Spasovski në Butel: Me ndërtesën sociale në Butel me 312 banesa, bëmë ndryshim, nga shoqëri që shkel mbi dinjitetin e njerëzve, në shoqëri që ndihmon të varfrit dhe kategoritë e prekshme

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, sot realizoi takim pune në Komunën e Butelit dhe inspektoi punët ndërtimore të ndërtesës sociale në Komunën e Butelit.

Në deklaratën për media, Kryeministri Spasovski theksoi se Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, e udhëhequr nga LSDM-ja dhe koalicioni, tre vite në vazhdimësi tregon se ç’do të thotë kujdes i vërtetë për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë.

“Për tre vite bëmë reformë të plotë sociale me të cilën ndihmën sociale e rritëm për 300%, ndërsa përfshirjen në shtesën fëmijërore prej rreth 3.000 e zgjeruam në 65.000 fëmijë! Edhe gjatë krizës me virusin korona vazhduam me konceptin paratë kthehen te qytetarët në ndërtimin e shtetit që është i drejtë për të gjithë. Ndërmorëm dhe e realizuam obligimin për personat në rrezik social të krijojmë kushte që të gjithë të kenë kulm mbi kokë, siguri dhe kushte më të mira për jetesë”, tha Kryeministri Spasovski.

Ai sqaroi se në këtë moment në Probishtip, Sveti Nikollë, Negotinë dhe Vinicë, po ndërtohen ndërtesa sociale, ndërsa janë gati edhe planet për 8 ndërtesa të tilla në po aq qytete në vend, prej të cilave shumica do të kenë ndërtesa me banesa sociale për së pari herë.

“Sa për krahasim, në periudhën prej në vitin 2011 deri në vitin 2017, gjegjësisht për 6 vite, janë ndërtuar 678 banesa, ndërsa në periudhën prej vitit 2017 deri në vitin 2020, ose për tre vite, janë ndërtuar dhe janë duke u ndërtuar 897 banesa. Në kuadër të kësaj nisme ndërtimore në Komunën e Butelit në rrjedhë është ndërtimi i ndërtesës më të madhe sociale me 312 banesa.  Ndërtesa sociale në Butel me 312 banesa do t’u ndihmojë personave nga kategoritë e rrezikuara. Punët ndërtimore të ndërtesës filluan në mars të këtij viti, ndërsa do të përfundojnë në mars të vitit 2023. Vlera e objektit është 441,5 milionë denarë”, theksoi Kryeministri Spasovski.

 

Ai sqaroi se objektet të këtij tipi të ndërtimit i organizon Sh.A. për ndërtim dhe menaxhimi i hapësirës banesore dhe për punë, ndërsa kujdes i veçantë u është kushtuar edhe personave me aftësi të kufizuara për të cilët janë paraparë banesa të përshtatshme, qasje e përshtatshme para hyrjeve, si dhe vende për parkim.

“Me këto projekte kapitale kthejmë dinjitetin e qytetarëve me masa sociale për heqjen e mijëra qytetarëve tanë nga zona e varfërisë duke zgjidhur çështjen e strehimit të shumë familjeve. Kjo është pjesë e strategjisë sonë për përforcimin e komuniteteve të kategorive të rrezikuara për jetë më cilësore dhe mundësi për t’u ballafaquar me pengesat me qëllim të mirëqenies më të madhe të qytetarëve. Qeveria e Maqedonisë së Veriut ndërmori pjesë më të madhe të obligimeve të komunave në realizimin e këtyre projekteve me qëllim që të mbështesë rolin e qeverive lokale në menaxhimin me varfërinë dhe krijimin e kapaciteteve dhe resorëve në funksion të ndërtimit të kohezion social”, potencoi Spasovski.

Ai veçanërisht theksoi se në këtë krizë garantohet e drejta e strehimit gjatë krizës shkaktuar nga virusi korona nëpërmjet parandalimit të dëbimeve të detyruara nga shtëpitë për shkak të tarifave përmbarimore ose hipotekave të aktivizuara të personave që kanë pësuar dëmtime financiare.

“Bëmë ndryshim, nga një shoqëri që shkelet mbi dinjitetin e njerëzve, u bëmë shoqëri që i ndihmon të varfrit dhe kategoritë e rrezikuara, shtet që përpiqet që të gjithë të kenë dhe të gëzojnë të drejta të barabarta", potencoi Spasovski.

Kryeministri foli edhe për kujdesin e shëndetit të qytetarëve me ndërtimin e objekteve kapitale dhe investimin në shëndetin publik.

“Komuna, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, u mor vesh për ndërtimin urgjent të një poliklinike dhe për këtë qëllim janë siguruar fonde nga Buxheti i Maqedonisë Veriore për ndërtimin e një poliklinike të re në territorin e Komunës së Butelit.

Poliklinika në tërësi do të shërbehet nga Qeveria. Fondet që i kemi dhe pritet ndryshim i Planit të Detajuar Urbanistik, që të mundet Komuna të lëshojë një leje ndërtimi dhe të fillojnë punët.  Poliklinika e re do të zëvendësojë ambulancën 50-vjeçare, e cila u ndërtua në vitin 1964 si donacion nga shteti i Finlandës”, tha Kryeministri Spasovski.

Kryeministri Spasovski theksoi se në Komunën e Butelit intensivisht edhe në kushte të krizës korona po punohet në infrastrukturën lokale.

“Në periudhën e kaluar u lëshua bulevardi modern “Hristijan Todorovski Karposh”. Në fazë përfundimtare është rikonstruimit i rrugës “Aleksandar Urdarevski”, nga rrethrrotullimi me rrugën “Boca Ivanova” deri në rrugën “Butellska”.

Paralelisht po punohet në fazën e dytë nga bulevardi i ri i projektuar “Bosnja dhe Hercegovina” dhe në zgjerimin e rrugës nga fshati Butel deri në Ljuboten, i cili do të jetë në gjatësi prej 6 km me zgjerim   prej një metër. Është vendosur rrjet i tërësishëm ujësjellës në gjatësi prej 7.4 kilometra në vlerë prej 115 milionë denarë në zonën industriale Vizbeg dhe në fazë përfundimtare është edhe ndërtimi i kanalizimeve të dy krahëve në Vizbeg, në vlerë prej 147 milionë denarë”, potencoi Kryeministri Spasovski.

 

"Angazhimi ynë, por edhe detyrim është që të ngremë cilësinë e jetës dhe punës në secilën komunë, të avancojmë infrastrukturën e përgjithshme, ndërsa të mendojmë dhe të kujdesemi për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve. Prandaj, përveç investimeve në projekte kapitale, ne vazhdimisht jemi duke punuar në masa dhe politika për të përmirësuar pozicionin social të këtyre grupeve të qytetarëve. Sot, së bashku me kryeministrin Spasovski, jemi përsëri në një vizitë pune në Komunën e Butelit, ku aktualisht jemi duke realizuar projekte mjaft domethënëse kapitale. Përveç ndërtimit të rrjetit komunal në Zonën Industriale Vizbegovë, ndërtimi i një ndërtese sociale është një nga investimet më domethënëse këtu. Me ndërtimin e kësaj ndërtese banimi, ne kujdesemi dhe sigurojmë një shtëpi të mirë për 312 familje të prekura sociale. Siç mund ta shohim në terren, punimet e ndërtimit janë në proces dhe ndërtimet po shkojnë me dinamikë të madhe," shpjegoi Ministri Sugareski.

Ministri Sugareski potencoi se në ndërkohë punohet në mënyrë intensive edhe në ndërtesat sociale në Vinicë, Negotinë, Shën Nikollë dhe Probishtip me çka këtë vit ndërtohet mbi 500 banesa dhe investohet rreth 3 milion euro që të sigurohen kulm mbi kok të familjeve të cilëve kjo është më se e nevojshme.

“Ajo që dua të theksoi është se përkundër ndërtimit të banesave sociale, cdo kund në shtet punojmë me temp të fuqishëm dhe i realizojm projektet nga rëndësia e vecant për qytetarët jo vetëm sot, por edhe për gjeneratat e ardhshme. Vetëm në këtë moment punojm në mënyrë aktive për projektet në  pjesën e infrastrukturës në vlerë prej 1 miliard euro. Si asnjëhe rmë parë punojm në ndërtimin dhe modernizimin e rrjetit rrugorë  :

 

- Ne po ndërtojmë 2 autostradë,

- Ne po ndërtojmë rrugë ekspres ,

- Ne jemi duke rehabilituar rreth 400 km rrugë,

- Ne po investojmë 70 milion euro për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve dhe rrugëve lokale.

 

 

 

 

Aktualisht jemi duke punuar në mbi 30 projekte për ndërtimin dhe rekonstruimin e ujësjellësit, kanalizimeve dhe impianteve të trajtimit. Ne po punojmë me sukses edhe për gazifikimin ", tha Ministri Sugareski në fund dhe premtoi se nuk do të ndalemi këtu.

"Ne vazhdojmë të kujdesemi në mënyrë të barabartë për të gjithë qytetarët e këtij vendi tjetër dhe të punojmë me përgjegjësi për një jetë më të mirë dhe më kualitative, rritje ekonomike dhe kushte për zhvillim të mëtejshëm të vendit në çdo fushë", përfundoi Ministri Sugareski.

Drejtori për Shoqëri aksionare për ndërtim dhe ekonomizim me hapësirë banesore dhe afariste Kristijan Trajkovski tha se ndërtesa sociale në Butel, e cila do të ketë 312 apartamente, është objekti më i madh i këtij lloji që ka filluar deri më tani.

“Projekti ka një dimension të veçantë sociale për shkak se do të mundësoj kulm mbi kokë të një numri të madh të kategorive të prekura sociale të qytetarëve. Në këtë moment, në shtet ndërtohet ndërtesa sociale në 4 lokacione  Vinicë, Negotinë, Shën Nikollë dhe Probishtip ndërkaq në procedurë për zgjedhjen enjë kontraktori për 7 ndërtesa të tjera për banesa sociale ", theksoi drejtori Trajkovski.

 

Kryetari i Komunës së Butelit, Velimir Smilevski theksoi se në Butel janë realizuar disa projekte nga infrastruktura, aktivitetet komunale, arsimi, mbrojtja sociale dhe aktivitete të tjera ku Komuna ka kompetencë.

"Si pjesë e projekteve të realizuara në fushën e infrastrukturës është rindërtimi dhe zgjerimi i rrugës nga Butel deri në fshat. Luboten me një gjatësi prej 6 km. Vlera e këtij projekti është 13 milion denarë i financuar nga buxheti i Komunës së Butel dhe 11 milion të aprovuar nga Agjencia për ndihmë financiare në bujqësi dhe zhvillim Rural, pastaj rikonstruimit të një pjese të rrugës së vjetër Kacanik, me një gjatësi 250 m2 e cila përfshin 150 njësi ekonomike dhe herën e fundit kur ato janë realizuar në vitin 2012. Janë ndërtuar rreth 20 shtigje këmbësorësh. Sipërfaqja e përgjithshme e shtigjeve të këmbësorëve është 4,000 metra katrorë. Mbi 40 rrugë shërbimi janë rikonstruktuar në pothuajse të gjitha komunitetet lokale dhe urbane, ku është hedhur asfalt në një sipërfaqe prej rreth 30,000 metrash katrorë. Janë rinovuar të gjitha shkollat ​​fillore dhe kopshtet komunale, ku janë investuar më shumë se 44,000,000.00 denarë dhe janë siguruar pajisje për të njëjtën sasi në vlerë prej 6 milion denarë ", tha kryetari Smilevski.