Ministria e Shëndetësisë sqaron se me siguri në mënyrë të gabuar është interpretuar deklarata e drejtoreshës së Klinikës për Gjinekologji dhe Akusheri, Viktorija Jovanovska lidhur me numrin e lehonave pozitive në këtë klinikë.
Reagojmë deri tek mediet që në mënyrë të duhur të përcjellin informatën se nuk bëhet fjalë për 20 lehona pozitive në këtë moment, por për gjithsej që nga fillimi i epidemisë e deri më tani.
Për momentin në Klinikën për Gjinekologji dhe Akusheri nuk ka asnjë lehonë pozitive me Covid-19, kemi 8 lehona testimet e të cilave janë në procedurë dhe të njëjtat janë të vendosura në repartin për izolim.