Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes - Mbetet mbajtja e obligueshme e pajisjeve mbrojtëse, larja e duarve dhe mbajtja e distancës

Prej sot tërësisht ndalon të vlejë Vendimi për ndalesë dhe regjim të posaçëm të lëvizjes së qytetarëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Ky vendim është miratuar në bazë të analizës së detajuar për periudhën e deritanishme tremujore, që kur u diagnostifikua rasti i parë me virusin korona në vend. Konkluzioni është se në mënyrë adekuate janë duke u respektuar rekomandimet dhe algoritmet të Komisionit për Sëmundje Infektive, me ç’rast masat e ndërmarra dhanë rezultate të caktuara.

Një prej faktorëve për zbutjen e masave restriktive është numri i ulët i të infektuarve, të vdekshmërisë dhe të proporcionit ndërmjet personave të vdekur dhe personave të sëmurë nga e njëjta sëmundje, që i ndjek trendet evropiane dhe botërore. Në raport me rastet e regjistruara të COVID-19, ato kontrollohen edhe në komunikim të vazhdueshëm me stafin mjekësor. Për momentin, 50% nga kapacitetet e institucioneve spitalore janë të mbushura. Ka numër të mjaftueshëm të shtretërve, pajisjes mbrojtëse, si dhe aparateve respiratore.

Por, qytetarët duhet që tërësisht t’i respektojnë masat dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë për mbrojtje nga ky virus edhe krahas zbutjes së masave restriktive.

Nevojitet mbajtja e obligueshme e pajisjes mbrojtëse, larja e shpeshtë dhe dezinfektimi i duarve, si dhe mbajtja e distancës fizike të nevojshme prej 1.5 deri në 2 metra. Vetëm duke respektuar këto masave, ne mund të mbrojmë shëndetin tonë dhe shëndetin e të afërmve. Nga të gjithë ne varet përballja me virusin korona.