Sot konfirmohen 40 raste të reja të COVID-19, shërohen 11 pacientë, vdes 1 person – numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar është 1898

Ministria e Shëndetësisë njofton se sot në Institutin për Shëndet Publik janë regjistruar 11 pacientë të shëruar në: Shkup 2, Shtip 1, Prilep 4, Veles 2, Koçan 2.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile në Shkup ndërroi një pacient në moshën 56 vjeçare nga Prilepi, i mjekuar në klinikë prej më 12 maj.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 549 testime, ndërsa janë regjistruar 40 raste të reja të COVID-19 edhe atë në: Shkup 26, Kumanovë 1, Prilep 1, Tetovë 10, Veles 1, Manastir 1.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostifikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është gjithsej 1.898, numri i pacientëve të shëruar është 1.378, i personave të vdekur 111, ndërsa për momentin numri i rasteve aktive në vend është 409.

Gjendja sipas qyteteve është: 

  • Shkup 673, aktiv 169
  • Kumanovë 419, aktiv 23
  • Dibër 51, aktiv 0
  • Shtip 38, aktiv  3
  • Prilep 204, aktiv 55
  • Tetovë 161, aktiv 73
  • Strugë 71, aktiv 5
  • Veles 127, aktiv  52
  • Manastir 28, aktiv 9
  • Ohër 21, aktiv 6
  • Kavadar 5, aktiv 0 
  • Gostivar 21, aktiv 4
  • Gjevgjeli 4, aktiv 0
  • Strumicë 3, aktiv 1
  • Kriva Pallankë 6, aktiv 1
  • Radovish 4, aktiv 0
  • Krushevë 3, aktiv 0
  • Koçan 31, aktiv 1
  • Probishtip 2, aktiv 0
  • Kërçovë 2, aktiv 0
  • Negotinë 9, aktiv 2 (7 persona të sëmurë nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë) 
  • Demir Hisar 1, aktiv 0
  • Makedonski Brod 2, aktiv 0
  • Pehçevë 3, aktiv 1
  • Dellçevë 1, aktiv 0
  • Vallandovë 1, aktiv 0
  • Vinicë 3, aktiv 1
  • Kratovë 2, aktiv 1
  • Berovë 1, aktiv 1
  • Shën Nikollë 1, aktiv 1

549 testet e kryera janë nëpërmjet; ISHP 302, Fakulteti i Veterinarisë 25, Avicena 24, Biotek 36, Filipi i Dytë (Zhan Mitrev) 42, Sistina me metodën PCR 26 dhe ASHAM 94. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 23.316 për COVID-19.

Nga numri i përgjithshëm i testeve të kryera në 24 orët e fundit, 209 teste janë në kuadër të skriningut. Sot është konfirmuar 1 rast pozitiv i një punonjësi në kopsht në Shkup.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile, në 24 orët e fundit janë pranuar 7 pacientë të rinj, janë hospitalizuar gjithsej 49 pacientë. Me mbështetje oksigjeni janë 19, ndërsa në ventilim mekanik janë 2 pacientë.

Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar 12 pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 25 pacientë. Në respiratorë janë 3, ndërsa me pasqyrë më të rëndë klinike janë edhe 2 pacientë.

Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 7, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe 3 pacientë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 5 pacientë, ndërsa nuk ka pacientë të cilët ndiqen në mjekim shtëpiak. Në repartet infektive në Tetovë, Veles, Kumanovë dhe Prilep, janë hospitalizuar gjithsej 45 pacientë, pozitivë dhe të dyshimtë për COVID-19.