Informacion për opinionin me rastin e pjesëmarrjes së anëtarëve të Këshillit për bashkëpunim dhe me zhvillim të sektorit civil në punën e Komisionit për shpërndarjen e mjeteve të destinuara për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve

Duke pasur parasysh diskutimin e iniciuar nga shpërndarja e fondeve financiare të destinuara për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2020, për masat për ballafaqim me krizën COVID-19, Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil e njofton opinionin për rrjedhën e këtij procesi.

 

Në mbledhjen onllajn të 22-të të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil (në tekstin e mëtejshëm: Këshilli) mbajtur më 19.06.2020, u miratua “Raporti për pjesëmarrjen e anëtarëve për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masat për ballafaqim me krizën COVID-19 ” (më tej Raporti). Këshilli e vlerësoi procesin si jashtëzakonisht transparent, duke marrë parasysh të gjitha aktivitetet të cilat u ndërmorën dhe u organizuan nga ana e tij për përfshirjen e shoqërisë civile në të gjitha fazat e procesit edhe atë në përgatitje, disemencion, konsultim dhe vendimmarrje për propozim përmbajtjen “Programi për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve  për masat për ballafaqim me krizën COVID-19” (më tej Programi për financim), “Vendimi për kriteret dhe procedura për shpërndarjen e mjeteve për financimin e aktiviteteve programore të shoqatave dhe fondacioneve nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut për masat për ballafaqim me krizën COVID-19”(më tej Vendimi për kriteret) dhe “Shpallja për mbështetjen financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masat për ballafaqim me krizën COVID-19  (më tej Shpallja).

 

Këshilli vlerësoi se gjendja e jashtëzakonshme në të cilën gjendet vendi, imponoi afate të shkurta që duhet të jenë precedent dhe prej këtu i konsideron shumë të rëndësishme përpjekjet që u dhanë për ngritjen e nivelit të transparencës në procesin e të gjitha fazave të tij, nga diseminacioni i gjerë i thirrjes deri te shpallja publike e dhënies së pikës së secilit aplikim. Me listën e publikuar të dhënies së pikëve të propozim projekteve në nivel të secilit anëtar të komisionit për vlerësim, është vendosur standard i ri në  përpjekjet për të përmirësuar procesin e dhënies së mbështetjes financiare për të organizatave qytetare. Paraqitja tabelore e rezultateve nga vlerësimi, është në dispozicion në këtë link https://www.nvosorabotka.gov.mk/sites/default/files/Rang%20Lista%20na%20Komisijata.xls%20%20%281%29.pdf. Këshilli vlerësoi se përvojat e fituara nga kjo shpërndarje e fondeve për shoqatat dhe fondacionet, do të jetë lëndë për analizë më të detajuar, me qëllim që të jepen udhëzime për avancim të mëtejshëm të procesit. Anëtarët e Këshillit njoftuan se në të ardhmen, në procesin e financimit të shoqatave dhe fondacioneve, duhet të punohet në përcaktimin e afateve të duhura për aplikim të thirrjeve dhe me precizitet të rregullohen procedura dhe kriteret për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për vlerësimin e aplikacioneve.

 

Anëtarët e Këshillit, në mbledhjen e mbajtur vlerësuan se numri i madh i aplikacioneve të dorëzuara (591), prej të cilave 549 janë në afatin e parashikuar (deri më 11.06.2020 deri në orën 12), e kanë konfirmuar nevojën e shoqatave dhe fondacioneve për mbështetje financiare në procesin e ballafaqimit me problemet që u shfaqën në kushte pandemie.

Në mbledhjen e 21-të të Këshillit për bashkëpunim dhe zhvillim të sektorit civil që u mbajt më 05.06.2020, pas shqyrtoit të Vendimit për kriteret ("Gazeta Zyrtare e RMV-së" Nr. 149/20) si dhe Programit Financiar (" Gazeta Zyrtare e RMV-së ”Nr. 149/20), dhe pas konsultimeve paraprake me një gamë të gjerë të organizatave të shoqërisë civile të përfaqësuar nga anëtarët e Këshillit, Këshilli për bashkëpunim dhe zhvillim të shoqërisë civile dha një mendim pozitiv. Në të njëjtën mbledhje, Këshilli, për të rritur transparencën dhe për të përmirësuar cilësinë e procesit të shpërndarjes, emëroi dy prej anëtarëve të tij nga radhët e organizatave të shoqërisë civile për të marrë pjesë në Komisionin për Shpërndarjen e Fondeve.

 

Më 06.06.2020, Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut publikoi Shpalljen në faqet e internetit: www.vlada.mk  dhe www.nvosorabotka.gov.mk  Në mbledhjen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut të mbajtur më 10 qershor 2020 është marrë vendim për të emëruar një president dhe anëtarë të "Komisionit për shpërndarjen e fondeve të destinuara për mbështetje financiare të shoqatave dhe fondacioneve për masat për ballafaqim me krizën COVID-19" (në tekstin e mëtejmë Komisioni), në përbërje të së cilit hynë dy anëtarë të Këshillit.

 

Ju rikujtojmë se Këshilli inicioi një reagim i cili më pas u mbështet nga 73 organizata të shoqërisë civile, rrjete dhe platforma, të cilat më 21 prill 2020 kërkuan nga Qeveria që fondet në shumë prej 30 milion denarë që u siguruan për të mbështetur shoqërinë civile në vitin 2020, ndërsa  të cilat, me një vendim jo transparent të Qeverisë, u shkurtuan në fillim të muajit prill 2020, të kthehen në buxhet dhe të vihen në dispozicion të shoqërisë civile për qytetarët më të prekur nga kriza e shkaktuar nga pandemia e COVID-19.

 

Dhe kur kjo ndodhi, Këshilli e konsideroi jashtëzakonisht të rëndësishme në kohë krize që fondet të arrijnë te qytetarët, veçanërisht te ato komunitete që u duhen më tepër, pavarësisht ndërgjegjësimit se kushtet e jashtëzakonshme kërkojnë parime të jashtëzakonshme pune dhe afate të shkurtra. Në këtë kontekst, ne dëshirojmë të theksojmë se Deklarata për shpërndarjen e fondeve ka pasur si qëllim kryesisht të mbështesë dhe ndihmojë qytetarët në rrezik shëndetësor, ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht ata nga komunitetet e rrezikuara dhe të margjinalizuara përmes organizatave të shoqërisë civile që kanë njohuri kompetente, kapacitete dhe qasje më të mirë për këto grupe qytetarësh, diçka që institucionet e sistemit nuk arritën të sigurojnë në mënyrë adekuate. Përndryshe, për të informuar qytetarët dhe opinionin, duam të theksojmë se shpërndarja e fondeve për organizatat qytetare nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut është një proces i rregullt që zbatohet çdo vit dhe nuk është diçka e re, gjegjësisht politikë e përcaktuar tani për të mbështetur shoqërinë civile.

 

Më në fund, Këshilli falënderon të dy anëtarët, të cilët, edhe në një periudhë kaq të shkurtër kohore, arritën të kryejnë detyrën e tyre dhe të mos lejojnë shoqatat dhe fondacionet dhe me këtë edhe qytetarët, të humbasin këto fonde. Ne padyshim besojmë se mbështetja e shoqërisë civile është jashtëzakonisht e rëndësishme për shoqërinë në tërësi dhe se ajo nuk duhet të trajtohet si ndikim në pavarësinë e sektorit të tretë shoqëror përveç pushtetit dhe sektorit të biznesit.