Kryeministri Spasovski udhëhoqi delegacion qeveritar që vendosi lule para monumentit të vëllezërve Shën Kirili dhe Metodi me rastin e festës shtetërore 24 maj “Shën Kirili dhe Metodi” – Dita e iluministëve mbarësllovenë

Kryetari i Qeverisë së Republikës  së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi dhe ministrja pa resor e ngarkuar për Investime të huaja, Zorica Apostollska, në emër të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut , me rastin e festës shtetërore 24 maj – “Shën Kirili dhe Metodi” Dita e iluministëve mbarësllovenë, sot vendosën buqeta me lule para monumentit të vëllezërve të shenjtë Kirili dhe Metodi, në kampusin e universitetit në Shkup.

Kryeministri Oliver Spasovski dhe ministrat Ademi dhe Apostollska, patën takim të shkurtër me rektorin e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”, Prof. Dr. Nikolla Jankullovski, të cilit ia përcollën urimet me rastin e festës shtetërore 24 maj – “Shën Kirili dhe Metodi”, ” Dita e iluministëve mbarësllovenë, me mesazh për mbështetje të autonomisë së universitetit si institucion i arsimit të lartë, që siguron veprimtari shkencore dhe aplikative në shkencat natyrore – matematikore, teknike – teknologjike, mjekësore dhe shëndetësore, bioteknike, shoqërore dhe humaniste dhe në arte, që është e përkushtuar në ruajtjen dhe afirmimin e shënimeve dhe vlerave internacionale dhe tradicionale të popullit maqedonas dhe për ruajtjen dhe promovimin e vlerave kulturore të bashkësive tjera etnike në vend.