Nga mbledhja e 50-të e Qeverisë: MPB u obligua të përcaktojë përgjegjësi për ngjarjen në Strugë dhe për festimin e Ditës së Policisë për shkak të shkeljes dhe mosrespektimit të masave për mbrojtje nga COVID-19

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e saj të 50-të vendosi të shkurtojë ndalimin e lëvizjes gjatë fundjavës.

Duke filluar nga nesër (09.05), të shtunën dhe të dielën, qytetarët do të mund të lëvizin në periudhën nga ora 05:00 deri në orën 19:00. Të shtunën dhe të dielën, të gjithë të rinjtë nën moshën 18 vjeç do të lëvizin prej në ora 13:00 deri në orën 19:00 dhe të gjithë qytetarët e moshuar mbi moshën 67 vjeç do të  lëvizin prej në ora 05:00 deri në 12:00.

Të gjitha masat e tjera të mbrojtjes nga  COVID-19 të miratuara nga Qeveria mbeten në fuqi. Qeveria e Republikës  së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen  50-të e angazhoi Ministrinë e Punëve të Brendshme menjëherë ta hetojë rastin me mbajtjen e ngjarjes fetare gjatë ditës së djeshme në Strugë, si dhe shënimin e organizuar nga MPB-ja me rastin e Ditës së Policisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , të cilat paraqesin mosrespektim serioz dhe shkelje e ndalesave të vendosura nga Qeveria, të përcaktojë përgjegjësi dhe të ndërmerren masa përkatëse ndaj personave përgjegjës dhe për të njëjtën ta informojë Qeverinë e Republikës  së Maqedonisë së Veriut.

Qeveria e dënoi edhe sulmin verbal ndaj gazetarit të TV Klan në ngjarjen me të cilën shënohej Dita e Policisë dhe kërkoi të ngrihet hetim për përcaktimin e përgjegjësisë për sjelljen e tillë dhe të sanksionohen autorët. Qeveria sot miratoi një plotësim të Dekretit për zbatimin e Ligjit për ndërtim gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, i cili zgjat afatin e vlefshmërisë së lejeve të ndërtimit që ka skaduar gjatë gjendjes së jashtëzakonshme, si masë për të menaxhuar me pasojat e virusit korona për 60 ditë nga ndërprerja e gjendjes së jashtëzakonshme.

 

Qeveria pranoi tekstin e harmonizuar të Protokollit për donacion dhe Aneksin e Protokollit midis Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Ministrisë së Mbrojtjes së Mbretërisë së Norvegjisë dhe autorizoi zëvendëskryeministren dhe ministren e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska për të nënshkruar protokollin, i cili përveç spitalit mobil ROLLE 2 MTF, i Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili është vënë në përdorim operativ si pjesë e Klinikës për Sëmundje Infektive në Qendrën Klinike Shkup, përfshin burime financiare në vlerë prej 200,000 euro për materiale të shpenzuara mjekësore.

Në këtë mbledhje, Qeveria pranoi informacionin e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale me propozim për realizimin dhe zbatimin e Projektit për përdorimin e shërbimit të pushimeve falas dhe rekreacionit të fëmijëve nga familjet në rrezik social dhe fëmijët përfitues të ndihmës speciale për tu shtyrë, gjegjësisht projekti të mos realizohet për verën e vitit 2020.

Në mbledhjen e sotme, Qeveria emëroi Mile Sugarev si ushtrues detyre drejtori i përgjithshëm i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, i cili vjen nga pozita e Drejtorit të Sektorit të Cështjeve Financiare të FSSHRMV- së.