Në konferencën e djeshme, Ministri i Shëndetësisë Dr. Venko Filipçe informoi se sistemi shëndetësor tashmë është duke u përgatitur për një valë të re në vjeshtë në lidhje të kapaciteteve spitalore dhe duke organizuar sistemin e rotacionit të stafit. Ai informoi se tërësisht ka përfunduar instalimi i furnizimit qendror me oksigjen në spitalin modulari cili ka një kapacitet prej 72 shtretër spitalor dhe në të cilin planifikohet të punojë një ekip nga Instituti i Tuberkulozit, si dhe ka përfunduar procedura për një ambulancë të re modulare e cila do të jetë pranë Klinikës së pulmonologjisë dhe do të shërbejë si një triazh për pacientët.
“Spitali modular tani është i përgatitur të pranojë pacientë. Nuk ka nevojë të dërgohen bombola oksigjeni. Përfundoi procedura për një ambulancë të tillë të njëjtë modulare dhe kapacitet eventual për vendosje afër Klinikës për Pulmologji për periudhën e ardhshme, që të bëhet edhe një qendër për triazh të pacientëve afër Klinikës, ku ka ekspertizë lidhur me sëmundjet e mushkërive të bardha. Vendosja e spitalit të ri modular ka për qëllim që pacientë t të cilët kanë ndonjë simptomatologji të mushkërive të bardha, të ndahen tërësisht nga të gjithë pacientët e tjerë, dhe madje edhe në pjesën e ambulancës, me qëllim që të bëhet tirazh i pacientëve. Me këtë do të merret ambulanca, të cilën tani e përdorin disa klinika internistr, ku hyjnë edhe pacientë me sëmundje të mushkërive. Kjo është e rëndësishme për periudhën e ardhshme, dhe po vijnë muajt e vjeshtës, ku numri i pacientëve me sëmundje të mushkërive po rritet ndjeshëm ", tha ministri Filipçe dhe shtoi se me këtë do të kemi dy qendra në kuadër të Qendrës Klinike njëra afër Pulomologjisë dhe Spitalit Modular afër Klinikës Infektive
Sipas të gjitha analizave dhe parashikimeve, ai theksoi se mbetet supozimi se në vjeshtë virusi do të përhapet më shpejtë dhe njerëzit nuk do të jenë në gjendje të jenë jashtë, ata do të jenë më shumë në ambiente të mbyllura.
"Ne po punojmë për përgatitjen e kapaciteteve për periudhën e vjeshtës. Kam pasur një takim me disa drejtorë të disa spitaleve ditëve të kaluara, në Shtip, në Ohër, në Manastir. Ne po diskutojmë dhe shqyrtojmë çfarëdo kapacitete shtesë që mund të përdoren si spitale. Ekzistojnë disa konvikte në Ohër dhe Manastir ku pacientët mund të pranohen, por kjo është një çështje që duhet të merret vesh me Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës dhe varet nga mënyra se si ato kapacitete do të mbushen me studentë. Në periudhën e ardhshme, do të kemi një plan absolutisht të përgatitur, shtretër shtesë që do të përdoren për kapacitetet nëse lind nevoja në muajt e vjeshtës, natyrisht së bashku me planin për rotacionin e stafit mjekësor ”, tha ministri Filipçe.