Nga mbledhja e 67-të e Qeverisë: Deri te Presidenti i Maqedonisë së Veriut do të dorëzohet propozim për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme

Qeveria  e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 67-të solli konkluzë që të dorëzojë deri te Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski, propozim që në bazë të nenit 125 të Kushtetutës, të përcaktojë ekzistimin e gjendjes së jashtëzakonshme për periudhë prej tetë ditësh, gjegjësisht prej 15 qershor deri më 22 qershor.

Propozimi parashtrohet me qëllim të realizimit të zgjedhjeve të parakohshme për deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me masa për mbrojtjen e shëndetit publik të shpallura nga Organizata Botërore e Shëndetësisë në kushte pandemie, në të cilën gjendet edhe vendi ynë.