Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 50-të vendosi të shkurtojë ndalimin e lëvizjes gjatë fundjavës.
Duke filluar nga nesër (09.05), të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të mund të lëvizin në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 19:00.
Të shtunën dhe të dielën, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç do të lëvizin nga ora 13:00 deri në 19:00, dhe të gjithë qytetarët e rritur mbi moshën 67 vjeç do të lëvizin nga ora 05:00 deri në 12:00.
Të gjitha masat e tjera të mbrojtjes nga KOVID-19 të miratuara nga Qeveria mbeten në fuqi.