Spasovski në takim me ambasadoren e Kroacisë, Tiganj: Për të mos rrezikuar kornizën e bisedimeve dhe konferencën ndërqeveritare me BE-në, afatet zgjedhore duhet të vazhdojnë në momentin kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u takua me ambasadoren e Republikës së Kroacisë në vendin tonë, ekselenca e saj, Nives Tiganj.

Në takim u theksua bashkëpunimi i mirë dypalësh mes dy vendeve që i lidh relacioni tradicionalisht i mirë dhe lidhjet në plan të gjerë, që veçanërisht doli në pah në periudhën aktuale kur Kroacia po kryeson me BE-në dhe e organizoi Samitin Ballkani Perëndimor dhe BE Zagreb 2020, në të cilin edhe njëherë u konfirmua se rajoni është pjesë përbërëse e Evropës dhe prioritet gjeostrategjik për Bashkimin Evropian.

Ambasadorja Tiganj e njoftoi Kryeministrin Spasovski se Kroacia, si një prioritet tjetër gjatë kryesimit të saj me BE-në, ka dorëzuar letër deri te Komisioni Evropian se në qershor duhet të vendoset korniza për bisedime për Maqedoninë e Veriut, gjë që do të hap rrugën për konferencën e parë ndërqeveritare, e cila duhet të shënojë fillimin e negociatave sipas kapitujve për rrumbullakimin e procesit për anëtarësim të vendit në BE.

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, u falënderua për kontributin dhe mbështetjen që Kroacia jep për Maqedoninë e Veriut në procesin e aspiratave të saj për anëtarësim në BE-, që pasqyron edhe miqësinë e thellë dhe afatgjate mes dy vendeve dhe popujve të tyre.

Kryeministri Spasovski e vlerësoi si shumë të rëndësishme nismën e Kroacisë që të përshpejtohet nënshkrimi i Marrëveshjes për anëtarësim në Fronteks, që dukshëm do të përforcojnë kapacitetet e sigurisë në kufi, për të cilën në takim njoftoi ambasadorja Tiganj, e cila tha se këto ditë kontingjenti kroat i zyrtarëve të policisë në kufirin tonë jugor  do të zëvendësohet me formacion të ri.

Kryeministri Spasovski në takim potencoi se të gjitha çështjet me rëndësi të veçantë për Maqedoninë e Veriut, për të cilat Kroacia në këtë periudhë nxiti dhe dha mbështetje që të zgjidhen për interesin më të mirë të vendit, duhet të rrumbullakohen në kushte të institucioneve funksionale të formuara në bazë të vullnetit të qytetarëve në zgjedhje, për të cilat thanë se është shumë me rëndësi të mbahen në afatin e parë të mundshëm, gjegjësisht se data e zgjedhjes e përcakton Dekreti me fuqi ligjore me të cilin veprimtaritë zgjedhore u vendosën në pushim dhe që ka përcaktuar se afatet zgjedhore vazhdojnë në momentin kur të përfundojë gjendja e jashtëzakonshme,