Nga mbledhja e 73-të e Qeverisë: Ndërpritet të vlejë ndalimi për mbajtjen e garave sportive, që do të mbahen pa publik; U miratuan protokolle për punën e muzeve, galerive, për punën e kompanive për manifestime promovuese

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e 73-të miratoi ndryshime dhe plotësime të Protokollit për punë të rregullt në vendet për pagesë të organizatorëve të lojërave të fatit në bastore (faza e tretë), ndryshime dhe plotësime të Protokollit për punë të objekteve hotelerike për akomodim (hotele dhe objekte tjera hotelerike për akomodim).
Në këtë mbledhje Qeveria miratoi edhe Protokollin për punën e muzeve dhe galerive dhe hapësirave për ekspozita, Protokollin për zbatimin e këtyre masave për mbrojtje nga KOVID-19 gjatë organizimit të ngjarjeve, promovimeve, kompanitë me qira, produksionet audio dhe video dhe mbështetje teknike e këtyre ngjarjeve, Protokollin për regjistrim të nxënësve në konvikte publike të nxënësve për vitin shkollor 2020/2021, Protokollin për punën e klubeve për vallëzim  dhe balet, Protokollin për kryerjen e transportit urban, si dhe Rekomandimet dhe udhëzimet për parandalimin e përhapjes së KOVID-19, gjatë hyrjes të shtetasve maqedonas dhe të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.
Në mbledhjen e sotme, Qeveria miratoi vendimin për ndërprerjen e vlefshmërisë së ndalimit për mbajtjen e ndeshjeve sportive në sportet kolektive dhe e pranoi rekomandimin e Komisionit për Sëmundje Infektive, që federatat të nisin me organizimin e ngjarjeve sportive, duke respektuar rekomandimet për ndeshje pa publik  dhe rekomandimet tjera, të cilët kanë të bëjnë me kujdesin e shëndetit të lojtarëve dhe të tjerëve të përfshirë në ndeshje.
Në mbledhjen e sotme të Qeverisë është shqyrtuar informacioni në lidhje me procesverbalin nga mbledhja e gjashtë e Komitetit drejtues për koordinim dhe menaxhim të sistemit për menaxhim me kriza, i mbajtur më 26 qershor të vitit 2020 dhe e miratoi Vendimin për ekzistimin e gjendjes së krizës në një pjesë të territorit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për shkak të numrit të madh të hyrjes dhe kalimit transit  të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Ekzistimi i gjendjes së krizës është  përcaktuar me këtë vendim dhe do të zgjasë 30 ditë nga dita e hyrjes në fuqi, gjegjësisht nga 2 korriku  dhe me këtë aktivizohet edhe Shtabi kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza, i cili në vazhdimësi do të mbaj mbledhje.
Me këtë vendim Qeveria e angazhoi Shtabin kryesor pranë Qendrës për Menaxhim me Kriza që të përpilojë një plan veprimi për parandalim dhe ballafaqim me hyrjen transit të emigrantëve në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe kontroll detal për burimet njerëzore dhe materiale-teknike në dispozicion dhe një plan për veprim të koordinuar, ndërsa organet e administratës shtetërore të ndërmarrin masa dhe aktivitete në përputhje me rregulloret për menaxhim me kriza.
 
Me propozim të Komitetit nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftë kundër terrorizmit, Qeveria sot e shqyrtoi dhe e miratoi Informacionin në lidhje me Propozimin- planin nacional për riintegrim, risocializim dhe rehabilitim të të kthyerve nga ushtritë e huaj dhe anëtarët e familjeve të tyre (gra dhe fëmijë)  dhe dha pëlqim për Planin nacional.

Qeveria sot e shqyrtoi dhe e  miratoi Informacionin për pagesën e të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale për muajin qershor të vitit 2020 dhe e ngarkoi Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale që të dorëzojë të dhënat për shfrytëzuesit e të drejtave pagesore nga mbrojtja sociale deri tek bankat afariste më së voni deri më 3 qershor të vitit 2020, të cilëve u është rekomanduar që të sigurojnë qasshmëri tek mjetet nga pagesat e qershorit e të drejtave pagesore  nga mbrojtja sociale përmes bankomateve dhe në rrjetet tregtare nga data 4 korrik 2020.
Në këtë mbledhje , Qeveria e Republikës së Maqedonisë së  Veriut e shqyrtoi dhe  Informacionin dhe e miratoi Planin e veprimit për projektin "Vaksinimi pa pagesë  kundër gripit  për grupet e rrezikuara" për sezonin 2020/2021, sipas të cilit numri i personave që do të  përfshihen nga kjo vaksinë falas me katër llojesh  kundër gripit sezonal nga 20,000, rritet në 60,000 qytetarë nga grupet e mëposhtme të rrezikut:  të rritur mbi 65 vjet, persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna dhe fëmijë të moshës nga  6 muaj deri në 5 vjet.