Fryma e Marrëveshjes së Prespës duhet të jetë inspirim për shumë nisma siç është njoftimi për themelimin e Qendrës për kujdesin dhe promovimin e gjuhës maqedonase në Ljubojnë në përputhje me projektin që ka për qëllim mbështetjen dhe zhvillimin e rajonit

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov, ministri pa portofol i ngarkuar për diasporën dhe kryetar i grupit punues për mbështetjen Rajonit të Prespës, Edmond Ademi, sot morën pjesë në një sërë ngjarjesh me rastin e dyvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, në organizim të Komunës së Prespës, në bashkëpunim me OJQ Qyteti i Prespës, që u mbajtën në fshatin Ljubojnë dhe në afërsi të kalimit kufitar në ndërtim Markova Noga, në kufirin me Greqinë. 

 

Ministrat Dimitrov dhe Ademi morën pjesë edhe në panel diskutimin me rastin e nismës për themelimin e qendrës për kujdesin dhe promovimin e gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov” në Ljubojnë.

 

Kjo nismë ngrihet me rastin e dyvjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, si dhe për nder të 76 vjetorit të themelimit të shkollës së dytë në gjuhë amtare maqedonase në Ljubojnë më 15 nëntor të vitit 1944, vetëm një vit më vonë pas themelimit të shkollës së parë në Debarëc dhe Podvis, që gjatë Luftës së Dytë Botërore në vitin 1943.

 

Në panel diskutimin me rastin e këtyre ngjarjeve dhe nismës, morën pjesë edhe prof. dr. Ludmil Spasov, kryetar i Këshillit për gjuhën maqedonase, dr. Elena Jovanova-Grujovska, drejtoreshë e Institutit të Gjuhës Maqedonase, prof. dr. Marjan Markoviq, anëtar me korrespodencë i ASHAM-së, prof. dr Elizabeta Bandillovska, profesoreshë në Fakultetin Pedagogjik në Shkup, Aco Kostov, drejtor i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore, si dhe kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev si kryetar i qeverisë së vendit tonë, i cili më 17 qershor të vitit 2018, bashkë me kryeministrin e atëhershëm të Greqisë, Aleksis Cipras, i kryesonin delegacionet e qeverive të të dyja vendeve në nënshkrimin e marrëveshjes për zgjidhjen e dallimeve dhe për vendosjen e partneritetit strategjik ndërmjet  Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, që e nënshkruan ministrat e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kocijas.

 

Ministri Dimitrov në panel diskutimin theksoi se me nënshkrimin e Marrëveshjes përfundimtare ose të njohur si Marrëveshja e Prespës, kemi lidhur partneritet të ri strategjik me Greqinë dhe kemi zgjidhur dallimet që zgjatën pothuajse tre dekada si dy fqinj, para së gjithash në lidhje me emrin dhe perspektivat tona në perspektivat euroatlantike dhe evropiane.  

 

Për më tepër, edhe dy përfitime dolën nga kjo marrëveshje historike me të cilën në suaza juridike mbrohet identiteti jonë, e me këtë edhe kultura dhe trashëgimia jonë si karakteristika të territorit  të vendit tonë, si dhe e drejta jonë për t’u identifikuar si maqedonas, të cilët e flasin gjuhën maqedonase që është themel i identitetit tonë, vetëqenia dhe autonomia e kombit, veçantia e tij.

 

Në këtë drejtim, Dimitrov e përshëndeti iniciativën dhe theksoi se është i bindur se themelimi i Qendrës për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në këtë pjesë të atdheut tonë vetëm do të kontribuoj për promovimin dhe afirmimin e mëtejshëm, që do të mundësoj horizonte të reja për vendosjen e lidhjeve kulturore.

“Me iniciativën për themelimin e Qendrës për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase i  cila në këtë ditë në mënyrë  simbolike promovohet pikërisht në rajonin ku e nënshkruam marrëveshjen përfundimtare, në shkollën “Dimitar Vllahov”, si e para në rajonin me mësim në gjuhën maqedonase, vendosëm themelet të diçkaje veçanërisht thelbësore.  Njëjtë thelbësore sikurse vetë Marrëveshja e Prespës – promovim të gjuhës maqedonase si dhe kujdes i asaj që neve na bënë Maqedonas.  E drejta për vetëvendosje të popullit maqedonas nuk mund të merret dhe këtë askush nuk mund ta mohoj. Gjuha maqedonase është punë e jona,” theksoi ministri për Punë të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Ministri pa resor i angazhuar për diasporën dhe kryetari i Grupit punues për mbështetje të rajonit të Prespës, Edmond Ademi ka përshëndetur nismën për themelimin e Qendrës për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër në Lubojnë në aspekt të projektit i bërë për mbështetje dhe zhvillim të rajonit të Prespës, mbështetje financiare e Bashkimit Europian.

“Në projekt janë të kyçur Qeveritë e tre vendeve fqinje, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe Greqia, një nga projektet është ndërtimi i qendrës multimediale që në përputhje me vet simbolikën e Prespës do të jetë vend ku do të organizojë Forum ndërkombëtar për dialog dhe bashkëpunim. Me tutje, projekti ngërthen edhe shumë elemente tjera për zhvillim të rajonit, për mbështetje, për përmirësim të kualitetit të jetës, në veçanti ambientet rurale, si dhe për projekte për furnizim me ujë dhe mbledhjen e ujërave përreth liqenit të Prespës me infrastrukturë sipas rregullave dhe standardeve të BE-së për mbrojtje të ambientit. Nëse Sllovenia është e njohur për Forumin e Bledit, Zvicra sipas Davosit, Gjermania në bazë të Konferencës së Mynihut, Republika e Maqedonisë së Veriut do të bëhet e njohur sipas "Forumit të Prespës, për dialog ", theksoi ministri Edmond Ademi.

Në bazë të nismës për themelimin e Qendrës për kujdes dhe promovim të gjuhës maqedonase në Lubonjë, profesor Dr Ludmil Spasov, kryetar i Këshillit të gjuhës maqedonase potencoi se realizimi i saj do të siguroj edhe një vend në të cilin do të tubohen linguist, pedagog, mësimdhënës, profesor të gjuhës maqedonase dhe do të vijnë nxënës të cilët do të mësojnë punë në terren, me çka do të vazhdoj mbajtja e plejadës së veprimtarëve maqedonase të cilët ndërtuan procese historike për njohjen dhe afirmimin e gjuhës maqedonase.

 

Dr. Elena Jovanova- Grujovska, drejtoreshë e Institut të gjuhës maqedonase, në fjalimin e saj të panel diskutimit, potencoi se Komuna e Resnjes dhe Lubonjës së bashku me organizatën joqeveritare “Prespa Qytet”, me kujdesin dhjetëvjeçarë për gjuhën maqedonase, meritojnë mbështetjen dhe besimin tonë se Qendra e re për kujdesin dhe promovimin e gjuhës maqedonase është në vendin e duhur tek njerëzit e vërtet.

“Prespa është ambient revolucionar, me vizion evropian multietnik. Besoj se me anë të të kësaj qendre gjuha maqedonase, do të jetë gjuha e cila lidh Maqedonasit me qytetarët e tjerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, nga Ballkani dhe bota,” nënvizoi Dr. Elena Jovanova- Grujovska, drejtoreshë e Institutit për gjuhë maqedonase.

Në vazhdim të debatit për nismën e themelimit Qendrës për themelimin e kujdesit dhe promovimit të gjuhës maqedonase në shkollën e vjetër “Dimitar Vllahov” në Lbonjë, me rastin e dy vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës. Prof. Dr. Elizabeta Bandilovska, profesorësh në fakultetin Pedagogjik në Shkup theksoi se është e madhe kënaqësia që të jesh në vetë vendin nga historia maqedonase, në vendin e nismave të shkollës dhe të rrugës edukuese dhe  arsimore të gjeneratave të nxënësve, mësuesve   dhe edukatorëve.

“Është e mirë ndjenja që të qëndrosh në një pjesë të vendit në të cilën para 76-të viteve për herë të parë kanë ecur nxënësit të cilët kanë mësuar në gjuhën amtare, gjuhën maqedonase. E bukur dhe e rrallë njëherit dhe privilegj të jesh në mesin e të parëve, në mesin e atyre që kanë qenë shembull dhe tregues i të tjerëve. Rëndësia dhe vlefshmëria e këtyre  ngjarjeve historike për ne si popull dhe si histori, shkencë dhe kulturë, për zhvillim të sistemit shkollor dhe zhvillimit të gjuhës maqedonase janë të mëdha,” potencoi prof.Dr. Elizabeta Bandilovska, profesoreshë në fakultetin Pedagogjik në Shkup, në debatin për iniciativë për  themelimin  e Qendrës për kujdes dhe themelimin e gjuhës maqedonas në shkollën e vjetër “Dimitar Vlahov” në Lubonjë, me rastin e nënshkrimit dy vjecarë të Marrëveshjes së Prespës.