Ndalesë për lëvizje të dielën, më 24 maj, fillon në orën 11:00 dhe do të zgjasë deri të martën, 26 maj, në orën 05:00 të mëngjesit, karantina e obligueshme shtetërore për personat që vijnë nga jashtë, zëvendësohet me izololim shtëpiak me test PCR negativ

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sotme të 56-të e plotësoi Vendimin për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes në tërë territorin e shtetit, me të cilin përcaktohet ndalesa për lëvizje të popullatës dhe automjeteve për transport publik, me të cilin ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në tërë territorin e vendit duke filluar të dielën, më 24 maj, në orën 11:00, deri të martën, më 26 maj, në orën 05:00.

Të shtunën, më 23 maj, ndalesa për lëvizje mbetet e njëjtë si për ditët tjera, prej në ora 19:00 deri në orën 05:00 të mëngjesit.

Në këtë mbledhje është ndryshuar dhe plotësuar edhe Vendimi për zbatimin e karantinës së obliguar shtetërore të shtetasve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët janë kthyer nga jashtë me fluturime humanitare apo konvojë dhe me ndryshimet e reja, në rast se personat të cilët hyjnë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut dorëzojnë PCR test për virusin korona COVID-19, të realizuar në 72 orët e fundit  para hyrjes në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në vend që të kryejnë karantinë të obliguar shtetërore, dërgohen në vetizolim të obligueshëm shtëpiak.

Në vend të karantinës së obliguar shtetërore, izolimi i obligueshëm shtëpiak përcaktohet edhe për të huaj, për të cilët Shtabi kryesor koordinues i krizës vendos në raste të ekzistimit të interesit shtetëror apo ekonomik, për të cilët do të dorëzojnë vërtetim të posaçëm mjekësor me rezultat negativ nga PCR testi, me respektim të obligueshëm të protokolleve nga Komisioni për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.