Takim në Qeveri me Komisionin Shtetëror Zgjedhor: Pritet që KSHZ-ja të veprojë në bazë të Kushtetutës, Kodit Zgjedhor, dekreteve, konkulzave të saja dhe ti aktivizojë veprimtaritë zgjedhore 

Kryetari i Qeverisë së RMV-së, Oliver Spasovski së bashku me ministren e Drejtësisë, Renata Deskoska, ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Qeverisë, Dragi Rashkovski, mbajtën takim me anëtarët e Komisionit Shtetëror Zgjedhor.

Në takim mori pjesë edhe kryetari i KSHZ-së, Oliver Derkoski edhe pse takimi u realizua në bazë të letrës së tij në të cilën ai, në emër të Komisionit kërkoi takim në Qeveri dhe po i njëjti u mbajt edhe me anëtarët e tjerë të KSHZ-së të udhëhequr nga nënkryetarja Ditmire Shehu.

Nënkryetarja e KSHZ-së, Shehu informoi se sot, në bazë të autorizimeve të saja, së bashku me shumicën e anëtarëve të KSHZ-së, do të iniciojë mbledhje në të cilën do të bazohet në konkluzën e Komisionit nga data 22 mars, në  të cilën thuhet se “të gjithë veprimtaritë zgjedhore të cilat ndërmerren në bazë të dekreteve nga Kodi Zgjedhor deri më datë 22 mars të vitit 2020, konsiderohen si të vlefshme dhe të gjitha veprimtaritë e tjera të cilat dalin nga Kodi Zgjedhor do të parashihen në afatin e reviduar të cilin KSHZ-ja do ta sjell menjëherë pas shfuqizimit të gjendjes së jashtëzakonshme dhe sjelljes së Dekretit të ri të Qeverisë për procesin zgjedhor”.

Në takim Kryeministri Spasovski theksoi se në pritje të takimit me KSHZ-në, në të cilin do të vërtetohen dekretet e Komisionit nga data 22 mars, Qeveria është e përgatitur ti plotësojë të gjitha obligimet në lidhje me organizimin dhe zbatimin e zgjedhjeve, duke përfshirë edhe rekomandimet për realizim të sigurt të procesit zgjedhor nga aspekti shëndetësor, në bazë të së cilës KSHZ-ja do të përgatisë udhëzime.