Sot konfirmohen 21 raste të reja të Covid-19, numri i përgjithshëm i pacientëve të diagnostifikuar është 1999, janë shëruar 17 pacientë

Gjatë 24 orëve të kaluara nuk janë regjistruar pacientë të vdekur, si pasojë të Covid-19.

 Gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 258 testime, ndërsa janë regjistruar 21 raste të reja me Covid-19 dhe atë në: Shkup - 12, Kumanovë - 3, Shtip - 1, Tetovë – 5.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve me Covid-19 në vend nga fillimi i epidemisë, siç thuhet, është 1.999, numri i pacientëve të shëruar është 1439, numri i të vdekurve është 113, ndërsa në këtë moment numri i rasteve aktive në vend është 447. Distribuimi i fundit sipas qyteteve është:

•       Shkup – 725, aktivë 204
•       Kumanovë – 436, aktivë 35
•       Dibër – 51, aktivë 0
•       Shtip-41, aktivë 6
•       Prilep –210, aktivë 46
•       Tetovë – 177, aktivë 82
•       Strugë– 75, aktivë 8
•       Veles – 127, aktivë 41
•       Manastir–28, aktivë 7
•       Ohër –23, aktivë 8
•       Kavadar – 5, aktivë 0  
•       Gostivar –21, aktivë 3
•       Gjevgjeli – 4, aktivë 0
•       Strumicë – 3, aktivë 1
•       Kriva Pallankë- 6, aktivë 0
•       Radovish – 4, aktivë 0
•       Krushevë – 3, aktivë 0
•       Кoçan– 31, aktivë 0
•       Probishtip – 2, aktivë 0
•       Kërçovë – 2, aktivë 0
•       Negotinë -10, aktivë 3 (7 persona të infektuar nga Negotina janë banorë të Demir Kapisë)      
•       Demir Hisar – 1, aktivë 0
•       Makedonski Brod - 2, aktivë 0
•       Pehçevë- 3, aktivë 0
•       Dellçevë-1, aktivë 0
•       Vallandоvë -1, aktivë 0
•       Vinicë – 3, aktivë 1
•       Kratovë-2, aktivë 1
•       Berovë-1, aktivë 0
•       Shën Nikollë-1, aktivë 1

Janë bërë 258 teste dhe përmes: ISHP – 193, Biotek – 57, Sistina me metodë PCR – 1 dhe ASHAM – 7. Deri tani në vend janë bërë gjithsej 25528 testime për Covid-19.

Nga numri i përgjithshëm i testimeve të bëra gjatë 24 orëve të kaluara, 13 teste janë në kuadër të skriningut. Testimet janë bërë përmes qendrave për shëndet publik në Veles, Koçan, Kumanovë dhe Shkup, në kopshte për fëmijë dhe institucione gerontologjike dhe me këtë rast nuk janë regjistruar raste pozitive me Covid-19.

Në Klinikën për Sëmundje Infektive dhe Gjendje Febrile gjatë 24 orëve të fundit janë pranuar tre pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 54, prej të cilëve në përkrahje me oksigjen janë 20, ndërsa në ventilim mekanik janë tre pacientë. Në SPQ “8 Shtatori” janë pranuar pesë pacientë të rinj, ndërsa gjithsej janë hospitalizuar 21 pacientë.

Në respiratorë janë gjashtë pacientë, ndërsa me fotografi më të rëndë klinike janë edhe gjashtë tjerë. Në spitalin në Manastir janë hospitalizuar katër pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqen edhe katër të tjerë. Në spitalin në Shtip janë hospitalizuar shtatë pacientë, ndërsa në mjekim shtëpiak ndiqet një pacient. Në sektorët infektive në Veles, Kumanovë, Prilep dhe Ohër janë hospitalizuar 41 pacientë – pozitivë dhe të dyshimtë në Covid-19.