Në ueb faqen e Qeverisë janë publikuar protokollet për mbajtjen e ndeshjeve sportive, për punën e muzeve, galerive, për punën e kompanive për ngjarje promovuese, për kryerjen e transportit ndër-urban dhe të tjera

Në ueb faqen e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut (https://vlada.mk/protokoli-koronavirus) janë publikuar Protokolli për punën e rregullt të vendeve për pagesë të organizatorëve të lojërave të fatit në bastore (faza e tretë), ndryshime dhe plotësime të Protokollit të punës së objekteve hotelerike dhe objekteve për akomodim (hoteleve dhe objekteve të tjera hotelerike për akomodim).

Në internet faqen e Qeverisë janë publikuar edhe Protokollet për punën e muzeve, galerive dhe hapësirave  për ekspozitë, Protokolli për zbatimin e masave për mbrojtje nga COVID-19 gjatë organizimit të ngjarjeve, promovimeve, kompanive me qira, video dhe audio prodhimeve dhe mbështetje teknike për këto ngjarje, Protokolli për regjistrimin e nxënësve në konviktet për nxënës në vitin shkollor 2020/2021, Protokolli për punën e klubeve për vallëzim dhe balet, Protokoll për transportin ndër-urban, si dhe Rekomandime dhe udhëzime për parandalimin nga përhapja e COVID-19 gjatë hyrjes së shtetasve të Maqedonisë së Veriut dhe shtearsve të huaj në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Sot u publikua edhe Protokolli për organizmin e ngjarjeve sportive me udhëzime për respektimin strikt të rekomandimeve që kanë të bëjnë me ruajtjen e sigurisë së lojtarëve dhe të tjerëve të përfshirë në ndeshje, të cilat organizohen pa praninë e publikut.