Spasovski, Naumovska dhe Georgievski: Përfunduam projekt i cili kishte ngecur në sirtarët e pushtetit paraprak lokal dhe qendror, kjo Qeveri plotëson premtime, me sallën sportive kompletohet funksionaliteti i shkollës fillore “Vera Jociq”

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, zëvendës ministresh e Arsimit dhe Shkencës, Elizabeta Naumovska sot kryen inspektim në punët që kryhen në sallën sportive që është në kuadër të shkollës fillore “Vera Jociq” në Hipodrom, komuna Gazi Babë.

 

Në deklaratën për media, kryeministri Spasovski deklaroi se një nga shtyllat strategjike të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut në tre vitet e kaluara ishte mbështetja e njësive të vetëqeverisjes lokale.

“U zotuam se do të ridrejtojmë më shumë mjete për komunat, se do të mundësojmë decentralizim maksimal të pushtetit që ta sigurojmë atë që e prisnin qytetarët, jetë më e mirë, dinjitoze, me të gjitha cilësitë drejtpërdrejtë në bashkësinë e tyre lokale. Nëpërmjet bashkëpunimit të pushtetit qendror dhe atë lokal, nëpërmjet dorës së zgjatur për bashkëpunim me qytetarët që t’i njohim prioritetet e tyre, dedikuam kujdes të sinqertë për mbështetje financiare dhe çdo lloj tjetër të mbështetjes të qindra projekteve që i realizuan ose i realizojnë së bashku me komunat. Komuna e Gazi Babës është një nga njësitë e vetëqeverisjes lokale me të cilën së bashku realizojmë një listë të gjatë të projekteve të infrastrukturës si dhe projekte të tjera që kanë për qëllim avancimin e kualitetit të jetës së qytetarëve të Gazi Babës”, theksoi kryeministri Spasovski.

 

Në atë listë ai i theksoi projektet e mbaruara, të realizuara si dhe projektet që planifikohen për zyra si qendra për lidhjen e qytetarëve me pushtetin lokal dhe atë qendror për çështje të interesit të tyre të drejtpërdrejtë, pastaj ndërtimi i akseve rrugore lokale dhe ndër komunale, shkollave dhe kopshteve të fëmijëve.

 

“Më shumë se 10 vjet nxënësit nuk kanë sallë sportive funksionale, kurse mësimin e kësaj lënde e zhvillonin në hollin e shkollës. Salla e re është me sipërfaqe prej 650 m² tërësisht e kompletuar me pajisje dhe rekuizita sportive, nyje sanitare, dhoma të zhveshjes me dush kabina. Objekti është me efikasitet energjetik me qasje të mundësuar për persona me aftësi të kufizuar. Vlera e projektit është 24 milion denarë. Me sallën sportive kompletohet funksionaliteti i shkollës fillore “Vera Jociq” e cila ishte përfunduar këtë vit dhe korridoret e së cilës u mbushën me zhurmën e fëmijëve. Vlera e projektit është 55 milion denarë mjete të Qeverisë. Objekti ka një sipërfaqe prej 2.125 m² dhe ka 12 klasë, 6 kabinete, bibliotekë, hapësirë ndihmëse dhe ka kapacitet për 600 nxënës.  Ka ashensor për personat me invaliditet si dhe rampë qasëse. Përfunduam projekt i cili kishte ngecur në sirtarët e pushtetit paraprak lokal dhe qendror, sepse kjo Qeveri i plotëson premtimet”, theksoi kryeministri Spasovski.

Ai theksoi se me këtë mbaron projekti i cili kishte ngecur në sirtarët e pushtetit paraprak lokal dhe qendror, sepse kjo Qeveri i plotëson premtimet.

 

“Rinovohen ose ri-konstruktohen pjesë të veçanta të shkollës fillore “Naum Naumovski Borçe”, “25 maji”. Kështu ishte edhe me të gjithë projektet e përfunduara: E përfunduam ri-konstruktimin e rrugës Jurumleri – Lisiçe e Poshtme – Draçevë. Kjo rrugë më shumë se 10 vite ishte tërësisht e shkatërruar dhe ishte e pasigurt për vozitje. Me mbështetje të Qeverisë u bë ri-konstruktimi i tërësishëm i saj me çka drejtpërdrejtë u ndihmuan banorët e këtyre vendbanimeve, kurse në mënyrë të dukshme u përmirësua siguria dhe i zvogëlua koha e arritjes nga Jurumleri deri në Draçevë. Efektet e njëjta u arritën edhe me ri-konstruktimin e rrugës Hipodrom – Ilinden, në fazën e saj të parë. Në rrjedh janë punët në rrugën Rashtak – Butel, e cila me vite është në gjendje të keqe, e ngushtë dhe e pasigurt. Me mbështetje të Qeverisë filloi ri-konstruktimi i kësaj rruge, gjegjësisht zgjerimi i saj dhe vënia e sipërfaqes së re të asfaltit si dhe ndërtimi i murit mbështetës”, theksoi një pjesë të projekteve për këtë komunë Spasovski.

Ai e theksoi edhe kujdesin për më të rinjtë si prioritet kyç i kësaj Qeverie.

 

Përfundoi zgjerimi dhe rinovimi i kopshteve “Kalinka”, “Morkovçe” dhe “Temjanushka”, ndërsa në fazë përfundimtare janë projektet për ndërtimin e kopshteve të reja në Qeramidnicë, Çento, Trubarevë dhe Inxhikovë, si dhe ndërtimi i shkollave të reja në Idrizovë, poliklinikë e re në Autokomandë dhe ndërtim i qendrës ditore për fëmijë me nevoja të veçanta dhe dhomë me sendorë. Me të vërtetë është e gjatë lista e projekteve të përbashkëta të Komunës së Gazi Babës dhe Qeverisë. Ky është rezultat i përgjegjësisë shoqërore që demonstrohet me realizimin e interesave të qytetarëve. Ky bashkëpunim nuk do të ndalet. Përkundrazi, do të fitojë dinamikë më të fuqishme me avancimin e vendit tonë në negociata për anëtarësim me BE-në”, tha Kryeministri Spasovski.

Zëvendësministrja për Arsim dhe Shkencë, Elizabeta Naumovska theksoi se kjo sallë po ndërtohet me standarded dhe materialet bashkëkohore, me energji efikase dhe ka rampë

“Investimi është në vlerë prej 24 milionë denarë me TVSH, ndërsa mjetet janë të siguruara nga Buxheti i RMV-së – (MASH) dhe me huamarrje nga Banka Zhvillimore pranë Këshillit të Evropës. Për momentin, mbetet pajisja pajisje sportive dhe rekuizite, të cilat në kushte të COVID-19 duhet të distribuohen jashtë vendin (pajisje nga ELAN). Pritet që salla të jetë tërësisht e  përfunduar për fillimin e vitit të ardhshëm kohor.

 

Është angazhim i yni ndërtimi i gjeneratave të shëndetshme nëpërmjet kujdesit të zhvillimit psikofizik dhe natyrës sportive prej moshës më të hershme, në këtë drejtim është edhe kjo sallë sportive por edhe sjellja e arsimtarëve tandem të edukatës fizike prej klasës së parë, të cilat janë sjellë në vitin shkollor 2019/2020”, theksoi Naumovska në deklaratën e saj.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boris Georgievski, në fjalimin e tij potencoi se Gazi Baba është komuna e vetme ku një Kryetar i Qeverisë për vetëm dy muaj ka filluar dy projekte kapitale dhe mu këtë e konfirmon kujdesi për këtë Qeveri për Komunën e Gazi Babës.

“Pas 20 viteve, për së pari herë kjo Qeveri tregoi kujdes të vërtetë për Komunën, duke dhënë mbështetje në realizimin e projekteve nëpërmjet të cilave mund të zgjidhim problemet me dekada të qytetarëve. Nxënësit e Shkollës Fillore “Vera Jociq” me vite mësimin e mbajtën në kushte të improvizuara, sepse salla e vjetër nuk ishte e sigurt për mbajtjen e mësimit. Objekti është me energji efikase, ndërsa gjithë projekti është 24 milionë denarë, mjete të Qeverisë. Si komunë përfunduam me përgatitjet e dokumentacionit për ndërtimin e sallës së re sportive në Shkollën Fillore “Kirili dhe Metodi” në Stajkovc, i cili në mbledhjet e ardhshme do të rekomandohet deri te Këshilli dhe fillon me realizim”, përfundoi kryetari i Komunës Georgievski.