Përgatitje për valën e vjeshtës: Po formohen "Kovid-qendra" rajonale në 16 komuna

Ministria e Shëndetësisë njofton se kryetarët e 16 komunave në vend e mbështetën propozimin e Ministrisë së Shëndetësisë dhe të Komisionit për Sëmundje Infektive për formim të “Kovid qendrave” rajonale në qytetet ku tashmë ekzistojnë  spitale të përgjithshme dhe shtëpi shëndetësore.

Këto aktivitete zhvillohen në suaza të përgatitjeve të sistemit shëndetësor për valën e koronavirusit në vjeshtë, ndërsa qëllimi është të sigurohet trajtim  përkatës dhe triazh i pacientëve pozitiv ose të dyshimtë për Kovid-19, pa e kompromituar punën e rregullt të spitaleve dhe shëndetin e pacientëve tjerë.

Bëhet fjalë për kapacitete  plotësuese  kohore, përkatësisht spitale  montuese modulare ose krijim i shtigjeve të veçanta  dhe kushteve  në disa objekte,  si dhe vendosje dhe përshtatje e kapaciteteve tjera të caktuara të cilat mund të adaptohen dhe përdoren si Kovid qendra të përkohshme. 

Të premten, 10.07.2020, me nismën e ministrit të Shëndetësisë Venko Filipçe, ndërsa me mbështetje të Bashkësisë së njësive  të vetëqeverisjeve lokale (BNJVL), përmes platformës elektronike, u mbajt mbledhje pune  me kryetarët e komunave të Gjevgjelisë, Kumanovës, Kavadarit, Strumicës, Kërçovës,  Dibrës, Gostivarit, Strugës, Koçanit, Ohrit, Velesit, Tetovës, Shtipit, Manastirit, Resnjës dhe Prilepit. Kërkesat infrastrukturore janë ngushtë të lidhura me personelin, pajisjen dhe resurset, dhe nëse të njëjtat nuk vendosen në fokus, ato mund të paraqiten  si faktor  i rëndësishëm kufizues. Në atë kuptim,  koordinimi strategjik, planifikimi proaktiv, vlerësimi i opsioneve dhe prioritizimi  janë të rëndësishme  në luftën me virusin korona. Nga ana e  kryetarëve të pranishëm të komunave ishte  përshëndetur nisma e Ministrisë dhe ishte pranuar  qasja e tillë e koordinimit. Ata e shprehën gatishmërinë e tyre, e theksuan mbështetjen e tyre pa rezerva dhe u pajtuan se do t’i vendosin  të gjitha kapacitetet e tyre në dispozicion, në suaza të integrimeve të tyre.

Aktivitetet për përgatitje për valë eventuale në vjeshtë të Kovid-19 vazhdojnë  më 14 korrik, kur  Ministria e Shëndetësisë dhe Komisioni për Sëmundje Infektive organizojnë mbledhje me drejtorët e spitaleve të këtyre qyteteve, në lidhje me kapacitetet shëndetësore dhe nevojat teknike që të përgatitet përgjgigje përkatëse në kohë  e valës eventuale në vjeshtë e Kovid-19 në vend.