Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendëskryetari i Punës dhe Politikës Sociale, Gjonull Bajraktar, zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrielj, sot kryen inspektim të punëve ndërtimore të kopshtit të ri me energji efikase në Vollkovë, Komuna Gjorçe Petrov.
Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski sqaroi se gjatë tre viteve të fundit, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në bashkëpunim të ngushtë me njësitë e vetëqeverisjes lokale, realizoi qindra projekte në interes të qytetarëve.
“Investojmë, ndërtojmë, kujdesemi. Në infrastrukturë realizohen projekte si asnjëherë më parë. Edhe në kohë të kësaj krize me COVID-19, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Kjo e bën të dukshme diferencën nga periudha e kaluar. Punët ndërtimore të objektit filluan në fillim të muajit shkurt dhe pas 18 muaj, kur do të përfundojë, kopshti do të pranojë 175 fëmijë. Sipas projektit, bëhet fjalë për kopsht bashkëkohor, me kursim energjetik sipas të gjitha standardeve. Ndërtimi i këtij projekti kapital lëviz me tempo të shpejtë dhe sipas dinamikës, parashihet të përfundojë në afatin e paraparë. Çdo fëmijë meriton shans për zhvillim dhe mbrojtje të drejtë”, tha Kryeministri Spasovski.
Ai theksoi se gjatë periudhës së kaluar, kanë investuar në 44 kopshte dhe objekte për zhvillim të hershëm të fëmijëve dhe kanë krijuar kushte për akomodim cilësor të 3.000 fëmijëve në moshën parashkollore.
“15 milionë euro shtesë janë siguruar për kopshtet e reja inkluzive dhe me energji efikase, të cilat do të thonë 7.500 vende të reja për përkujdesin e fëmijëve në kopshte. Për vetëm dy vite u ndërtuan, u rindërtuan dhe u rinovuan më shumë se 70 objekte, kopshte dhe qendra për fëmijë në tërë shtetin, në qytete, por edhe në ambientet rurale. I liruam nga pagesa e kompensimit për kopsht prindërit e vetëm në rrezik social. Në mënyrë sistematike e zgjidhëm çështjet për kyçje falas në edukimin parashkollor të fëmijëve Romë nga familjet e rrezikuara”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Kryeministri Spasovski tha se edukim cilësor parashkollor nënkupton kuadër të motivuar, ekspert dhe prandaj me reforma është bërë rritje historike e pagave të edukatoreve për 27 % në mesatare për 5.744.
“Çdo fëmijë meriton kujdes, për zhvillimin e tij pa pengesë emocional dhe psiko-fizik. Kujdesi për fëmijët është kujdes për ardhmërinë tonë, kujdesi i gjeneratave të tashme dhe të ardhshme. Prandaj brenga jonë e veçantë është zgjidhja e çështjeve ndërtimore dhe objekteve shkollore. Prandaj, si pjesë e vizitës tonë në Komunën Gjorçe Petrov, e kyçëm edhe inspektimin e punëve në rindërtimin e shkollës “Dimitar Pop Georgiev Berovski” në vendbanimin Hrom. Në ndërkohë aty me sukses po përfundon rinovimi i hapësirës së kulmit, ndërsa në oborrin e kësaj shkolle së bashku me Agjencinë për të Rinj dhe Sport po ndërtohet edhe një projekt kapital – pishinë për not. Ky është edhe një kontribut i rëndësishëm për aktivitete sportive dhe kujdes të gjeneratave të shëndetshme fizike”, theksoi Kryeministri Spasovski.
Ai potencoi se Komuna Gjorçe Petrov është njëra prej komunave më aktive në raport me projektet e rëndësishme për qytetarët.
“Pas 60 viteve, banorët e Vollkovës dhe Ormanit po bëhen me sallë sportive në Shkollën Fillore “Joakim Krçoski”, ku nxënësit prej më 1 shtator do të kenë kushtet më të mira për aktivitete fizike dhe për sport. Mbledhimet e lagjet dhe shoqërimi i banorëve të Gjorçes është sinonim për këtë komunë. Me mbështetjen e Ministrisë së Financave dhe me huamarrje nga Banka Botërore, shpejtë do të kthehet në funksion edhe korzo e njohur, e cila rreth parkut në Gjorçe Petrov ishte një nga shëtitoret më të njohura në Shkup. Në tre vitet e fundit, në këtë komunë në vazhdimësi punohej në përmirësimin e kushteve për jetesë në gjithë komunën. Në Deksion është vendosur ndriçim rrugor LED, ndërsa lagjja u bë edhe me kanalizim të ri fekal në rrugën “Crnogorska”. Në kopshtin “Kokiçe” u instaluan klima inverter, ndërsa në pjesën e ambientit jetësor- janë mbjellur 80 fidanë dhe është rinovuar pjesë e hapësirës së gjelbër.
Qeveria në bashkëpunim me Komunën Gjorçe Petrov realizon edhe projekte tjera kapitale siç është sanimi i rrugëve, po rindërtohen mbi 60 rrugë, mes të cilave edhe rindërtimi i rrugës Vollkovë – Kuçkovë, ndërsa po ndërtohet edhe rrethrrotullim në Vollkovë”, tha Kryeministri Spasovski.
Ai e përfundoi deklaratën e tij me siguri të fuqishme se e premtuara po realizohet dhe se në maje të kujdesit janë qytetarët dhe interesat e tyre.
Zëvendësministri për Punë dhe Politikë Sociale, Gjonull Bajraktar, sqaroi se këtu në Vollkovë, ku po ndërtohet një prej kopshteve më bashkëkohore te ne, investimi i përgjithshëm është bi 80 milionë denarë, prej të cilave rreth 73 milionë denarë janë siguruar nga Ministria për Punë dhe Politikë Sociale së bashku me Bankën Botërore. Ky kopsht është dimensionuar për kujdesin e 175 fëmijëve.
“Edhe kjo pjesë e qytetit do të fitoj kat të ngrohtë për fëmijëri pa brenga për më të rinjtë”, potencoi zëvendësministri Bajraktar.
Zëvendësministrja plotësuese e Punës dhe Politikës Sociale, Sanella Shkrielj, theksoi se e ardhmja e secilit shtet varet nga gjeneratat që vijnë dhe prandaj kjo Qeveri dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale në mënyrë sistematike investon edhe te më të rinjtë, duke filluar me rritjen e kapaciteteve për edukim parashkollor.
“Mënyra e vetme për të ndërtuar shoqëri të shëndetshme është të investojmë në fëmijët. Ministria për Punë dhe Politikë Sociale krijoi set masash për uljen e varfërisë fëmijërore, ndërsa edukimi parashkollor dhe zhvillimi i hershëm fëmijëror janë faktorë kyç në sigurimin e mundësive të barabarta dhe fillim të barabartë të çdo fëmije. Për arsim cilësor parashkollor nevojitet kuadër cilësor, i trajnuar dhe i motivuar. Prandaj punuam në përforcimin e kompetencave profesionale të edukatorëve, duke mundësuar zhvillim profesional të vazhdueshëm të kuadrit. Njëkohësisht, i rritëm edhe pagat e edukatoreve të cilat u përfshinë me reformën. Punuam edhe në programe të reja që duhej të hyjnë në programin për mësim të hershëm dhe zhvillim. Vendi ynë është një nga vendet e para që solli pilot-program për zhvillim socioemocional të fëmijëve në kopshte”, potencoi Shkrielj.
Ne do të vazhdojmë ta ndërtojmë rrugën për krijimin e arsimit më të mirë evropian parashkollor.
Kryetari i Komunës Gjorçe Petrov, Aleksandar Naumovski, në deklaratën e tij potencoi se ky objekt do të jetë krenari për të gjithë banorët e kësaj komune.
“Kopshtin së bashku me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale e ndërtojmë sipas të gjitha standardeve botërore,të adaptuara për objekt të tillë. Me lëshimin në përdorim të këtij kopshti i cili sipas dinamikës së punës do të përfundojë në afatin e paraparë, do të pranohen rreth 200 fëmijë, me të cilën dukshëm do të ulim numrin e fëmijëve që presin rend për regjistrim. Ky kopsht, mbindërtimi i kopshtit “Detelinka”, Korzo e re, pishina, salla e re shkollore sportive dhe kanalizimi fekal, janë vetëm pjesë e projekteve që arritëm ti realizojmë me ndihmën e Qeverisë. Projekt i madh të cilin dua ta përmend është edhe ndriçimi publik, të cilin tërësisht e ndryshuam me ndriçim LED”, tha Naumovski.
Ai sqaroi se në Vollkovë po punohet edhe në rindërtimin e rrugës Vollkovë – Kuçkovë me rrethrrotullim në qendër të Vollkovës, gjë që dukshëm do të përmirësojë sigurinë në trafik.
“Si ministër për Transport dhe Lidhje, Vllado Misajllovski nuk arriti të asfaltojë asnjë metër në vendlindjen e tij.
Ne asfaltuam mbi 60 rrugë, pjesë e bashkëpunimit me Qeverinë e udhëhequr nga LSDM. Së bashku me Qytetin, tërësisht e rindërtuam edhe arterien kryesore, rrugën “4 juli”. Dhe nuk ndalemi këtu. Përkundrazi, ne vazhdojmë të punojmë me dinamikë të përforcuar. Kemi akoma ide dhe projekte të cilat duhet ti realizojmë. Ndryshe nga udhëheqja e mëparshme lokale, ne nuk zgjodhëm në bazë të përkatësisë partiake apo tjetër përkatësi. Ne punojmë për të gjithë qytetarët dhe lëmë objekte për të gjitha gjeneratat”, theksoi Naumovski.