Në proces gjithpërfshirës dhe transparent, 40 organizata qytetare morën mbështetje financiare për projekte kushtuar COVID-19

Në proces transparent dhe gjithpërfshirës, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me vendim për shpërndarjen e mjeteve financiare, siguroi mbështetje financiare për shoqata dhe fondacione për realizimin e masave për ballafaqim me COVID-19. Në këtë mënyrë u shpërndanë mjete për realizimin e 40 projekteve të shoqatave dhe fondacioneve, në vlerë prej 29.519.495 denarë.
Komisioni për shpërndarjen e mjeteve financiare përbëhet nga pesë anëtarë të Qeverisë, gjegjësisht Damjan Mançevski, ministër i Shoqërisë Informatike dhe Administratës (kryetar), Milla Carovska, zëvendëskryetare e Qeverisë për Koordinim me Resorët Ekonomikë, Bujar Osmani, zëvendëskryetar i Qeverisë i ngarkuar për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, ministër i Arsimit dhe Shkencës dhe Dragi Rashkovski, Sekretar i Përgjithshëm i Qeverisë.
Me qëllim të rritjes së transparencës dhe përmirësimit të cilësisë gjatë procesit të shpërndarjes, në përbërjen e Komisionit u emëruan edhe dy anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil, gjegjësisht Uranija Pirovska dhe Jane Çallovski.

Në këtë mënyrë, për së pari herë në Komision, anëtarë të sektorit civil patën rol dhe pozitë të barabartë në sjelljen e vendimit për zgjedhje të projekteve të cilat do të mbështeten financiarisht.
Këta anëtarë, u zgjodhën me propozim të Këshillit për Bashkëpunim dhe Zhvillim të Sektorit Civil.
Komisioni formoi Trup operativ në të cilin marrin pjesë udhëhqësit e institucioneve si anëtarë të Komisionit, të cilët janë të ngarkuar për vlerësimin e aplikimeve. Duke pasur parasysh numrin e lartë të aplikimeve të arritura – 549, nga njëra anë, dhe afatet e shkurta në anën tjetër, në secilën prej këtyre institucioneve u angazhuan edhe njëzet persona të cilët ndihmuan gjatë vlerësimit.

Komisioni për Shpërndarjen e Mjeteve Financiare, edhe pse të vetëdijshëm për afatet e shkurta, për shkak të nevojës që ti ndihmohet sektorit civil dhe të mbështeten projekte të cilat kontribuojnë në ballafaqimin me krizën shkaktuar nga COVID-19, vendosi ta shpall thirrjen. Me vëmendje u zgjodhën sferat në të cilat janë përgatitur projektet, me qëllim që t’u ndihmohet kategorive më të prekura të qytetarëve. Opsioni tjetër ishte të mos sigurojmë aspak ndihmë.

Praktika e mbështetjes së punës së organizatave qytetare do të vazhdojë edhe pas përfundimit të pandemisë, në sfera të cilat janë të rëndësishme për të gjitha kategoritë e qytetarëve.