Publikohen protokollet për hapjen dhe punën e kafeneve dhe objekteve hotelierike për ushqim


Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në mbledhjen e sa të 57-të të mbajtur më 26 maj të vitit 2020, solli Vendim për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit për masa për parandalimin e sjelljes dhe përhapjes së Virusit korona COVID-19, me të cilën nga data 28 maj 2020 mund të fillojnë me punë kafenetë dhe objektet hotelierike me vizitorë në ambientet e hapura të këtyre objekteve (tarraca), me respektim të detyrueshëm të Protokollit për hapjen dhe punën e kafeneve dhe të Protokollit për hapjen dhe punën e objekteve hotelierike për ushqim, të plëecaktuara nga ana e Komisionit për Sëmundje Infektive pranë Ministrisë së Shëndetësisë.

Protokolli për hapjen dhe punën e objekteve hotelierike përcakton se orari i punës është i kufizuar prej në ora 08:00 deri në orën 22:00 dhe se lejohet puna vetëm në ambientet e hapura të objekteve hotelierike për shërbimin e ushqimit, të cilat janë të hapura në tri anët me kulm.

Të punësuarit në objektet hotelierike të cilët shërbejnë, patjetër të mbajnë maska mbrojtëse dhe të mirëmbajnë higjienën e duarve, ndërsa kufizohet edhe numri i mysafirëve, gjegjësisht do të shërbehen vetëm mysafirët të cilët mund të ulen ose personat të cilët nëpërmjet sportelit marrin porosinë e tyre, respektivisht nuk lejohet shërbimi i mysafirëve në banak dhe në tavolina pa ulëse.

Protokolli përcakton se është i patjetërsueshëm menaxhimi i hyrjes së mysafirëve, për të cilët duhet të përcaktohet person përgjegjës.

Në ambientin e hapur për shërbim të mysafirëve, ku janë të vendosura tavolina të sigurohet distancë nga ulësja në ulëse prej 1,5-2m nga tavolinat tjera në të gjitha drejtimet, ndërsa në një tavolinë me katër ulëse mund të ulen dhe të shërbehen më së shumti dy persona, ndërsa në tavolinë me katër ulëse mund të shërbehen katër persona të së njëjtës familje.

Protokolli lejon më së shumti 12 persona në tavolina të bashkuara me distancë të domosdoshme ndërmjet secilit mysafir prej 1,5m.

Kontrolle të përforcuara të brendshme të të punësuarve nga ana e personit përgjegjës për mirëmbajtjen e higjienës personale (larja e shpeshtë e duarve) në të gjitha fazat e përgatitjes, pranimit dhe shërbimit të ushqimit.

Vendosen masa të përforcuara sanitare-higjienike, pastrimi i tavolinave me dezinfektues i cili vepron kundër viruseve sipas udhëzimit nga prodhuesi, pas largimit të mysafirëve në çdo tavolinë, ndërsa në fund të ndërrimit, dezinfektim dhe pastrim mekanik i detyrueshëm me mjet i cili vepron kundër virusit, sipas udhëzimit të prodhuesit, në mënyrë alternative mund të shfrytëzohet 0,05% hipoklorit natriumi (5% zbardhues për amvisëri, i cili përdoret në raport prej 1:100) ose 70% alkool për dezinfektimin e hapësirave të sipërme.

Protokolli përcakton si të detyrueshme mirëmbajtje e rregullt e tualeteve,  me mbajtjen e detyrueshme të evidencës për pastrim dhe shfrytëzim të mjeteve të lartpërmendura dezinfektuese.

Ndalohet përdorimi i tharëseve së duarve në tualete dhe përdorimi i detyrueshëm i facoletave për duar për përdorim të njëhershëm

Ndalohet organizimi i ahengjeve (dasma, ditëlindje, pagëzime, ejt.)