përcjellim në tërësi:

Të nderuar ekselenca,

Infeksioni COVID-19 gjatë muajve të kaluar të gjithëve na ballafaqoi me zgjedhje të vështirë ndërmjet jetës dhe vdekjes së qytetarëve tanë dhe mbijetesën e ekonomive tona. Samiti i Zagrebit po ndodh në kohën e duhur, kur Evropa po shënon ulje të përhapjes së infeksionit dhe zbutjen e masave restriktive. Për momentin mund të marrim frymë dhe të bëjmë bilancet e para por edhe të flasim për pritshmëritë e ardhshme dhe hapave të përbashkëta. Dua të shpreh falënderim të sinqertë deri të miqtë tanë kroatë, liderët e institucioneve të BE-së dhe liderët e vendeve anëtare të BE-së për mundësinë që të mbajmë këtë Samit, madje edhe përmes kësaj forme me video konferencë, që u bë realitet i ynë i përditshëm. Ky Samit i “Zagrebit” është simbolik, sepse pas saktë 20 viteve gjithashtu në Zagreb u mbajt seria e samiteve në të cilat u hap perspektiva evropiane për vendet e rajonit.

Virusi i ri korona na ballafaqoi me sfida të paparashikueshme por solli edhe diçka pozitive – tregoi qartë se Kontinenti Evropian ka fatin e përbashkët. Mënyra e menaxhimit me infektimin tregoi se ndajmë kulturë të njëjtë administrative por nënvizoi edhe nivelin e lartë të ndërvarësin nëpërmjet BE-së dhe ekonomive të Ballkanit Perëndimor, si dhe ndërmjet vendeve në vetë rajonin. Jemi falënderues për solidaritetin e dukshëm dhe ndihmën nga ana e BE-së në formë të mbështetjes urgjente për sektorin shëndetësor, pakon financiare për ballafaqim me pasojat socio-ekonomikem si dhe ndihmën makro-financiare, e cila do të jetë plotësim i tyre i rëndësishëm. Vlerësojmë edhe qasjen e siguruar pa precedent deri te mekanizmat dhe instrumentet e tjera të BE-së, si dhe përpjekjet e përbashkëta që në mënyrë të sigurt ti kthejmë qytetarët tanë në shtëpi. Jemi falënderues që në këtë mënyrë i trajtuan vendet tona, sikur gati se të jemi pjesë e Unionit. Kjo na jep ndjenjën e sigurisë që bashkë do të menaxhojmë barën e krizës. Virusi COVID-19 padyshium që do të vazhdojë të testojë vendosmërinë tonë dhe tani është më me rëndësi ti fokusojmë përpjekjet tona për tejkalimin e pasojave ekonomike-sociale, të cilat janë të thella në të gjitha vendet tona.

Në këtë kuptim, Plani Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor i paralajmëruar nga ana e Komisionit Evropian, i cili planifikohet të publikohet gjatë vjeshtës, do të ketë rëndësi të madhe për mbështetjen e zhvillimit të sektorit privat, transportues dhe ndërlidhjes energjetike, digjithalizimit, agjendës së gjelbër dhe investimeve sociale në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të përgatitur nga ana jonë menjëherë ta informojmë Komisionin për projektet infrastrukturore me dimension rajonal që janë pjesë e planeve tona strategjike që të angazhohemi të punojmë së bashku me ju për realizimin e tyre. Këtu do të doja të ndaj disa projekte që po planifikohen ose po zbatohen:

  • Projekte për ndërlidhje transportuese me fqinjët tanë edhe atë në transportin hekurudhor me Bullgarinë dhe Shqipërinë dhe trafikun e autostradave me Kosovën,
  • Gazin ndërlidhës energjetik me Greqinë,
  • Zhvillimin e ekonomisë digjitale dhe të rritjes së gjelbër,
  • Nxitjen e tregtisë dhe turizmin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Siç e dini, Maqedonia e Veriut në 3 vitet e fundit vendosi që në mënyrë serioze të hap faqe të reja në historinë e saj. Dolëm nga një krizë e thellë politike dhe i rifilluam institucionet demokratike dhe sundimin e së drejtës. Realizuam rezultate konkrete dhe të qëndrueshme në zbatimin e reformave të ndërlidhura me BE-në dhe në raportet e mira fqinjësore. U bëmë anëtarë të 30-të të NATO-s nën udhëheqjen tuaj morëm vendim për fillimin e negociatave aderuese me BE-në.

Jemi të gatshëm për hapat e ardhshëm dhe do të punojmë me përkushtim me Komisionin dhe Këshillin e BE-së që sa më shpejtë ta caktojmë Konferencën e Parë Ndër-Qeveritare, e cila do ta shënojë pjesën praktike të procesit negociues në përputhje me metodologjinë e re. Do të doja që me këtë rast edhe njëherë t’u siguroj se Maqedonia e Veriut do të mbetet e përkushtuar në reformat themelore dhe do të vazhdojë të kontribuojë për sigurinë Evropiane. Marrëveshja e Prespës me Greqinë dhe Marrëveshja për Miqësi me Bullgarinë janë investimi ynë për ardhmëri të përbashkët Evropiane, që do të ketë rëndësi të jashtëzakonshme të vazhdojmë ti zbatojmë me vullnet të mirë në mënyrë të barabartë nga ana jonë, si dhe nga ana e vendet anëtare të prekura.

Kërcënimi nga COVID-19 na nxiti për bashkëpunim më të afërt edhe vetë neve, vendeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Vendosëm të ashtuquajtura korridore të gjelbra për lëvizje pa pengesë të prodhimeve primare në Rajon dhe vijon zgjerimi i tyre edhe në bashkimin me korridoret Evropiane. Maqedonia e Veriut këtë vit bashkë me Bullgarinë, bashkërisht kryesuan me Procesin e Berlinit. Një nga prioritetet tona për thellimin e integrimit inkluziv rajonal ekonomik dhe zhvillimin e tregut të përbashkët rajonal në bazë të legjislacionit të BE-së duke respektuar edhe angazhimet e BE-së të cilat do të mund ta bëjnë rajonin në zonë më atraktive për investim. Në këtë drejtim bashkë me Këshillim Rajonal për Bashkëpunim dhe Komisionin Evropian të Samitit në Sofje në vjeshtë planifikojmë të paraqesim dokument për zhvillim të mëtejshëm të integrimit ekonomik rajonal.

Në emër të Maqedonisë së Veriut, do të doja të konfirmoj se po i përmbahemi Deklaratës së Zagrebit dhe do të doja ta shfrytëzoj mundësinë ti falënderohem presidencës Kroate dhe vendeve anëtare që e hapën derën për dialog të rregullt politik dhe në nivel më të lartë me Ballkanin Perëndimor. Në fund do të doja të përfundoj me konstatimin se jam i bindur se së bashku do ta tejkalojmë këtë krizë dhe shpejtë do ti rimëkëmbim ekonomitë tona sepse krahas vështirësive, Evropa ndihmoji në momentet kur ishte më vështirë dhe kur mirëkuptimi i ndërsjelllë dhe veprimi ishte më i nëvojshëm, Kjo e bën Bashkimin Evropian të vetëm dhe të veçantë dhe shtëpi që e duam për qytetarët tanë. Si liderë të vendeve tona dhe qytetarëve, jemi të gatshëm ta përforcojmë bashkëpunimin tonë për plotësimin e kushteve për anëtarësim në BE që të mund sa më shpejtë para të tjerëve në botë së bashku të quhemi “Evropianë”.