Gjatë 24 orëve të kaluara (13/14.06.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut 217 personave iu janë dhënë vendime për izolim kurse 63 persona kanë nënshkruar deklaratë për vetizolim.
Nga ana e nëpunësve policorë janë realizuar kontrollime tek individë të cilët janë në izolim dhe vetizolim, gjatë së cilave është konstatuar se tre individë nuk e kanë respektuar masën e izolimit dhe të vetizolimit.
Poashtu, në lidhje me masën për mbajtjen e mbrojtjes personale të fytyrës janë regjistruar gjithsejt 845 shkelje të kësaj mase.